Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Publikohet kontrata mes BE dhe AstraZeneca-s, KE: Transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë të rëndësishme
29 Janar 2021, 16:32Nga DOSJA
BRUKSEL– Pas publikimit të kontratës mes Bashkimit Europian dhe kompanisë farmaceutike Astrazeneca, ka reaguar Komisioni Europian.
Në një deklaratë zyrtare, KE shprehet se mirëpret angazhimin e kompanisë për më shumë transparencë në pjesëmarrjen e saj në shtrirjen e Strategjisë së Vaksinave të BE.
“Transparenca dhe përgjegjësia janë të rëndësishme për të ndihmuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve evropianë dhe për t’u siguruar që ata mund të mbështeten në efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave të blera në nivelin e BE-së”, thekson KE.
Ky reagim vjen pasi më herët kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për publikimin e kontratës së shpërndarjes së vaksinave të AstraZenecës me Bashkimin Evropian. Sipas saj, kontrata mes BE -së dhe AstraZenecës e nënshkruar në gusht përmban urdhra të detyrueshme.
Kontrata e botuar sot përmban pjesë të redaktuara që kanë të bëjnë me informacione konfidenciale siç janë detajet e faturave. Kontrata e AstraZeneca është e dyta që publikohet, pasi CureVac ka rënë dakord të publikojë Marrëveshjen e Blerjes Paradhënie me Komisionin Evropian.
Ditën e sotme Agjencia e Barnave Europiane miratoipërdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 për personat mbi moshën 18 vjeç.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka konfirmuar të premten vendosjen e kontrolleve për eksport të vaksinave për koronavirus, të cilat janë prodhuar brenda territ...
SHBA– KGB-ja ‘luajti lojën sikur të ishin tepër të impresionuar nga personaliteti i tij’, thotë Yuri Shvets, një burim kyç nga një libër i ri të shkruar ...
KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila i ndaloi përfundimisht kandidimi...
WUHAN– Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditën e sotme ka vizituar spitalin ku u trajtuan pacientët e parë në qyteti...
TIRANË– Biznesmeni Skëndër Krasniqi qëlloi me armë për vdekje në mes të Prishtinës djalin e tij Albert Krasniqi, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës për t’...
Agjencia e Barnave Europiane ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 për personat mbi moshën 18 vjeç.Ky vendim vjen pas mosmarrëve...
KOSOVË– Janë konfirmuar 3 raste të variantit britanik të COVID në Kosovë.Lajmin e bëri me dije Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj në një konfe...
BRITANI– Eksperti kryesor i provave të vaksinës Novavax tha të premten se ajo është e sigurt dhe ka mjaft efekt kundër koronavirusit, duke përfshirë varia...
KOSOVË – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përfundimisht nuk do të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit.Albin Kurtit nuk i lejohe...