LIVE UPDATES
Politike

“Është kapur duke blerë vota”/ PD denoncon një tjetër kryebashkiak të PS-së, Bardhi: Kemi 10 zyrtarë të tjerë nën

27 Janar 2020, 12:49 Nga DOSJA
“Është kapur duke blerë vota”/ PD denoncon një

Tiranë- Pavarësisht denoncimeve të PD për vjedhje të votave, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shprehet se asnjë zyrtar i Partisë Socialiste nuk është futur në burg. Në një intervistë për gazetarin e “Panorama”, Mariglen Kume, ai thotë se është e nevojshme të ndëshkohen krimet elektorale, duke vënë theksin tek kryetari i bashkisë në Has, i cili sipas tij duhet të ishte në burg. Gazment Bardhi tha se Prokuroria mbylli çështjen me arsyetimin se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video, por shprehet se kryetari i bashkisë Has është kapur me zë dhe figurë duke blerë vota. Bardhi paralajmëroi se janë edhe 10 zyrtarë të tjerë të PS nën hetim nga Partia Demokratike, ndërsa shtoi se qeveria po po ndjek strategji për t’i mbajtur në detyrë.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve ka qenë shqetësim i opozitës edhe më parë, por nuk ka ndodhur. Cili është çelësi që të zhbëjë këto probleme nëpërmjet këtij mekanizmi që keni nisur?

Gazment Bardhi: Së pari, dekriminalizimi ka si qëllim të mos lejojë që të kandidojë apo të kenë rol në vendimmarrje individë me të shkuar kriminale, sepse dëmtojnë në mënyrë thelbësore interesin publik dhe interesin e qytetarëve. Ne kemi nevojë që të ndëshkohen krimet elektorale në të shkuarën. Nuk ka asnjë rast, edhe pse janë provuar, edhe pse kanë dalë përgjime nga Prokuroria, sot nuk kemi asnjë person të dënuar për krime elektorale. Një zyrtar i PS-së, që në 2017-ën është kapur me video me zë dhe me figurë duke blerë vota, ka pasur një denoncim ndaj tij nga personi që i është tentuar t’i ofrohet para për të votuar Partinë Socialiste. Në 2019 ky person promovohet dhe kandidohet për kryetar bashkie.

Bëhet fjalë për kandidatin apo kryetarin e emëruar në mënyrë ilegjitime në Has, i cili ka qenë në procedim penal sepse është kapur me video duke blerë vota. Dhe e dini se përse e ka mbyllur Prokuroria çështjen?! Sepse thotë se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video. Pa kryer asnjë ekspertizë profesionale të videos për të çuar në burg një njeri, që ka një denoncim konkret nga një qytetar, të cilit i është ofruar 50 mijë lekë për çdo votë nga familja e tij.

Sot, ky individ, në vend që të ishte në burg, drejton në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Hasit. Për të shmangur këtë fenomen, ne kemi urgjente ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është vetëm kërkesë e jona dhe zbatim korrekt i ligjit, por është edhe një nga 9 kushtet për hapjen e negociatave.

Në këta 7 muajt e parë që nga 30 qershori, PD-ja ka denoncuar 5 kryebashkiakë që janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit. Do të jetë i radhës ai i Hasit dhe sa priten të tjerë?

Gazment Bardhi: Rasti i Hasit sigurisht mbetet një rast shqetësues, ku Prokuroria do të duhet t’u kishte shkuar deri në fund hetimeve dhe do të duhet të kishte dënuar asokohe prefektin e Kukësit, që në 30 qershor u emërua në mënyrë të paligjshme si kryetar i Bashkisë së Hasit, pikërisht për korrupsion zgjedhor.

Është rasti për të apeluar SPAK, që jo vetëm të marrë në analizë këtë rast, por të rinisë hetimet për të çuar në përgjegjësi penale dhe prapa hekurave këtë person të kapur me zë dhe figurë me një denoncim konkret. Janë sekuestruar edhe paratë që i ka ofruar qytetarit dhe të bëjë një hetim të plotë për ta çuar pas hekurave këtë zyrtar, që kur ka qenë prefekt blinte vota për llogari të Partisë Socialiste. Mund të konfirmoj se kemi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kemi në proces verifikimi të paktën 10 të tjerë.

Nga 5 kryebashkiakët e denoncuar deri më tani, vetëm dy prej tyre nuk e ushtrojnë më funksionin. Keni dijeni se çfarë po ndodh me tre të tjerët?

Gazment Bardhi: Ka një strategji të qartë të qeverisë për të mbajtur në detyrë aq sa të mundet individët, që nuk do të duhet të ishin aty dhe pa diskutim ka një mungesë vullneti nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për të përshpejtuar procedurat e verifikimit për secilin prej rasteve që PD-ja ka çuar pranë Prokurorisë. PD s’ka përgjegjësi për të hetuar çdo rast. Duhet të ishte Prokuroria ta bënte një gjë të tillë dhe të ndalonte kandidimin e tyre. Apeli im është që të mbyllë një orë e më parë procesin e verifikimit dhe të nisë procedurat për ndjekje penale ndaj këtyre zyrtarëve, që kanë falsifikuar formularët e dekriminalizimit.

Marrë nga Panorama

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi pd denoncon një tjetër kryebashkiak gazmend bardhi pd denoncon një tjetër kryebashkiak

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët