LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Gjeneral Gramafoni me skenar të vjedhur?! Hija e zesë e lavdisë-një rrëfim pa dëshmitarë

16 Mars 2019, 18:16 Nga DOSJA
Gjeneral Gramafoni me skenar të vjedhur?! Hija e zesë e

Kjo është një histori e vërtetë të cilën unë nuk mund ta provoj para jush si të tillë. Dëshmitarët e besueshëm kanë vdekur prej kohësh, ndërsa një dëshmitar disi më i parëndësishëm sapo ka mbushur të nëntëdhjetat. Kur t’i arrini deri në fund këtij rrëfimi nuk kërkoj prej jush ta besoni.

As nuk mëtoj të zhbëj gjëra që nuk mund të zhbëhen. As të krijoj zhurmë mediatike apo sensacion. Por kërkoj veç një gjë. Të mendoni që e vërteta mund të jetë edhe kështu siç po ua tregoj. Kaq do të më mjaftonte. Sa ishte gjallë im atë nuk donte t’ia zinim në gojë këtë histori.

Pas vdekjes së tij jam matur disa herë ta shkruaj në trajtë tregimi, por nuk e kam bërë. Gjithnjë kam pritur momentin kur do ta rrëfeja ashtu siç ka ndodhur. Dhe po e bëj sot. Historia zë udhë në verën e vitit 1976 në Tiranë. Fillon me një tregim.

Një tregim të cilin im atë do ta shkruante për këngëtarin Mentor Xhemali zëri i të cilit e magjepste. Ideja i kish ardhur pas një bisede me të njohurin e tij, këngëtarin Avni Mula, që i kishte treguar detaje interesante nga jeta e panjohur e M.Xhemalit. Me ndërmjetësinë e Avniut u realizua një takim me Mentorin, të cilit i pëlqeu ideja që dikush donte të shkruante një tregim për të.

Takohen disa herë, shkojnë në vendin ku basi ynë i ardhshëm i kishte rënë në sy dikujt për herë të parë për zërin e tij, pikërisht në portin e Sarandës, ku kishte punuar si hamall në moshën 18-vjeçare. Pasi kishte shpenzuar edhe qindarkat e fundit hoteleve e restoranteve me Mentorin, im atë kthehet në shtëpinë tonë në Peshkopi dhe ulet të shkruajë për netë me radhë. Si tani e kam parasysh kënaqësinë me të cilën ia lexonte çdo mëngjes sime mëje atë që kishte shkruar gjatë natës.

Tregimi mbaroi dhe doli një dorëshkrim 30 faqesh të daktilografuara. Mentor Xhemali ishte përlotur kur kish lexuar tregimin në dorëshkrim. Dy shokët e vjetër të tim eti Adriatik Kallulli dhe Vath Koreshi e kishin pëlqyer. Gazeta “Drita”, ku punonte Vathi e kishte refuzuar botimin pasi ishte shumë tregim i gjatë për një format gazete. “Do e botoj te revista “Nëntori” në disa numra rresht”, kishte premtuar Vath Koreshi dhe kishte marrë dy kopjet e shtypura të tregimit.

Kaluan muaj, dhe tregimi nuk po botohej. Telefonatat e tim eti me Vathin ishin rralluar duke pasur parasysh edhe natyrën e ndrojtur të tim eti kur ishte puna për të kërkuar ndere e favore nga të tjerët, qofshin këta edhe shokë te tij. Kaloi edhe viti 1977 dhe asgjë prej gjëje. Im atë nuk i telefonoi më Vathit. Ishte neveritur e lodhur nga pritja e gjatë.

Atë vit Mentor Xhemali doli në pension dhe do kishte qenë dhuratë shumë kuptimplotë botimi i atij tregimi pikërisht ato ditë. Por nuk ndodhi. Ndërkohë Vathi ishte larguar nga redaksia e “Dritës” dhe kishte filluar punë si skenarist në Kinostudion e vetme filmike shqiptare. Një mbrëmje të fundvitit 1978 ndërsa po hanim darkë, shohim që në televizion filloi të shfaqej filmi i ri “Gjeneral Gramafoni” që akoma edhe sot konsiderohet si një ndër majat e kinematografisë shqiptare.

Skenarist i filmit Vath Koreshi. Në një moment dëgjuam zërin e fikur të tim eti “Po ky qenka tregimi im!”. Ishte zverdhur në fytyrë dhe mbuluar nga djersë të ftohta. Nuk e harroj kurrë atë moment. Kishim mbetur të shtangur të gjithë në shtëpi. I telefonon të nesërmen Vathit. “Gjyzel, nuk kisha ç’të bëja, nuk e botova dot askund, ia propozova Viktor Gjikës, por ai sapo pa emrin tënd të panjohur e refuzoi pa e lexuar, e kështu sa të qëndronte i vdekur në sirtar e ndryshova pak, hoqa Mentorin dhe futa një klarinetist personazh, i futa edhe ca linja të tjera dhe e përshtata për skenar filmi.

” Pasi uli receptorin babai mori dorëshkrimin original të tregimit dhe e grisi copë- copë. Për shumë vite me radhë nuk e kuptova pse e kishte grisur origjinalin, të vetmen provë të shkruar. Ky ishte edhe fundi i miqësisë së vjetër të tim eti me Vath Koreshin. Një zhgënjim vrastar që e shoqëroi deri sa iku nga kjo botë. Nuk shkruajti kurrë më pas letërsi artistike. Kur ia hapja këtë bisedë shumë vite më vonë dhe i thoja që duhet shkruar kjo histori më përgjigjej “ E kush do të të besojë? Ku e ke dorëshkrimin origjinal?

Si do ia vërtetosh publikut që isha unë autori?” “Po pse e grise origjinalin?” e kisha pyetur, ndërsa kujdesesha për të gjatë kohës që lëngonte në shtrat para vdekjes. “Nuk më duhej më. Nuk e kam menduar kurrë ta diskreditoja Vathin në publik. Kemi qenë shumë shokë. Nuk më besohet akoma se si ma bëri atë gjë…” Mbetet mister se si pranoi Mentor Xhemali të merrte pjesë me zërin e tij në xhirimet e këtij filmi me atë skenar që në origjinal ishte shkruar veç për të! Im atë nuk e takoi kurrë më pas.

Prej kohësh Mentori, Vathi dhe im atë nuk jetojnë. A kanë pasur dijeni njerëz të tjerë për këtë histori? Ata miq e shokë të tim eti që e dinin nuk jetojnë më. Adriatik Kallulli, Jorgo Bllaci, Herkul Tartari, doktor Lame Koçi, gazetari Fatos Cekodhima janë disa prej tyre. Jo fort i sigurtë, por mbase e di Skifter Këlliçi që akoma jeton… Po ç’rëndësi ka, unë nuk pres të ma pohojë askush pasi jam vetë dëshmitar i tërë kësaj meseleje. Më erdhi ndërmend sot kjo histori e vjetër dhe po mendoja: vërtet im atë e grisi dorëshkrimin original, por është vetë skenari vjedhur i filmit që e jep provën.

Në film flitet për një muzikant, klarinetist, që e kanë rregjistruar italianët gjatë pushtimit në pllaka gramafoni. Në realitet kjo ka ndodhur, por me hamallin Mentor Xhemalin, dhe me asnjë lloj klarinetisti dhe pikërisht ky detaj ka qenë edhe boshti rreth të cilit ngrihej tregimi i tim eti. I rregjistruan Mentor Xhemalit në një pllakë gramafoni këngë të njohura italiane të asaj epoke dhe në anën tjetër të pllakës këngë popullore përmetare. Pa orkestër. Veç me zërin e tij.

I rregjistruan për provë se donin t’ia çonin shtëpisë diskografike në Milano që ta vlerësontë nëse ia vlente. Por pak muaj më pas Mentori iku në Durrës e që andej doli partizan. Ky fakt mbetet e vetmja provë që unë sjell për ju në këtë histori të trishtë të cilën nuk kërkoj ta besoni si të vërtetë, por të mendoni se edhe mund të jetë e vërtetë…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture artan gjyzel hasani gjeneral gramafoni artan gjyzel hasani gjeneral gramafoni

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen