Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Gega: “Partizani? Jam trajner i Kukësit, dua të jem i suksesshëm”
26 Dhjetor 2020, 19:29Nga DOSJA
TIRANE – Skënder Gega ishte trajneri, i cili pas mëse dy dekadash, shpalli skuadrën e Partizanit kampione të Shqipërisë. Tani në krye të pankinës së Kukësit, po Skënder Gega ka marrë përsipër detyrën për t’i shpallur verilindorët kampionë të Shqipërisë.
Nesër, në orën 16:45, në “Elbasan Arena” do të luhet takimi Kukësi-Partizani. Në prag të kësaj sfide me “demat”, tekniku i verilindorëve u shpreh për “RTSH Sport” se ndeshja me ekipin e Ilir Dajës do të jetë e veçantë, duke shtuar se ai dëshiron të fitojë edhe ndaj vëllait të tij.
Kukësi i ndryshuar?“Patjetër që ka ndryshuar. Qoftë loja, qoftë performancat, qoftë pikët. Kështu që jemi në mometin e duhur, në kohën e duhur. Çdo gjë ka shkuar në rregull. Nuk kthehemi mbrapa, mbase do të kishim më mirë, por e kemi bërë analizën. Tani nuk është momenti të flasim për të kaluarën. Shpresoj dhe jemi gati 100% për nesër”.
Përballja me Partizanin?“Ky është sporti dhe futbolli. Kam luajtur kundër vëllait tim, me të cilin kam qëndruar në një shtëpi. Nuk është se ndryshon. Do të jetë emocion i veçantë. Por, tani jam trajner i Kukësit. Për aq kohë sa jam këtu, do bëj të pamundurën për të qenë i suksesshëm dhe për të marrë atë që meritojmë”.
Mungesat?“Kemi Dragoshin që është rikthyer. Lulaj u dëmtua në ndeshjen me Tiranën, s’do të jetë nesër. Pjesa tjetër është 100%”,- ka deklaruar trajneri Gega.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Pas dy vitesh, ish-presidenti Elez Gjozaj rikthehet në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Ai fitoi zgjedhjet përballë Eglantina &Ccedi...
DURRES – Trajneri i durrsakëve Edi Martini, në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës, e ka vlerësuar maksimalisht kundërsht...
SHKODER – Vllaznia luan nesër në “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut për javën e 11-të të Superiores. Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka dalë drejt...
TIRANE – Nesër, në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, bardheblutë e Tiranës do të luajnë një ndeshje shumë të vështirë, ndaj Teutës, një kundër...
AUSTRALI – Melburni e thërret zviceranin Roxher Federer të marrë pjesë në “Australia Open”, turneun e parë Grand Slam të tenisit në vitit të ri. “Ne...
ITALI – Fundvitet janë edhe kohë analizash dhe bilancesh. Evidentohen sukseset, por edhe dështimet. E famshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” ka përgatitur ...
ITALI – Një tjetër vlerësim për Henrik Mkhitarian, i cili për herë të dhjetë, u cilësua si lojtari më i mirë armen i vitit. Mesfushori sulmues 31-vjeçar,...
ANGLI– Sulmuesi i Liverpool dhe Egjiptit, Mohamed Salah ditën e sotme i është nënshtruar një zemërimi nga tifozë të pakënaqur që ylli musliman ndau një me...