Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Gaz Demi dhe Olsi Rama pranë akordit, kërkojnë të blejnë klubin italian
13 Qershor 2019, 19:37Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i klubit Partizani, i cili u shpall së fundmi kampion i Shqipërisë dhe Drejtori i Përgjithshëm Gaz Demi, janë pranë akordit për të blerë një tjetër klub. Bëhet fjalë për klubin e Salernitanës në Itali, i cili pritet të ndryshojë së shpejti pronar. Kjo për shkak se Presidenti aktual Claudio Lotitto, kërkon të jetë i përqendruar vetëm tek Lazio.
“Grupi i parë që interesohet është italian, ndërsa grupi i dytë është shqiptar. Ky i fundit kryesohet nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit të Tiranës, që këtë sezon arriti të shpallej kampion pas 20 vitesh. Presidenti i klubit shqiptar, përveç të tjerash është edhe mik i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Luçiano Moxhi. Grupi i shqiptarëve në ditët në vijim pritet që të formulojë një ofertë konkrete. Me 16 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, ndonëse në muajt e kaluar Lotito pat refuzuar disa propozime konkrete për shitjen e klubit”, – thuhet ndër të tjera në këtë njiftim.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Edi Reja debutoi zyrtarisht në stolin e Kombëtares Shqiptare, në transfertën ndaj Islandës, ndërsa mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” iu gëzua e...
TIRANË- Arben Kucana që është dhe një kampion në sportin e qitjes, i ka dërguar një letër ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahinit. Në letrë...
Real Madridi ka rekrutuar në gjirin e saj një tjetër yll të fushës së gjelbër.Bëhet fjalë për mbrojtësin Ferland Mendy, 24 vjeç, i cili është zyrtarisht ...
Ylber Ramadani, është i besuari i Edy Rejas në ndeshjen e dytë të tij. I futur në fushën e lojës që nga minuta e parë, Ylber Ramadani i cili luante lojën e parë...
Sfida që po zhvillohet në stadiumin Elbasan Arena, mes Shqipërisë dhe Moldavisë, në 45 minutat e saj të para është karakterizuar nga sulmet e vazhdueshme të kuq...
ELBASAN- Familja Xhaka, ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit për të mbështetur Taulantin, i cili do të luajë këtë mbrëmje më kombëtaren kuqezi në ndeshjen Shqipër...
ELBASAN- Mbrëmjen e sotme në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. do të zhvillohet ndeshja kualifikuese Shqipëri-Moldavi. Policia e Elbasanit ka njoftuar s...
TIRANË- Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, që aktivizohet dhe me Napolin është një ndër më të paguarit në krahasim me shokët e tij të skuadrës....
TIRANË- Islanda nuk është thjesht një kujtim i hidhur për Kombëtaren shqiptare sa u përket rezultateve që ka marrë në ndeshjet e luajtura në Rejkjavik.Shte...
Mbrojtësi moldav, Ian Jardan, në konferencë për shtyp para sfidës me Shqipërinë u shpreh se skuadra e tij gëzon një atmosferë te mirë pas fitores me Andorrën dh...