Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
E zhdukur! Gjendet 17-vjeçarja, rrinte me një djalë në Durrës, edhe drogë në banesë
22 Nëntor 2021, 10:22Nga DOSJA
DURRËS– Një 17-vjeçare, e denoncuar e zhdukur prej një muaji nga familja, është gjetur e strehuar në Durrës. Adoleshentja dhe një 24-vjeçar, me iniciale Sh.F., janë gjetur të dy brenda një banese në zonën e plazhit, ndërsa me vete kishin edhe 400 gr kanabis. Lëndën narkotike i riu e shiste në këtë zonë, por nuk dihet mëse e mitura ishte e përfshirë në “tregëtinë” e kanabisit. I riu ka përfunduar në prangat e Policisë, ku përveç akuzave për lëndën narkotike, do të gjykohet edhe për marrëdhënie ntime me të mitur. Ndërkohë e mitura ka rrëfyer para hetuesve se ka ikur me dëshirën e saj dhe nuk është detyruar nga askush për largimin e saj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës
Policia gjen 17-vjeçaren e larguar nga banesa një muaj më parë. Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që kishte strehuar të miturën. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa. Po gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjecarit Sh. F. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar per vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat duke bërë apel për lirimin e djalit të saj që...
BRESHA – Një i ri shqiptar në Volante të Bresha është kthyer në lajmin e ditës në qytetin italian. Ai u arrestua fillimisht me një tjetër shtetas teksa po...
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, e cila ka nisur me shira. Në parashikimin e bërë nga SHMU, bëhet ...
TIRANË-Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, një dëshmitare ka hedhur dyshime të reja për vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu në Gracelli të Fierit nga 38...
Tezja e Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij në Greçalli të Fierit, ka bërë deklarata të forta për emisionin ‘Me zemër të hapur’. Ad...
ITALI- Një hipotezë e re është ngritur nga hetuesit që po zbardhin ngajrjen e rëndë, 10-vjeçari me origjinë shqiptare që u vra nga babai i tij në Viterbo...