LIVE UPDATES
Bota

Georgi Gospodinov: Fundi i ardhmërisë paralajmëron për pasojat e rrezikshme nga “virusi i së shkuarës”

2 Nëntor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Georgi Gospodinov: Fundi i ardhmërisë paralajmëron për

EVROPË- Shumë flasin për fundin e botës, por apokalipsi ka ndodhur, mendon autori bullgar Georgi Gospodinov: Fundi i ardhmërisë paralajmëron për pasojat e rrezikshme nga “virusi i së shkuarës”, shkruan ai.

Më 26 tetor njerëzit e grumbulluar në Berlin thërrisnin në kor një fjali, e cila ishte thirrur në tetorin e një shekulli tjetër dhe në një epoke tjetër nga gjermano-lindorët në vitin 1989: “Ne jemi populli! Ne jemi populli!” Duket sikur koha dhe historia janë kthyer pas. A është kjo ndonjë shenjë? Për çfarë? Mos është vallë një referendum spontan për të kaluarën? Kriza na ka zënë kaq papritur, saqë nuk gjejmë dot shpjegime të reja dhe thjesht përdorim ato të vjetrat. Dhe parullat e vjetra. Që ato vijnë nga një kohë tjetër dhe nga një situatë tjetër – ah, s’ka gjë! Nëse është ndonjë virus apo komunizmi – s’ka rëndësi. Ne jemi populli dhe ne vendosim, nëse ka virus apo jo. Nëse adaptohemi me këtë virus, apo nëse duam të jetojmë edhe më tej si njerëz të lirë.

Demonstratë kundër masave për koronën në Berlin

Një virus elementar, madje edhe pa ADN, na shfaqet papritur si një diktator i frikshëm dhe tinëzar, që na grabit lirinë: Natyrisht i ndihmuar nga “elitat”. Virusi ia ka arritur përsëri ta ndajë botën në “ne” dhe “ata” – ndarja më e vjetër në histori. “Ata” shpikën virusin, për të na marrë edhe këmishën e fundit nga shtati, për të na shtypur dhe për të na e kyçur gojën – tekstualisht, me maskën! Prandaj ne dalim në rrugë dhe thërrasim, tamam si në vitin 1989. Ky është kujtimi ynë i fundit i një revolucioni. Aty duam të kthehemi. As atëherë nuk kishte virus.

E kaluara – një tokë e huaj

E kaluara gjithmonë do të ketë përparësi në krahasim me të tashmen dhe të ardhmen, që na është privuar. Atëherë të gjithë ishim më të rinj, më të shëndetshëm dhe si rrjedhojë edhe më të lumtur. Atëherë nuk kishte virus! Po, e kaluara është padyshim i vetmi mekanizëm mbrojtës në kohët e murtajës. Thënia e njohur e L. P. Hartley “E kaluara është një tokë e huaj, ku vlejnë rregulla të tjera”, nuk vlen më. Në kohën e një krize të rëndë vlen krejtësisht e kundërta. Sot e kaluara nuk është më tokë e huaj, ajo është sot për ne atdheu ynë. Një atdhe, ku mund të kthehemi, për të ikur nga e tashmja. E tashmja është bërë dheu i huaj.

Romani im i ri “Zeitschutzraum” (Kohë izolimi) doli në fillim të pandemisë. Në këtë roman, unë zhvilloj një distopi për të ardhmen e afërt: Në një krizë të rëndë njerëzit në Evropë papritmas duan të votojnë në referendume për të kaluarën e tyre. Deri tani çdo dalje në votime vendoste vetëm për të ardhmen. Por tani, që nuk ka më të ardhme, njerëzit spontanisht duan të vendosin për të kaluarën e tyre, ata duan të votojnë për një të kaluar. Dhe çdo vend votohet për dekadën më të lumtur të historisë.

Zgjimi i së shkuarës në Poloni

Në fillim të krizës së koronës ndjehej një pandemi paralele për të kaluarën. Dhe nuk është rastësi, që politikanët evropianë si Emmanuel Macron dhe Angela Merkel thirrën menjëherë në kujtesë Luftën e Dytë Botërore, duke dashur të shpjegonin përmes saj të tashmen. Një udhëtim tjetër pas në kohë na çoi disa dekada pas në vitin 1918, kur bënte kërdinë gripi spanjoll. Për çfarë janë të mira këto udhëtime në kohë? Për të na kujtuar, se ka pasur gjëra edhe më të këqija, por prapëseprapë kemi mbijetuar. Nëse jemi në gjendje t’i kujtojmë, atëherë i kemi kapërcyer dhe jetojmë më tej.

Demonstratë kundër koronës në Poloni

Dhe këtu qëndron ndryshimi i hollë. Pyetja është: a do ta përceptojmë si inkurajim për të ecur përpara përmbytjen nga e kaluara, që po përjetojmë sot? Apo do të dëshpërohemi nga fakti, se nuk ka më të ardhme, se historia rrotullohet rreth vetes dhe e kaluara është vendstrehimi ynë i vetëm? Ne duam të vjetrën, duam kufijtë e mbyllur, duam të jemi përgjithmonë të rinj, duam madhështinë tonë të dikurshme – madhështinë e anglezëve, madhështinë e gjermanëve, madhështinë e polakëve, madhështinë e bullgarëve … Meqë jemi te Polonia: Aty po zgjohet e kaluara. Po, ndalimet e abortit i njohim nga e kaluara. Kjo ka ekzistuar në Evropën Lindore, ka ekzistuar edhe në Perëndim. Dhe është e tmerrshme të kthehemi aty përsëri. E kaluara e ka vendin në libra, filma dhe romane; është një bazë e mirë për analiza. Por ta transplantosh atë në të tashmen është e tmerrshme.

A duhet të kthehemi vërtet pas, për të shpëtuar veten?

Çdo krizë është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe si e tillë vë në pikëpyetje një koncept bazë: që koha është lineare dhe rrjedh drejt një bote më të mirë. Të paktën nga një perspektivë utopike-progresiste. Por, ne e shohim se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. A duhet vërtet të kthehemi pas, a duhet vërtet të rishohim vitin 1989 apo Luftën e Dytë Botërore ose Mesjetën, për të shpëtuar veten nga e tashmja dhe për të filluar rishtazi? Kur shkruaja romanin tim, përfytyroja nganjëherë se mund ta rikonstuktonim Luftën e Dytë Botërore duke i qendruar besnikë historisë, me numrin ekzakt të tankeve dhe ushtarëve. Dhe pastaj ajo shpërthen sërish. Sepse e kaluara nganjëherë mund të zgjohet papritmas, të mbushet me gjak dhe të shpërthejë si pluhur i thatë municioni. Mund të përshkruhet edhe ndryshe, nga perspektiva e një shoferi: E kaluara është si një kamion në pasqyrën e pasme. Ajo na ndjek dhe është gjithmonë më afër sesa na e merr mendja. Këtë duhet ta kemi gjithmonë parasysh.

Georgi Gospodinov (lindur në 1968) është autori bashkëkohor bullgar më i përkthyer. Romanet e tij „Roman i natyrshëm”, „Fizika e melankolisë”, si edhe vëllimet me poezi dhe pjesët teatrale janë përkthyer në 25 gjuhë. Ai është nderuar edhe me çmimin europiano-qendror Angelus 2019 dhe çmimin letrar Jan Michalski në vitin 2016. Aktualisht ai është fellow në Kolegjin Shkencor të Berlinit.

MARRË NGA DW

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid georgi gospodinov covid georgi gospodinov

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet