Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FRANCË- Gazeta franceze ‘Le Monde’ zbulon se mbledhja e krerëve evropianë të shteteve, ku pritej të vendosej për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të marsit, nuk do të dalë me asnjë vendim për këtë çështje.
Në një shkrim editorial, ku në fokus janë kapacitetet e Evropës për të përballuar COVID-19, Le Monde shkruan se mbledhja e KE do të ketë në fokus vetëm pandeminë e koronavirusit, dhe se temat e tjera do të shtyhen për një datë të mëvonshme.
SHKRIMI I PLOTË I LE MONDE:
Koronavirusi zbulon mangësitë e Bashkimit Evropian
Tani që pandemia arriti në Evropë, mekanizmat e Unionit nuk i kanë rezistuar reflekseve të Shteteve Anëtare për të kërkuar vetëm përgjigje kombëtare ndaj katastrofës.
Editorial: Vendim jashtëzakonisht simbolik: Krerët e Shteteve dhe Qeveritë e 27 do të zhvillojnë mbledhjen e Këshillit Evropian, të planifikuar për 26 dhe 27 Mars, me anë të një videokonference, dhe rendi i ditës do t’i kushtohet kryesisht pandemisë së koronavirusit. Temat që do të diskutohen atje, 5G, inteligjenca artificiale, zgjerimi i BE-së ose marrëdhëniet me Kinën, shtyhen në një datë të mëvonshme.
Duke mos qenë i kënaqur me dhjetëra mijëra jetë njerëzore të kërcënuara, dhe shkatërrimin e ekonomisë, Covid-19 ka “marrë përsipër” edhe Bashkimin Evropian, një subjekt i cenueshëm për shkak të mangësive të tij të shumta.
Çështjet shëndetësore janë një kompetencë kombëtare e shteteve anëtare: prandaj nuk ka politikë evropiane shëndetësore. Kjo nuk duhet të ndalojë, teorikisht, një koordinim të politikave kombëtare në nivelin evropian, por shkalla e pandemisë dhe shpejtësia e përparimit të saj kanë provokuar praktikisht kudo në Shtetet e Unionit, reflekset “Secili për vete”, të cilat bien ndesh me frymën e projektit evropian. Komisioni duhej të kujtonte shtetet themeluese si Franca dhe Gjermania që ndalimi i eksportit të pajisjeve mjekësore në vendet e tjera të BE është një shkelje e rregullave të një tregu të vetëm.
Mungesa e mbështetjes buxhetore
Në hapësirën e disa ditëve, kufijtë janë rishfaqur brenda Bashkimit, ku Konventa e Shengenit, e nënshkruar në 1985, i kishte fshirë ato.
Ky është gjithashtu një simbol i fortë, veçanërisht në kufirin franko-gjerman, edhe nëse Unioni të paktën ka rigjetur kontrollin e kufijve të vet duke i mbyllur përkohësisht ato, për shkaqe shëndetësore, për shtetasit që s’janë pjesë e BE. Në nivelin ekonomik, koordinimi evropian është i kufizuar në minimumin e rreptë. Komponenti monetar, i operuar nga Banka Qendrore Evropiane (ECB), po funksionon sa më mirë që të jetë e mundur, edhe nëse institucioni i drejtuar tani nga Christine Lagarde nuk ka shumë “municione” për t’u marrë me një krizë të re. Nga ana tjetër, është në nivelin buxhetor që mungesa e Evropës është më e dukshme. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të votojnë për një plan 850 miliardë dollarë, Brukseli, në këtë fazë, ka vendosur vetëm 37 miliardë euro në tryezë. Ringjallja evropiane bëhet pra në mënyrë të shpërndarë, në nivelin e secilit prej shteteve anëtare.
Kjo është për t’u habitur, kur e dimë se buxheti i BE-së përfaqëson vetëm pak më shumë se 1% të pasurisë së Shteteve Anëtare: shumica e dhomës buxhetore për manovrim prandaj mbetet në duart e të gjithë ata. Deri më tani, të gjitha përpjekjet për të sjellë politikë ekonomike në një shkallë evropiane kanë dështuar.
Pa forcuar integrimin fiskal, pa përshpejtuar zbatimin e bashkimit bankar dhe konvergjencën e tregjeve të kapitalit, secili vend inkurajohet të vazhdojë të veprojë sipas interesave të veta , pa u shqetësuar për problemet e fqinjëve. Për vite me radhë, Gjermania ka mbetur pa lëvizur nga thirrjet e Francës për të forcuar këtë konvergjencë, me pretekstin se tepricat e buxhetit të Berlinit nuk kanë për qëllim të përfundojnë. Por kjo logjikë e solidaritetit nuk varet vetëm nga kriza e euros. Mund të ishte një reagim adekuat në krizën shëndetësore që po përjetojmë. Mësimet duhet të mësohen për të ardhmen, nëse duam të shpëtojmë projektin Evropian.
Përshtati në shqip: F.g/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se PD pas pak do të publikojë fakte tronditëse, pasi sipas tij vetëm këto 2 javë qeveria ka...
TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka nxituar të urojë Policinë e Shtetit për vënien në pranga të dy vëllezërve, Klement dhe Eldi Çala, të c...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar një ditë pasi në telefonin e gazetares Eni Vasili ka mbërritur një mesazh në emër të kryedemokratit Lulzim Basha. Në ...
TIRANË– Është publikuar mesazhi që një natë më parë gazetarja Eni Vasili lexoi në studion e “Open”, ku në një lidhje “Skype” k...
Tiranë- Debat të ashpër ka pasur mbërmjen e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eni Vasili në emisionin “Open”, teksa ishin duke folur për situatë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ketë ulje të rrogave, për ministrat deputetë, por dhe për vetë atë. Në një lidhje direkte me emision...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot jë debat të ashpër me gazetarenv Eni Vasili, ku kjo e fundit tha se ndihej e fyer dhe e kërcënuar. Kry...
TIRANË- Anulimi i koncesioneve ka qenë sort tema e diskutimit mes gazetarit, Robert Rakipllari dhe Kryeministrit Edi Rama. Të ftuar në emisionin “Open”, ga...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot opizitën, duke thënë se është e papërgjegjshme për deklaratat që ka bërë gjatë kohës së COVID-19. Në një lidhj...