LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- ‘Nuk jam njeriu i duhur për të folur për median’/ KONFERENCA, Rama: Ka përhapje të ‘Fake news̵

11 Tetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Nuk jam njeriu i duhur për të folur për

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar konferenca e OSBE për Europën Juglindore, me temën “Gazetari në kohë krizash”. I ftuar ishte dhe kryeministi Edi Rama i cili deklaroi se nuk është personi i duhur që mund të diskutojë për lirinë e medias, kjo për shkak të opinioneve të tij që ndryshojnë. Ai e vuri theksin në krizën që sipas tij po kalon gazetaria prej medieve online.

Rama tha se ‘liria e përhapjes’ po cenon rëndë lirinë e fjalës, e se shpifjet janë shndërruar në një problem të madh që kanë nevojë të jashtëzakonshme për integritetin e medias.


Rama: Eshtë padyshim kënaqësi të jem këtu, pasi diskutuam me ambasadorin e OSBE-së pak kohë më parë se si të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe si të bashkojmë përpjekjet për një mjedis më të mirë, lirinë e medias. Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin. I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër llogjikës, kur vjen fjala për gazetarinë. E cila mbështetet në ndjenjë e misionit, fuqi e katërt reale për ti trajtuar kësisoj fuqitë e tjera. Mendoj se ka një vijë të hollë, është e rrezikshme të kombinosh dhe ti mbash të dyja në harmoni, nga njëra anë të respektojmë lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër lirinë e qyteravë. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtarash, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik. Duhet të reflektojmë, e kemi mësuar në mënyrë më të vështirë, nuk lidhet me qeverinë.

Rama tregoi dhe një eksperiencë personale, teksa bënte një artikull që duhej publikuar në mediat botërore. Ai tha se është shokuar nga taktika e përdorur nga ata, pasi kontaktonin çdo person që përmendej në artikull, nëse ishin dakord apo jo për të qënë pjesë e saj. Sipas Ramës, kjo taktikë bëhej në mënyrë që të mos kishin asnjë humbje në seancat gjyqësore, nëse paditeshin për fake neës.

‘Kur u ftova të shkruaja një artikull për “The Guardian”, në fillim të viteve 90 dhe ishte përvoja ime e parë me mediat ndërkombëtare. U trondita nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër. Donin të verifikonin nëse mund të ndryshonin titullin. Unë nuk kisha mundësi tu përgjigjesha sepse nuk kishim as celular dhe pritën të merrnin përgjigje prej meje. Kjo përvojë u ndoq nga një tjetër edhe më befasuese me “The Neë Yorker”. Kaloi një javë dhe para se të largohej më thotë “Më duhet të të them se ka mbetur një gjë tjetër dhe duhet të përgatitesh që të kalosh një proces të kontrollit të fakteve të vetë artikullit tim”. Në fillim nuk e kuptova, por më pas e kuptova se për çdo njeri që përmendje në artikuj, çdo person të binte dakord me çdo fjalë të shkruar në artikull që e citonte. Kur i thashë që “është e tepërt”, “ndoshta” më tha, “kjo është arsyeja përse nuk kemi humbur asnjë çështje në Gjykatë në SHBA”.

Më pas, kreu i qeverisë përmendi dhe një shprehje të Donald Trump për ti bërë përballë lajmeve të rreme. Rama tha se përhapja e lajmeve të rreme ka qënë më e theksuar në ‘Twitter’ pasi aty kishin shpërndarje shumë më të lartë se në rrjetet e tjera sociale.

Kur je politikan, kur je zyrtar mund ta stërvitesh veten të mbijetosh dhe ti thuash veten se kështu janë gjërat siç thotë legjendari Donald Trump duhet durim. Se menjehëherë etiketohesh si person që je kundër lirisë, bla bla bla. Kur sheh fëmijët e tu, familjen tëndë që sulmohen me gënjeshtra, akuza që janë të pabaza, çfarë bën shkon në gjykatë e pastaj? Duhen vite që gjykata ta përfundojë çështjen por dëmi është bërë, kur mendon se kapaciteti për këto gënjeshtra është më i madh se e vërteta, shndërrohet në një makth të mirëfilltë. Njerëzit këtu e njohin këtë vlerësim, që iu është bërë përhapjes së informacionit përmes Twitter. Postimet e pasakta në Twitter, kishin një përhapje më të lartë se ato të vërteta, një prej shumë shembujve. Bota jonë është përballë sfidave të mëdha, është sfidë që duhet trajtuar në mënyrë krijuese, pa harruar se sa e rëndësishme është për të mos kufizuar lirinë e fjalës. Mendoj se të predikosh për lirinë përballë këtyre valëve shkatërrimtare nuk mendoj se është përgjigjia. Unë nuk e kam se ta kisha ndoshta do kisha fituar çmimin Nobel, jam i gëzuar për gazetarët që e fituan çmimin. Nuk jam optimist me atë që shikoj sepse televizionet dhe gazetata duhet të rregullohen. Unë dëgjoj në mënyrë të qartë dhe të fortë lidhur me vetërregullimin por nuk jam i sigurtë nëse kjo është përgjigjia. Shpejtësia është përtej imagjinatës, kur vjen fjala për vëllimin që duhet përpunuar për të parandaluar këtë përhapje apo idenë për të klikuar.’– u shpreh kryeministri.

Konferenca e Mediave në Evropën Juglindore, do të zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë. Kjo konferencë do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca e mediave në evropën juglindore edi rama konferenca e mediave në evropën juglindore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet