Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fermerët në Prizren janë përballur këtë pranverë me kapriçot e motit dhe hakmarrjen e një ariu. Mediat dixhitale gëlojnë nga pamjet e ariut që hyn në qytet dhe më pas shqyen delet në stallë.
Shkak për këtë dyshohet se është bërë vrasja e 3 arinjve të vegjël, që mendohet se janë të kësaj kafshe. Instikti prindëror ka zbatuar ligjet e xhunglës dhe ariu, shqyen dele e qingja…
Fermerët i vranë të vegjëlit, e kafsha hakmarret me atë që di të bëjë më mirë, të shqyejë e çajë.
E nisim jo rastësisht këtë shkrim me këtë ngjarje, ndoshta nga më të çuditshmet e muajve të fundit.
Shqiptarët e lodhur, e konsumuar, të pashpresë nga politika, të “pangopur” me ekranin nga natyra, konsumojnë ndoshta kohën e tyre më të madhe duke ndjekur programet që janë kthyer njësoj si kërpudha.
Ndjeshmëria dhe nostalgjia për kohën kur të gjithë nuk kishin, e i përlot jo pak prej tyre, kur shohin thërrimet që pronarët e mediave, moderatoret, gazetarët, biznesmenët, hedhin për ta.
Xheison Bafti, është rasti më i fundit ku dinjiteti i një fëmije kthehet në mall konsumi për audiencën.
Profili: Perfekt! Fëmijë, i dashur, i zgjuar, me një shkathtësi natyrale. Masa ekzaltohet kur sheh në ekran një fëmijë që del dhe sfidon varfërinë e tij me armën më të madhe që ka: Zgjuarsinë.
Çfarë bën programacioni?
Premton zgjidhje të menjëhershme të hallit përmes lëmoshës që mblidhet në çdo lloj burimi.
Imazhi i një moderatoreje me zë të ëmbël dhe buzëqeshje ndritëse shpaloset në çdo portal, në çdo hapësirë të mundshme virtuale. Bamirësja kujdeset për të përzgjedhurin, për “markën”. Të drejtën për të patur një shtëpi si çdo njeri, ia shet si një favor, dhe këtu metodat nuk mungojnë.
Familja, është e distancuar në këtë rast.
Rasti i Xheisonit është një pasqyrë e thyer për një tjetër ngjarje të shfaqur në një televizion kombëtar.
Ishte 3 mars 2018 kur Arbana Osmani, e rikthyer në televizion pasi u bë nënë, në emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”, prezantoi rastin e Gëzim Abdulajt.
Babai nga Treblova u ftua në emision për të dhuruar dy vajzat e tij tek një familje protestante.
Alfred dhe Djana Zike treguan për shqiptarët se kishin zbuluar vajzat e vogla, në një jetimore në Sarandë, aty ku Gëzimi i kishte lenë pasi nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për t’i rritur vetë në shtëpinë e tij.
Teatri ishte i hidhur. Babait të nxirë nga dielli, të veshur me një xhaketë të vjetër, në një shtëpi me mure të krisura, iu kërkua publikisht që të hiqte dorë ligjërisht nga vajzat e tij, dhe ato t’i kalonin pastorit dhe gruas së tij.
Argumenti: Ata kishin para. Ti s’ke. Je thjesht biologjik.
Gëzimi, i heshtur, me mjekrën që i dridhej nuk u dorëzua. Pranoi për çdo pyetje se ishte i varfër, ndërkohë që programacioni dhe vetë drejtuesja Arbana Osmani ia bënë gjyqin publik sepse ishte i varfër…
“A i keni pyetur ndonjëherë vajzat se mos ndoshta janë më të lumtura në familjen e pastorit sesa në jetimore?”-pyeste moderatorja babain.
Përballë gjeti një burrë të varfër, por me dinjitet, që nuk ka çek të bardhë që e blen.
Gëzimi refuzoi për disa herë të lëshonte vajzat, ndërsa përballë çdo përgjigjeje “Jo”, shigjeta e mbushur me helm mbante vulën “Varfëri”.
Perdja ra, dhe babai u largua krenar. Nuk pranoi t’i lëshonte të bijat e tij, pavarësisht se joshja iu kthye në imponim, dhe e drejta e tij e shenjtë si baba iu shit një favor në togfjalëshet: “As ligji dhe as e drejta e Zotit nuk ia pengon që të jetë babai i tyre biologjik.”
Rasti i Treblovës, është rasti i parë në Shqipëri kur rrjetet sociale mundën median tradicionale dhe emisioni i datës 3 mars 2018 u fshi nga Televizioni “Top Channel”.
Një stuhi mendimesh xhiron në kokë, kur imagjinon për një çast një tjetër nocion për botën ku jemi.
Nëse e drejta për të patur një fëmijë, përkthehet në mundësitë materiale për t’a rritur, atëherë pse ndihma nuk kanalizohet pa bujë në veshin e atij që do të bjerë.
Fjala bie, nëse stafi i Top Channel pati keqardhje për Gëzimin që la vajzat në jetimore, pse nuk e ndihmoi atë por deshi që t’ja heqë nga duart? Dhe e bëri fajtor sepse ai nuk pranoi?
Fjala bie, nëse Alketa Vejsiu pati keqardhje për Xheisonin, pse nuk drejtoi apelin aty ku duhet, në institucionet e këtij vendi, që kanë për detyrë të krijojnë mundësi për një shtet social?
Në këtë univers, në këtë Shqipëri të vogël e me shqiptarë të mirë, padyshim që ka kohë për gjithçka. Një kohë për të dashur, një kohë për të urryer, një kohë për heronjtë, për qëndrestarët, e me shpresë…ka një kohë edhe për të mbajtur peshën e turpit.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Stabilitet, stabilitet, stabilitet – ky është elementi bashkues që do ta bëjë Gjermaninë dhe Francën të kujdesen sërish më intensivisht për vendet e Ballk...
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë sygjeruar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, aspirante për t’ju bashkuar BE-së...
Një status Facebook-u i javës së kaluar u bë shkas të sinkronizoja orën sot me Shqipërinë për të ndjekur show-n “Në kurthin e Piter Panit” me një fije shprese s...
TIRANË- Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i t...
…në të cilin shkova duke paragjykuar, sepse diku në postimet e rrjeteve sociale, lexova: “Kujdes, skenat përmbajnë nudo të papërshtatshme”.Duket si përpje...
Nuk ma merrte mendja se do më dilte prapë përpara historiani enverist Pëllumb Xhufi. E kisha hedhur publikisht “nokdaun”, fiks një vit më parë, kur na sajoi atë...
Në vendin tonë ekziston një kompleks i veçantë “profesional”, të cilit nuk i ka shpëtuar as zoti Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë.Kompleksi kap zakonis...
Skandalet me sigurinë ushqimore konsiderohen të parëndësishme nga ana e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila e ka edhe në varësinë e saj këtë pë...
Me Sali Berishën kam vetëm një problem.Jo mbi ato që i thotë për mua dhe Kosovën, por për faktin pse atij ende i duhet Kosova – dhe unë.Jemi në një kohë kur dat...
TIRANË- Që prej inagurimit të bujshëm me Paron, Golikun dhe asambletë e këngëve dhe valleve, sheshi Skënderbej u prezantua si një hapësirë multidimensioane...