All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Meqë s’shqetsoheni për fëmijët e të gjithëve, mbroni tuajit të gjithë ju deputetë e ministra

28 Prill 2019, 08:57 Nga DOSJA
Meqë s’shqetsoheni për fëmijët e të
All - Paragraf - 1

Skandalet me sigurinë ushqimore konsiderohen të parëndësishme nga ana e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila e ka edhe në varësinë e saj këtë përgjegjësi.

Pas deklaratës së kësaj ministrie, ku pritshmëritë ishin që të vendoseshin pikat mbi “i” ne lexuam një tjetër deklaratë të ministrisë se jemi më mirët dhe se jemi në rrugë të mbarë, aq sa edhe Bashkimi Europian na ka zili.

Jo vetëm si mjek veteriner, fermer dhe njohës i mirë i fushës, por edhe si një qytetar i thjeshtë kam disa pyetje për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Pse ndodhi gjithë kjo zhurmë, lind pyetja midis nesh? Pse konsumatorët ndikohen kaq shpejt nga një emision në media? Pse ministri Çuçi nuk degdis dyerve të gjykatës televizionet dhe potalet që kanë deformuar të vërtetën, apo nuk kanë të drejtë?

Nga ana tjetër, pse nuk hetohen ata të cilët kanë dëmtuar prodhimin dhe e kanë nxjerrë në treg? Pra të fillojë një hetim i qartë për të gjitihë këtë situatë dhe të shkojë haku tek i zoti. Apo ka vërtet diçka që fshihet dhe ministria po rri në pritje derisa të shpërthejë skandali i rradhës dhe të harrohet ky aktuali.

Gjithësesi, për të qenë trasparentë unë ngre këto pyetje dhe pres realisht që instancat të përgjigjen zyrtarisht.

Si është situata në Shërbimin Veterinar Shtetëror, si po funksionon ai? Po shërbimi Veterinar Privat?

A janë burimet njerëzore në nivelin e duhur profesionalisht si dhe nga numri I tyre për të përballuar të gjithë punën?

A janë të pajisur me mjetet e duhura veterinerët e punësuar në Shërbimin veterinar Publik për të kryer detyrën shtetërore?

A është plotësuar kuadri ligjor për Klinikat Veterinare? Sa e kryejnë detyrën e tyre veterinerët e bashkive?

Si mjek veterinar dhe si koleg i veterinerëve që bëjnë deyrën, me keqardhje shprehem se, veterinerët e punësuar, nuk mund të plotësojnë detyrën që ju përcakton ligji. Kjo sepse këta veterinerë janë lënë pa mbështetje, të patrajnuar në mënyrë periodike. Madje skandali shkon edhe më tej, duke pasur mungesë stafi në disa prej zyrave veterinare, iu referohem saktësisht agjencive veterinare si në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë.

Së dyti, për shkak të punës time të përditëshme, kam të tjera pyetje për Autoritetitn Kombëtar të Ushqimit. Laboratorët e AKU-së, përveç lagështirës, nuk bëjnë ngarkesë preparatesh apo pesticidesh në produktet bujqësore. Dëshiroj të di, me informacion zyrtar dhe njëkohësisht të besuar, a kanë staf të trajnuar për laborator ushqimor apo veterinar laboratorët rajonalë? A kanë makina për të lëvizur dhe kryer detyrën, inspektorët e AKU-së?

Meqë vij nga terreni dhe dëshmoj me prezencë time, me keqardhje të madhe shprehem se gjëndja e tyre është për të ardhur keq. Ndaj vazhdoj të kërkoj informacion, se përse inspektorët e AKU-së mblidhen tek kafja para zyrës dhe bëjnë bashkë lekët e naftës e më pas planin e punës? Ndaj dua të di, si mjek veteriner, si qytetar por edhe si koleg i atyre që po punojnë pa mjetet e duhura.

E treta kërkesë që kam. Ju lutem, informohuni para se të dilni në deklaratë, sepse deklarata që keni bërë pëe gaancinë e çertifikimit, është fyese. Po ju bëj me dije se: HACCP nuk është çertefikatë ndërkombëtare. Z.Minister, Bledi Çuçi, HACCP është (Hazard analysis and critical control points) ose e shqipëruar “Analiza e Rrezikut dhe Kontrolli i Pikave Kriteke”. HACCP është një manual që subjekti e plotëson vetë dhe mund ta krijojë vetë ose ndonjë ekspert i fushës, kundrejt pagesës. Është një manual që të gjithë që e kanë, hasin vështirsi në plotësimin e saj, sepse origjina e lëndës së parë ka mangësi dokumentacioni nga instancat shtetërore.

Edhe pse mendoj që nuk është e nevojshme ta them, ky shkrim nuk është politik, as advokaci për grupe të caktuara. Ky shkrim dhe kjo kërkesë për përgjigje është për fëmijët tanë, për brezin që po rritim me ushqime importi apo vendi nga tregtarë të pa përgjegjshëm. Ky shqetësim është edhe për ne vetë. Dhe meqë nuk mund të shqetsoheni për fëmijët e të gjithëve, ndaj kërkoj të mbroni fëmijët tuaj të gjithë ju deputetë, ministra, kryetarë bashkish, drejtora dhe tregtarë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione blendi çuçi ervin resuli haccp blendi çuçi ervin resuli haccp

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 28 Prill 2019, 05:46

Fundi i keq i Sali Berishës

Me Sali Berishën kam vetëm një problem.Jo mbi ato që i thotë për mua dhe Kosovën, por për faktin pse atij ende i duhet Kosova – dhe unë.Jemi në një kohë kur dat...

Insights 27 Prill 2019, 14:24

Kush e ka plaçkitur Universitetin e Tiranës?

TIRANË- Kërkesë për transparencë që organet që e kanë detyrë t’a bëjnë!Përse kanë goditur, plackitur, grabitur, bërë fërtele, leckë rrëzuar përdhé kështjel...

Insights 27 Prill 2019, 13:36

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore?1.E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikënisjen për këtë s...

Insights 25 Prill 2019, 20:37

Arroganca e karriges

TIRANË- Cdo prokuror i pergjithshem ka momentet e tij te veshtira jo vetem per shkak te ngjarjeve e forta por edhe per shkak “te pickimeve”, qe shume aktor...

Insights 25 Prill 2019, 09:48

Çanta me ëndrra somaleze

Një djalë i ri është gjetur sot në mëngjes nga barinjtë e Asim Zenelit, në një kanal, i ngrënë nga egërsirat.Qentë dhe bishat e tjera të Antigonesë. Policia e G...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit