LIVE UPDATES
Bota

Gazetarja austriake shkruan libër për Shqipërinë: Brezi “call center” dhe përçarje në shoqëri

29 Janar 2021, 18:32 Nga DOSJA
Gazetarja austriake shkruan libër për Shqipërinë: Brezi

AUSTRI– “Në asnjë vend të Europës nuk shkëlqen dielli më shpesh dhe më gjatë se në Shqipëri. E megjithatë në këtë libër nuk do të gjeni Shqipërinë e guidave turisitke e të broshurave promocionale, por do të njiheni me një vend, që është ndër më të varfërit në Europë dhe që ende e ka të vështirë të zbardhë të kaluarën e errët të tij.“ Shkruan Franziska Tschinderle në hyrje të librit të saj “Unterwegs in Albanien” (Nëpër Shqipëri”). Pikërisht për të diskutuar me publikun mbi Shqipërinë ecurinë e saj në këto 30 vjet dhe problemet, eurodeputetët eudeputetët, Viola von Cramon-Taubadel dhe Andreas Schieder dhe autorja kishin ftuar për një diskutim on-line dhe lexim të pjesëve nga libri.

Diskutimi i zhvilluar më 27 janar, ditën e përkujtimit të viktimave të nacionalsocializmit në hyrje iu kushtua pikërisht kësaj teme, duke u ndalur tek shpëtimi i 26 hebrejve në Shqipëri. Historia dhe rishikimi i saj është një çështje që e ndan shoqërinë shqiptare edhe sot, 30 vjet pas ndryshimeve politike, “të cilat erdhën me vonesë në Shqipëri”, thotë autorja Tschinderle. Shkollat, imazhi historik, monumentet publike, mënyra si trajtohet Lufta e Dytë Botërore janë tema që kanë krijuar përçarje të shoqërisë shqiptare. “Është e vështirë të kuptohen 30 vitet e fundit të Shqipërisë, nëse nuk hedh sytë në shekullin e 20-të”, thotë ajo. Tschinderle, që ka zhvilluar 100 intervista në Shqipëri e fillon librin me figurën e Enver Hoxhës, dhe se si ka ndryshuar ajo 30 vitet e fundit. Ajo lexon pjesë nga libri, një reportazh shkruar nga Blloku. Austriaku socialdemokrat, Andreas Schieder, flet për orientimin amerikan të gjithë vendeve të Ballkanit dhe për Shqipërinë, “ku kjo gjë është në katror”, në krahasim me vendet e tjera.

Mungon rishikimi i historisë

Franziska Tschinderle, që mendon se socialistët në Shqipëri bëjnë politikë të majtë, e pyet eurodeputetin Schieder, çfarë do t’i këshillonte kryeministrit Edi Rama, nëse do t’i duhej të jepte ndonjë këshillë. Schieder, i shmanget pyetjes, duke thënë se “Rama është politikan jo konvencional”. Në Shqipëri, brezi i ri nuk i largohet gjurmëve të familjes, nuk distancohet nga prindërit dhe kjo bën që dualizmi në shoqëri të vazhdojë.

Edhe politikania e partisë ekologjiste gjermane, Viola von Cramon flet për polarizimin e shoqërisë shqiptare dhe dualizmin e saj. “BE mund të luajë një rol për këtë çështje në Shqipëri,” thotë ajo.

Lidhur me pyetjen a ka ardhur koha për t’u marrë me rishikimin e historisë, Franziska Tschinderle, e cila ka studiuar histori thotë se “gjithnjë ekziston koha për t’u marrë me rishikimin e historisë”.  Duke folur për muzeumet shqiptare, edhe ato që trajtojnë temën e komunizmit, ajo thotë se ato i shërbejnë më shumë “turizmit të errët”, njerëzve që shkojnë të shohin bunkerët. “Ky nuk është rishikim i historisë”, thotë ajo. Në Shqipëri mungojnë vendet e kujtesës, ku njerëzit shkojnë të reflektojnë, mendon autorja e librit, “Nëpër Shqipëri”.

Edhe eurodeputeti Schieder thotë, se Shqipëria nuk është shembulli i mirë për rishikimin e historisë. “Në Ballkan nuk është bërë zbardhja e historisë, thotë ai, dhe këtë e tregojnë shumë mirë shembujt e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku vendet nuk kanë “narrativë të përbashkët”. Sipas tij, shembulli i Maqedonisë së Veriut dhe çështjet e pazgjidhura me Bullgarinë, vend anëtar i BE, e tregojnë më së miri që kjo është pengesë në rrugën drejt BE.

Shembuj të sukesshëm të rikthimit në atdhe

Franziska Tschinderle, kalon në temën tjetër, atë të largimit të shqiptarëve nga vendi duke lexuar pjesë nga libri. Leximi ka të bëjë me historinë e suksesshme të kthimit në atdhe të një migranti, që ka fituar famë duke u bërë kuzhinier. Historia e Bledar Kolës, histori që ngjan me filmat hollivudian të pjatalarësit që bëhet pronar restoranti, tregon për një të ri që pasi mëson profesionin e kuzhinjerit jashtë vendit, kthehet në Shqipëri për “të zbuluar kuzhinën shqiptare”.

Viola von Cramon tregon histori të njerëzve që ajo njeh nga Shqipëria dhe Kosova, që duke pasur nënshtetësinë e një vendi tjetër, kthehen në atdhe për ta ndërtuar atje të ardhmen. Ajo citon njerëz që i kanë treguar se vendet e punës në Kosovë dhe Shqipëri jepen “nga familjet dhe partitë” dhe jo në bazë të aftësive.

Dikush nga publiku shkruan në chat mbi infermierët dhe mjekët që largohen nga Shqipëria për të punuar në Austri apo Gjermani. Kështu që diskutimi kalon tek kjo temë. Franziska Tschinderle thotë, se njerëzit me këto profesione kërkohen me qëllim, për të mbushur boshllëkun që ekziston në Gjermani dhe Austri. Rroga mesatare në këto profesione është 420 euro në Shqipëri, ndërkohë që gjetkë rrogat janë më të larta.

Brezi “call center”

Përveç rrogave të ulta, në Shqipëri ekzistojnë dhe kushte të këqija pune, thotë gazetarja austriake. Ajo tregon shembullin e një call center që punon për Vodafon Italia, një kompani që ka 26 milionë abonentë, me volum pune 6 milardë euro, që i paguan punonjësit shqiptarë me 2,60 euro orën. Pagesat në Shqipëri për punonjësit e call center janë dhjetë herë më të ulta se në vendet e BE. “Kjo tregon për moralin e dyfishtë të BE,” thotë Franziska Tschinderle. Viola con Cramon flet për presionin që bëhet për uljen e pagave, dhe kërkon që BE të bëjë diçka që të mos lejojë që Shqipëria të kthehet në treg të punës me kosto të ulët. “Nuk duhet lejuar, thotë ajo, që punëmarrësit në Shqipëri të bëjnë konkurencë me punëmarrësit në Azi.” Ajo mendon se për të luftuar brain drain duhen krijuar perspektiva për njerëzit.

Eurodeputeti Schieder kërkon që programet e BE të përshtaten me problemet që ka vendi. Ai mendon se vendosja e kufijve për pagat minimale europiane do të ndihmohne për të luftuar brain drain. Ai thotë se të gjitha ish-vendet komuniste kanë probleme me kushtet e këqija të punës, “të cilat nuk i kanë përmirësuar”. Ai përmend mungesën e sindikatave, mungesën e sigurimeve shoqërore, mungesën e spitaleve, që të gjitha luajnë rol në pranimin e vendit në BE. “Dimensionet sociale nuk mund të arrihen nga një vend i vetëm. Në arritjen e tyre duhet të luajë rol edhe BE,” thotë ai.

Eurodeputetja von Cramon kërkon që BE të vlerësojë më mirë, në cilat fusha financon projektet në Shqipëri duke patur parasysh rreziqet që shkaktohen nga projektet e hidrocentraleve në lumejtë e virgjër të Shqipërisë.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora “nëpër shqipëri” franziska tschinderle gazetarja austriake libër për shqipërinë “nëpër shqipëri” franziska tschinderle gazetarja austriake libër për shqipërinë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj