Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
Vetëm sot dhe nesër shi, PARASHIKIMI i motit për javën, kur do ‘hapet’ sërish koha
22 Nëntor 2021, 12:50Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, e cila ka nisur me shira. Në parashikimin e bërë nga SHMU, bëhet me dije se ditët e para të javës do të ketë reshje shiu e rrebeshe kryesisht prej mesditës së të hënës e deri mëngjesin e të martës. Po ashtu, pritet të ketë rrebeshe me rrufe, të cilat do të jenë më prezentë në bregdet dhe jug të vendit.
Ndërkohë që në mesin e javës, pritet situatë më e qëndrueshme me prani të kthjellimeve e vranësirave mesatare deri të dendura në zonat malore si dhe me mjegull të dendur në lugina.
Situatë e paqëndrueshme parashikohet të premten, me reshje e shiu hera herës intensive në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ku nuk do të mungojnë edhe shkarkesat elektrike. Në lartësitë mbi 1600m përgjatë maleve, parashikohen reshje të vazhdueshme dëbore. Ndërsa temperaturat do të variojnë sipas pasqyrimit në tabelën e mëposhtme.
Sa i përket erës ajo pritet që të ketë drejtim juglindor deri mesatar në bregdet. Ditën e enjte deri të premten paradite, era do të fitojë forcë e vrullshme në të gjithë bregdetin duke sjellë dhe dallgëzim të forcës 5 dhe 6 ballë.
TIRANË-Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, një dëshmitare ka hedhur dyshime të reja për vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu në Gracelli të Fierit nga 38...
Tezja e Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij në Greçalli të Fierit, ka bërë deklarata të forta për emisionin ‘Me zemër të hapur’. Ad...
ITALI- Një hipotezë e re është ngritur nga hetuesit që po zbardhin ngajrjen e rëndë, 10-vjeçari me origjinë shqiptare që u vra nga babai i tij në Viterbo...
LEZHË– Katër persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, e gjitha pas publikimit të pamjeve brenda një lokali në fshatin Zejmen të Lezhës! ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët se cili do të jetë qëndrimi i partisë, në lidhje me kritik...