“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Po bënte “drifting” në Tiranë, i riu kërkoi t’ja hedhë me 20 paund, arrestohet
22 Nëntor 2021, 11:26Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Një 20-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi ka tentuar të korruptojë policinë. I riu me inicialet E.M, u ndalua për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, me qëllim shmangien e ndëshkimit i riu i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.
NJOFTIMI:
Nisur nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive gjatë përdorimit të rrugës dhe shkaktojnë zhurma shqetësuese me mënyrën e përdorimit të mjetit. Paralelisht janë ushtruar kontrolle edhe për shkelje të tjera që janë rrezik për sigurinë rrugore dhe atë publike.Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.Gjithashtu jane konstatuar dhe:
Janë arrestuar 10 drejtues automjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;Janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë;Është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
Janë proceduar administrativisht, për gara shpejtësie dhe mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 32 drejtues mjetesh;Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 18 drejtues automjetesh sportive;Janë proceduar administrativisht, për errësim të xhamit parapritës, 27 drejtues mjetesh;Janë proceduar administrativisht 546 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;Janë proceduar administrativisht 1410 automjete të ndryshme, për qendrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.
LEZHË– Katër persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, e gjitha pas publikimit të pamjeve brenda një lokali në fshatin Zejmen të Lezhës! ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët se cili do të jetë qëndrimi i partisë, në lidhje me kritik...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke nisur nga data 27 nëntor 2021, do të nisë një aksion për mbylljen përfundimtare të të gjitha h...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ngriti zërin nga Foltorja e Kuvendit, duke kërkuar ndëshkim për të gjithë kompanitë që ndotin ambientin në vend. Por fj...
TIRANË– Kur po bëhen gati dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet duke marrë si të pandehur 7 persona. Të gjithë d...