Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË–Policia e Lezhës ka arrestuar një person dhe ka proceduar tre të tjerë. Shkak u bë pasi këta persona po gërryenin shtratin e lumit Mat në mënyrë të paligjshme.
Në prana ka rënë pronari i ekskavatorit shtetasi Artur Lika, si dhe janë proceduar penalisht drejtuesit e kamionëve Shyqyri Shuaipi dhe Dashamir Zenelaj.
Porcedimit penal nuk i ka shpëtuar Aleksandër Uku, Inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë. Ky i fundit do të akuzohet për veprën e shpërdorimit të detyrës.
NJOFTIMI I POLICISE:
Vijojnë kontrollet intensive nga shërbimet e Policisë në DVP Lezhë dhe të Komisariateve në varësi, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.Gërryenin shtratin e lumit në mënyrë të paligjshme, arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit, procedohen penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.Gjithashtu, procedohet penalisht inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë, për shpërdorim detyre.Bllokohen mjetet e rënda ekskavatorë që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat, 2 kamionë me inerte dhe një automjet.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit Mat, duke marrë zhavorr dhe inerte në mënyrë të paligjshme, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit.Gjatë kontrollit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit.Gjithashtu u kapën dhe u proceduan penalisht shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç dhe A. C., banues në Tiranë, drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve pa dokumentacionin përkatës, të cilët u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. U., 54 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë inspektor për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka ushtruar kontrollin konform ligjit për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e subjekteve në shtratin e lumit Mat.Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Kontrollet do të vijojnë për evidentimin dhe penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje dhe kullota.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë raportin për obezitetin, në të cilin Shqipër...
TIRANË– Shoferi i Lamborghinit, i cili para pak ditësh u dënua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorë...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territo...
LLOGARA- Gjenden pas 6 orësh kërkime, shëndoshë e mirë çifti francez që kishin humbur rrugën teksa kishin dalë për shëtitje në shtigjet e Llogorasë për n...
DURRËS– Banesa e një 36-vjeçareje, që jetonte me qira u përfshi nga flakët sot, rreth orës 18:20, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numë...
TIRANË- Gazetarja dhe shkrimtarja Vera Iskau është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ajo humbi jetën në moshën 66-vjeçare, ndërkohë që familjarët e saj ...
ITALI- Një grabitje është ndaluar mbrëmjen e kaluar në Itali nga karabinierët. Torinotoday shkruan se ngjarja ndodhi në Torino, ku dy persona, një prej të cilëv...
TIRANË– Aktivistja Elona Caslli ka komentuar lajmët që qarkullojnë në rrjet lidhur me postin që këngëtarja Eli Fara ka mbajtur në dy nga ministritë e...