LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Gjergji Çapollari, një matematicien i ri në galeritë e Spaçit

24 Korrik 2020, 20:29 Nga DOSJA

TIRANË- Gjergji Çapollari u dënua për agjitacion dhe propagandë vetëm një vit pasi kishte përfunduar studimet për Matematikë me rezultate të shkëlqyera. Të vetmet matje eksperimentale dhe llogaritje matematikore që mund të bënte pas kësaj, ishin metrat katrorë të qelisë së burgut dhe paga që përfitohej nga puna në galeri, e cila shihej si një monedhë për të blerë lirinë. 69-vjeçari Gjergji Çapollari, tregon për kujto.al 7 vitet në kampin e Spaçit, izolimin e plotë dhe përpjekjet për mbijetesë gjatë atyre viteve

Dëshmia e plotë…

Si e kujtoni momentin e arrestimit tuaj?

Të rikthesh në kujtesë ngjarje të cilat kanë mbetur në ndërgjegjen time si gjurmë të pashlyeshme, të dhimbshme, dhe në pamundësi për të përshkruar çdo moment të asaj periudhe, është tepër e vështirë. Ishte koha kur përjetoje kthesa të papritura në jetë. Një vit mbasi kam mbaruar studimet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës me rezultate të larta, në korrik të vitit 1975 kaloj zborin ushtarak i cili ishte i detyrueshëm, gati 5-muaj në Brigadën Ersekë. Ishte 28 tetor 1975, ditë e martë, ora 1:30 e drekës ku menjëherë mbas stërvitjes vjen një ushtar i komandës i cili lajmëron tre studentë mes të cilëve isha edhe unë që duhet të paraqiteshim pranë Shtabit të Brigadës. Shkojmë dhe hyjmë me radhë. Futet i pari dhe nuk del më. Mbas 5 minutash më thërrasin mua, sa hap derën më hidhen sipër dy oficerë të armatosur duke më thënë: “Në emër të popullit je i arrestuar”. Për një moment u ndjeva si i përhumbur. U kthjellova kur ndjeva shtrëngimin e duarve me hekura të cilat mbylleshin pambarim, deri në zero, aq sa kanë lënë shenja edhe sot e kësaj dite. Pas kësaj më hipën në një makinë BÇ, targa e së cilës ishtë UP111, me idenë se do ndalonim në Korçë. Por, mbas tri orësh ndaluam në Pogradec ku kam qëndruar për tri ditë brenda në birucë pa asnjë lloj shpjegimi. Biruca ishte fare e zbrazët, e zymtë si një varr, ku mendimet më sulmonin duke mos më lejuar të flija…

Ju kaluat një periudhë të gjatë në hetuesi. Cilat ishin torturat që përdorën ndaj jush?

Hetuesia e kohës ishte e vështirë për vetë faktin se për të nxjerrë të vërtetën që kërkonin, hetuesit shfaqnin shenja të arrogancës, prepotencës, torturave fizike dhe psikike. Ishte tamam sistemi i inkuizicionit mesjetar. Synimi i tyre ishte që hetuesinë ta bënin sa më therrëse, më poshtëruese, provokuese në mënyrë që të çonin në demoralizimin e të burgosurit. Hetuesia ime zgjati për 11 muaj ku në një zyrë hetuesie në Pogradec jam përballur me katër persona të cilët m’u prezantuan kështu: Reshat Leskaj-Shefi i Hetuesisë në Korçë, Llambi Gegeni- Hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ali Xhunga-Hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Irakli Koçollari-Hetues në Korçë ky i fundit do shqyrtojë çështjen time për 11 muaj. Më afrohet njëri prej tyre, Llambi Gegeni duke më dhënë një letër në të cilën shkruhej: “Unë, Hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Dhimitër Beshiri, mbasi studiova dosjen e Gjergji Çapollarit kërkoj arrestimin e tij nën akuzën e agjitacion-propagandë për krime kundër shtetit. Nuk e pranova këtë akuzë gjatë seancës së parë dhe më çojnë përsëri në birucë. Brenda saj kam gjetur Xhevahir Koblara me pseudonimin “Mançka” i cili ishte dënuar me akuzën se kishte prerë fidanët e pyllit, vetëm për këtë arsye ai u pushkatua. Ai ishte arrestuar në të njëjtën ditë me mua, ku gjatë asaj dite në Korçë ishin arrestuar 20 veta dhe më 1 nëntor internuar 13 familje, në mes tyre dhe familja e vjetër korçare Kolaci. Mbas 10 ditësh qëndrimi në birucë vijnë hetuesit, tashmë vetëm dy prej tyre Ali Xhunga dhe Llambi Gegeni të cilët më japin 5-6 letra format ku më duhet të shkruaja se çfarë kisha bërë gjatë përiudhës nga 11 tetori deri ditën e arrestimit, 28 tetor 1975. Kjo pasi ata kërkonin të zbulonin një ngjarje që kishte ndodhur një ditë para ditëlindjes së udhëheqësit të tyre Enver Hoxha. Atëherë unë shkruajta se në 15 tetor ditën e mërkurë e cila përkonte me natën para ditëlindjes së tij isha në sallën e televizionit së bashku me shokët e mi ku po shikonim ndeshjen e futbollit midis Holandës dhe Gjermanisë. Ky ritual i letrave u përsërit 3-4 herë pasi ata donin që unë të gaboja diku në mënyrë që të mos më përputheshin ngjarjet me njëra-tjetrën. Jo më kot e përmenda datën 15 tetor pasi natën e kësaj date në Korçë ishin shkruar në gjimnazin “Themistokli Gërmenji” disa parulla kundër pushtetit popullor. Më vonë, kemi kuptuar që ato parrulla janë shkruar nga vetë agjentët e Sigurimit të Shtetit të cilët kërkonin medoemos terrorizimin e popullsisë. Në 25 dhjetor 1975, më sjellin në Korçë në birucën nr.7 në të cilën kam qëndruar për gati 3 orë. Hapet dera dhe futet Fatim Hoxha i cili paraqitet si i arrestuar për tentativë arratisjeje. Nga hetuesia e Pogradecit vjen në Korçë. Në muhabet e sipër e pyeta se ku e kishte zhvilluar hetuesinë në Degën e Pogradecit dhe ai më thotë: nën shkallë. Këtu e kuptova që ishte spiun pasi Pogradeci e kishte njëkatëshe hetuesinë dhe s’kishte shkallë. Mbas dy ditësh tashmë vjen hetuesi Irakli Koçollari dhe më thotë që “gjithë punën e ke me mua”. Në këtë moment më pyet “si po ju shkon bashkëjetesa me të pandehurin tjetër?”. I them: Mirë është ta heqësh se është spiun. E kuptuan që s’u bënte më punë dhe e hoqën. Gjithmonë Sigurimi i Shtetit dhe hetuesia përdornin spiunët dhe bashkëpunëtorët e tyre për të provokuar apo vjelë informacione nga ne të burgosurit. Hetuesia në shumicën e rasteve ishte me tone ofenduese, me dhunë fizike, gjatë kohës së marrjes në pyetje m’i lidhnin duart me zinxhir mbas shpine tek çelësi i derës dhe shpatullat nuk i ndieja pasi ishte një dhimbje e tmerrshme. Irakli Koçollari më akuzonte gjithmonë se kisha bërë agjitacion-propagandë duke më treguar disa karta që lidheshin me të drejtat e njeriut në Amerikë dhe në Francë të cilat unë i mbaja në shtëpi. Për t’i gjetur këto kishte shërbyer burri i kushërirës së parë Gjergji Kajno si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Në këto karta apo pamfleta gjendeshin disa prapashtesa të bëra nga dikush tjetër që ishte Gjergji Kajno dhe jo nga unë, ku theksohej se në Shqipëri nuk kishte të drejta dhe liri të njeriut ndërsa në Amerikë dhe në vendet perëndimore jo vetëm që ekzistojnë, por edhe respektohen. Vetëm kjo mjaftonte që të kaloje nëpër peripeci të cilat do vazhdonin edhe mbas mbylljes së hetuesisë së ashpër e të rreptë.

blank

Si u zhvillua gjyqi? Cili ishte prokurori dhe gjykatësi që vendosi dënimin tuaj?

Në maj 1976, mbyllet hetuesia. Pas kësaj më sjellin një akt-akuzë ku shikoj që unë isha pjesë e një grupi me 5 persona, të cilët ishim: Pandi Skëndi, Pirro Naço, Marko Papallandreo, Gjergji Çapollari pra unë, dhe Dhimitraq Harilla. Gjatë kohës që isha në birucë po mendoja sesi do mbrohesha në gjyq duke qenë pjesë e këtij grupi që nuk e njihja. Brenda në birucë kishin futur përsëri një spiun i cili i tregoi hetuesit ato që unë po thoja. Mbas tri-katër ditësh, Irakli Koçollari ma merr akt-akuzën dhe më jep një tjetër tek e cila isha vetëm, më kishin ndarë nga grupi.  Kur kam dalë nga burgu më ka ndodhur një gjë interesante për sa i përket kësaj situate. Më bie në dorë kopja e një vendimi gjykate i datës 5 maj 1976, në të cilën theksohej se për arsye të pamjaftueshmërisë së provave kundër të pandehurit Gjergji Çapollari i cili gjatë fazës së hetimit ka mohuar kategorikisht akuzën, nuk shihet e nevojshme që çështja të kalohet në seancë gjyqësore. Prandaj duhet të kryhet një hetuesi e dytë për ta nxjerrë fajtor. Hetuesia e dytë nuk u zhvillua duke bërë që mbas tri ditësh së paraqitjes së akt-akuzës të zhvillohej gjyqi. Kështu që më 31 maj 1976 dal në gjyq ku prokuror ishte Fatos Çeta dhe gjykatës Kiço Treska. Gjyqi u zhvillua i hapur. Prokurori jep pretencën me 8 vjet heqje lirie dhe 5 vjet heqjen e së drejtës elektorale. Por gjykata vendosi 7 vjet heqje lirie dhe tre vjet të heqjes të së drejtës elektorale. Kështu që jam dënuar për “krimin e agjitacion-propagandës kundër pushtetit popullor”.

blank

Ku e vuajtët dënimin?

Në gusht të ’76-ës më çojnë në burgun-minierë të Spaçit ku kam qëndruar deri në 14 mars të ’82-shit, dita e lirimit. Të kujtosh për Spaçin i cili është cilësuar si një nga burgjet më famëkeqe të sistemit njëpartiak, të jep emocione të forta. Në Spaç do përballeshe me punën e rëndë në galeri, me dhunën fizike dhe torturat. Spaçi ishte një kamp i ndërtuar në një gropë të rrethuar me male të larta, temperaturat në dimër ishin mjaft të ulëta dhe arrinin deri në -15 0C. Rrethimi i kampit me tela me gjemba ishte një element që tregonte egërsinë e atij sistemi i cili nuk lejonte asnjë tentativë arratisjeje nga kampi duke vendosur në secilin rrethim 60 karakollka brenda të cilave ndodhej një ushtar me mitraloz. Duke qenë se isha i aftë për punë kam punuar në minierë në zonën e tretë dhe të katër, një nga frontet më të vështira. Më duhej të realizoja normën edhe mbi 100% që të mbaja veten me atë pak shpërblim që fitonim. Këtu kam provuar edhe birucën për gati një muaj pasi më kanë gjetur një fjalor italisht të cilin e kisha fshehur dhe e lexoja si i etur. Biruca ishte e tmerrshme, e pasuvatuar, futeshe vetëm me rrobat e trupit, pa çorape, të jepnin dy batanije, një poshtë një lart, që t’i sillnin në 8:00 të darkës dhe t’i hiqnin në 6:00 të mëngjesit. Në Spaç kam gjetur të burgosur të tjerë më të cilët kemi ndarë bukën, librat, të papriturat, kujtimet etj. Asgjë nuk e zbehte raportin miqësor që kishim ne. Prandaj dua të përmend disa prej tyre si: Ëngjëll FidaniYlber MerdaniNaum VerigaNevruz Golka etj.

Si ishte gjendja e të burgosurve në kamp, si ju trajtonin atje?

Jeta e brendshme  e burgut, ishte një botë që s’ngjasonte me asnjë botë tjetër. Në kushtet e një vetmie sfilitëse dhe të një izolimi të plotë në qelitë e errëta të Spaçit ku shpresa dukej dobësi, të burgosurit shndërroheshin në kavie eksperimentimi, pasi poshtëroheshin, dhunoheshin dhe shfaroseshin. Asgjë nuk e shqetësonte diktaturën komuniste më shumë se personaliteti i lirë dhe i pavarur i njeriut. Në kampin e Spaçit, kishte dy kategori të burgosurish: ata që punonin në minierë dhe ata që nuk punonin. Të parët emërtoheshin si 800 grami për arsye të ushqimit ndërsa të dytët 600-it. Ne që punonim kishim 800 gram bukë dy vakte, ku jepej një supë dhe pilaf dhe në darkë një gotë qumësht, në mënyrë që të përfitonim energji për të nxjerrë mineralin e bakrit dhe piritit nga galeria. Kampi kishte rreth 1800-2000 veta ku 1200-1400 prej tyre ishin në punë dhe rreth 600 qëndronin në kamp të cilët ishin të papunët që detyroheshin të lexonin veprat e shokut Enver. Edhe ne që ishim në punë nuk shpëtonim dot nga propaganda komuniste duke dëgjuar programin e Radio Tiranës e orientuar nga ideologjia komuniste. Keqtrajtimi që ata bënin ndaj nesh tregohej në forma nga më të ndryshmet, që nga racionimi i ushqimit, ushtrimi i torturave fizike dhe psikologjike, detyrimi i kalimit të normës me forcë, izolimi me kohë të gjata në birucë etj., të cilat kanë qenë shkatërruese si për shëndetin fizik dhe mendor. Ky trajtim antihuman nga kafshëria komuniste vinte si pasojë për të parandaluar çdo lloj rezistence që mund të bëhej nga ne të burgosurit. Mbaj mend që një nga bashkëvuajtësit e mi i cili nuk kishte realizuar normën, të nesërmen komandanti i kampit nuk e futi në punë, por e vari në një shtyllë hekuri për gati 8 orë në të ftohtë e cila shërbente për terrorizim. Ishte një trajtim shtazarak nga ana e policëve. Në kushtet e përbuzjes, dhunës fizike e psikologjike shumë nga të burgosurit tentonin të arratiseshin nga burgu të cilën e shikonin si rrugëdalje dhe shpëtim nga ferri. Mbaj mend që një prej të dënuarve në kohën e apelit hidhet nga tarraca poshtë në rrethimin e parë sa i afrohet rrethimit të dytë zuri telat me gjemba dhe u ekzekutua në vend. Imazhe të shtypjes së rezistencës në mënyrën më mizore duke përjetuar dëshpërimin, humbjen e besimit, por mbi të gjitha fitimin e vlerave dhe virtyteve njerëzore të cilat demonstrohen në kohë dhe situata të vështira ka plot. Ka qenë një fragment, kur dy të burgosur, njëri ish-oficer, arritën të arratiseshin deri në lumin Drin, por për fat të keq njëri nga ata nuk dinte not dhe u pushkatuan të dy. E gjitha kjo tregon për prezencën e dhunës e cila ishte kudo dhe kurdo, gjatë apelit, gjatë marrjes së ushqimit, gjatë fronteve të punës, pra kudo.

Më thoni një ngjarje të veçantë që ju ka mbetur në mendje

Në maj të vitit 1981 ndodhi një ngjarje tronditëse, pushkatohen dy prej të burgosurve të cilët janë Fadil Kokomani dhe Vangjel Leshaj, dy gazetarë të vjetër, të talentuar të Radio Tiranës që vuanin dënimin në burgun e Spaçit prej 16 vitesh. Arsyeja e vërtetë e pushkatimit të tyre ishin letrat e shkruara nga ata kundër pushtetit të diktatorit, të cilët kërkonin hapjen e Shqipërisë komuniste dhe kundërshtonin vendimet e marra nga Enver Hoxha. Ishte vërtet një veprim i guximshëm nga ana e tyre edhe pse e dinin që pasojat do ishin të rënda. Me të dy unë kisha një miqësi të fortë çka bëri që Sigurimi i Shtetit të dyshonte edhe tek mua. Dyshimi më i vogël, informacioni më i imët që ata mund të kishin të çonte drejt ndëshkimit. Gjatë kohës që ata të dy vazhdonin hetuesinë, mua nuk më nxirrnin në punë, nga momenti në moment prisja riarrestimin tim. Ridënimi do ishte një nga rrethanat torturuese për shkak të njëtrajtshmërisë së kohës pasi gjithçka ripërsëritet. Gjatë kësaj periudhe isha i kontrolluar nga Sigurimi dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët pyesnin këdo për afrimitetin që kisha unë me dy të padehurit. Në këtë kohë vijnë dy prej hetuesve që për ironi të fatit ishin Ali Xhunga dhe Llambi Gegeni për të marrë në pyetje të burgosurit në lidhje me ngjarjen, por që për çudi nuk u ngatërruan me mua dhe më në fund vendosën të më linin të qetë. Kjo ngjarje tregon më së miri se brenda kthetrave komuniste luhej jeta jote.

Më flisni pak për momentin kur ju thanë që do të dilnit nga burgu… Ju s’e kishit plotësuar dënimin apo jo?

Burgu është vendi ku nuk të njihen vlerat dhe të drejtat minimale humane, ku kishe uri, mungesë higjiene, rrahje, tortura, poshtërim moral, presion psikologjik etj.,; ku në çdo moment je i kontrolluar edhe në kapananonet e gjumit. Liria gjithmonë duket e shtrenjtë përpara çdo lloj gjëje, sidomos për një të dënuar i cili ka qenë për një periudhë kohe i privuar nga ajo. Unë nga 7 vjet që jam dënuar kam bërë vetëm 6 vjet e 5 muaj burg. Kjo erdhi si pasojë e përfitimit të uljes së dënimit me anë të punës së kryer nga ana ime. Pra, duke realizuar normën 100% përfitoja 10% të pagës ku edhe zbritja e dënimit llogaritej me të njëjtin kofiçient përqindjeje e cila shkonte deri në 4-5-6 ditë ulje dënimi. Një vit burg mund t’ia hiqje dënimit tënd edhe pse nëpërmjet punës së tmerrshme dhe rraskapitëse. Puna gjithmonë shikohej si një monedhë për të blerë lirinë. Me bindjen time për të thyer mitin se e marta është ters kam qëndruar edhe një muaj në punë për të llogaritur daljen nga burgu po ditën e martë. Kështu që jam liruar në 14 mars 1982, ora 14:00, ditën e martë.

Mbasi u liruat nga burgu, si rodhi jeta juaj?

Dalja nga burgu shoqërohej gjithnjë me enigmën dhe pesimizmin për jetën që na priste më pas. Gjatë kësaj kohe shikon se papritur vitet kanë kaluar ndërkohë që ti ke qëndruar në një vend. Në burg koha nuk matet. Ajo ngrin. Pra koncepti i kohës ishte krejt i panevojshëm. Tanimë kisha një sfidë të re, por jo të panjohur me të cilin do përballesha: më priste diskriminimi dhe persekutimi shoqëror. Gjithmonë do shikohesha me një sy tjetër pasi nuk isha më ai studenti me rezultate të larta, por veçse një hije me biografi të keqe, që punon minierave, që del herët në mëngjes dhe kthehet vonë në shtëpi. Të mbyllej çdo prespektivë, shpresë, besim, iluzion të cilët ia linin vendin frikës për të ardhmen. Menjëherë pas lirimit në qershor 1982 provova punën në fabrikën e Qelqit në Korçë ku fillova të kisha probleme me sytë dhe më transferuan në minierën e bakrit të Rehovës në të cilën kam qëndruar deri në mars të 1991-shit. Nga viti 1992 jeta ime filloi të ndryshonte pak e nga pak. Isha në fund të humnerës dhe po dilja në sipërfaqe. Kështu që jam emëruar inspektor i Kontrollit të Lartë të Shtetit si përkrahës i ish-të dënuarve politikë. Në vitin 2001 realizoj ëndrrën time për të shkuar në tokën e largët, Amerikë. Dhe në 2002 u emërova pedagog Matematike pranë Universitetit Fan. S. Noli në qytetin e Korçës, ku vazhdova për gati 16 vite të isha pjesë e mësimdhënies akademike…

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur burgu i spacit gjergji çapollari krimet e komunizmit burgu i spacit gjergji çapollari krimet e komunizmit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni