LIVE UPDATES
Bota

Gjendja shëndetësore e Navalnit: BE shpreh shqetësim; aktivistët paralajmërojnë protesta

19 Prill 2021, 17:21 Nga DOSJA
Gjendja shëndetësore e Navalnit: BE shpreh shqetësim;

RUSI-Aktivistë rusë dhe mjekët kanë njoftuar demonstrata mbarëkombëtare të planifikuara për të mërkurën për të protestuar ndaj trajtimit të udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni. Sipas mjekëve të pavarur ai është në rrezik jete pasi nuk po merr kujdesin e nevojshëm në burg. Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën strategjinë ndaj Rusisë lidhur me aktivitetin në kufi me Ukrainën dhe në lidhje me trajtimin e zotit Navalni.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell u shpreh me kritika në adresë të Kremlinit për arrestimin dhe trajtimin e Navalnit dhe këmbënguli që të lejohet një ekip mjekësor tek i cili aktivisti ka besim.

Zoti Borrell shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian lidhur me gjendjen e aktivistit Navalny. Bashkimi Evropian nxori të dielën një deklaratë në emër të 27 vendeve anëtare, ku u kërkon autoriteteve ruse t’i ofrojnë udhëheqësit opozitar kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

“Isha në Moskë disa javë më parë për ta paraqitur drejpërdrejt këtë kërkesë, por nuk morëm reaginim që donim. Situata është keqësuar. U takuam me autoritetet ruse që janë përgjegjëse për gjendjen shëndetësore të zotit Navalni,” tha zoti Borrell.

Aktivisti 44-vjeçar, kritiku më i zëshëm dhe më i njohur i Presidentit Putin, u hodh në grevë urije tre javë më parë, në shenjë proteste pasi autoritetet nuk lejojnë që ta vizitojë një mjek privat.

Zoti Navalni thotë se ka dhimbje shpine dhe ka filluar të mos i ndjejë këmbët. Ai është ankuar se burgu nuk ofron kujdesin e duhur shëndetësor, kritika që autoritetet e sistemit të burgjeve i kanë hedhur poshtë.

Autoritetet e burgut ku po mbahet zoti Navalni thanë të hënën se do ta transferojnë në pavionin spitalor të burgut.

Bashkëpunëtorë të afërt të aktivistit rus Alexei Navalni thanë në hënën se nuk ka shpresë për lajme të mira lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Aleatët e tij kanë njoftuar protesta mbarëkombëtare, pasi miqtë dhe familjarët e zotit Navalni nxorën të dielën analizat e gjakut të aktivistit ku sipas mjekëve rezulton se ai është në rrezik për infarkt ose bllokim veshkash. “Nëse Navalni nuk mjekohet menjëherë, ai do të vdesë brenda pak ditësh,” tha një ndër mjekët.

Të premten, zoti Navalni tha se autoritetet e burgut janë përpjekur ta ushqejnë me forcë për ta detyruar të thejë grevën e urisë. Aktivisti këmbëngul se problemet e tij shëndesore janë pasojë e helmimit me agjent nervor në gusht 2020, për të cilin ai fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë akuzat për rol në këtë incident dhe këmbëngulin se nuk ka prova të qarta se zoti Navalni u helmua.

Një grup mjekësh shkuan të dielën në burgun ku po mbahet zoti Navalni, rreth 100 km në lindje të Moskës, por nuk u lejuan të futen për ta vizituar.

Ndërkohë që situata e udhëheqësit opozitar rus ka shqetësuar Perëndimin, marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin dhe Brukselin janë tensionuar edhe më tej nga acarimi i tensioneve në kufiris ruso-ukrainas si dhe dëbime të ndërsjellta diplomatësh me shkëmbime akuzash për spiunazh.

Gjatë fundjavës, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se megjithëse dialogu me Rusinë mbetet esencial, duhet të shënohen “vija të qarta të kuqe” me kërcënimin për sanksione lidhur me politikat ruse ndaj Ukrainës.

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny protesta kunder burgosjes se navalny alexei navalny protesta kunder burgosjes se navalny

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet