LIVE UPDATES
Bota

Gati 5 miliardë euro kursime në Kosovë: Ku shkojnë këto para?

1 Maj 2022, 05:33 Nga DOSJA
Gati 5 miliardë euro kursime në Kosovë: Ku shkojnë këto

KOSOVË– Vlera e depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale të Kosovës ka arritur në mbi 4.9 miliardë euro. Nga kjo vlerë, më shumë se 3.3 miliardë euro janë depozita të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër u takon ndërmarrjeve. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e depozitave në vitin 2021 ka shënuar rritje për 12.4 për qind, në krahasim me vitin 2020.

Më saktësisht, sipas BQK-së, vlera e depozitave të reja, të arkëtuara vitin e kaluar, ka arritur në 446.1 milionë euro. Nga Shoqata e Bankave në Kosovë thonë se pjesa më e madhe e depozitave – mbi 76 për qind – është shfrytëzuar nga bankat për kreditim të ekonomisë.

Deri në fund të vitit 2021, vlera e përgjithshme e kredive të dhëna nga bankat ka arritur në 3.75 miliardë euro.

“Ruajtja e raportit ndërmjet kreditimit dhe depozitës është e rëndësishme, meqë tregon për shëndetin e sektorit bankar, i cili ka qenë vazhdimisht i kujdesshëm në pjesën e kreditimit, përmes ruajtjes së likuiditetit në nivele të pranueshme, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Shoqatës së Bankave të Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Albulenë Kastrati, profesoreshë e Ekonomisë në Kolegjin privat AAB në Prishtinë, thotë se do të ishte më mirë që kursimet të shpenzoheshin apo investoheshin në biznese apo patundshmëri, e jo të mbahen si para të gatshme në banka. Por, sipas saj, për këtë mungojnë platformat investuese.

“Natyrisht, mungon [edhe] edukimi financiar i popullatës, për t’i shfrytëzuar këto depozita në formë të investimeve”, thotë Kastrati.

Ajo shton se norma e interesit në depozita, viteve të fundit, ka rënë shumë dhe, si e tillë, nuk siguron kthim të dinjitetshëm te depozitarët. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e interesit në depozitat e afatizuara në sektorin bankar gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka qenë 1.3 për qind, ndërsa norma e interesit për kreditë e marra sillet në rreth 5.8 për qind.

Çka ndikoi në rritjen e depozitave?

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës thonë se rritja e vlerës së depozitave dëshmon besimin e qytetarëve në sektorin bankar. Sipas kësaj shoqate, në rritjen e vlerës së depozitave ka ndikuar performanca më e mirë e bizneseve pas lirimit të kufizimeve që ka imponuar pandemia COVID-19, por edhe tërheqja e kursimeve nga Trusti Pensional.

Edhe sipas një raporti të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP në Kosovë, 40 për qind të rritjes së depozitave e kanë nxitur kursimet e nxjerra nga Trusti, që janë deponuar në llogari private dhe nuk janë shpenzuar menjëherë.

Pandemia shtyn qytetarët t’i kursejnë paratë

Për dhe kundër tërheqjes së parave nga Trusti

Përgjegjës për sigurimin e kursimeve në Kosovë është Fondi i Sigurimit të Depozitave. Ky fond, që është krijuar në vitin 2011, punon për t’i mbrojtur depozitorët nga humbja, në rast të revokimit të licencës apo mbylljes së ndonjë banke.

Gjendja ekonomike e qytetarëve në shifra

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Sipas të dhënave të muajit shkurt të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më shumë se 25,000 familje me 102,333 anëtarë kanë marrë asistencë sociale nga buxheti i shtetit të Kosovës. Kjo asistencë u jepet familjeve me kushte të vështira financiare dhe që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Në Kosovë, pothuajse të gjitha produktet e konsumit janë shtrenjtuar dukshëm që nga viti i kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin mars në Kosovë është rritur për 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021./REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora diaspora kosove parate ne kosove kosove parate ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj