LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Diskutim për termin „racë“ në ligjin themeltar

13 Qershor 2020, 13:08 Nga DOSJA
Gjermani: Diskutim për termin „racë“ në ligjin

GJERMANI- “Racë”– kjo fjalë ende përdoret në nenin më të rëndësishëm të ligjit themeltar në Gjermani. Shumica e partive duan ta heqin nga përdorimi atë.

Karamba Diaby e ka përjetuar herë pas herë drejtpërdrejt racizmin në Gjermani – në rrjetet sociale dhe në jetën reale. Në faqen e tij të internetit politikani socialdemokrat e prezanton kështu veten: “Më 2013 unë u zgjodha në Bundestagun gjerman si i pari njeri me ngjyrë i lindur në Afrikë.” Në fund të janarit në zyrën e tij të qarkut elektoral në Halle/Saale pati një sulm, sikurse u pandeh m emotive ksenofobie: U qëllua në fasadën prej xhami. Për fat askush nuk u plagos. Më pas ndodhi rasti me George Floyd; afro-amerikani, që u asfiksua brutalisht nga një polic i bardhë. E papritur debati për racizimin është sërish aktual. Po ashtu edhe diskutimi për për term të kontestueshëm në ligjin themeltar gjerman, fjalën „racë“.

Kjo fjalë duhet hequr, mendon Diaby, i cili jeton qysh prej 35 vjetësh në Gjermani dhe e ka prejardhjen nga Senegali. Tek njerëzit ka vetëm një „racë” – sipas shkencës – thotë Diaby: “njeriu”. Në intervistë për DW ai shpjegon: “Për fat të keq konstatohet, se është shumë e vështirë për shumë njerëz, që ta pranojnë këtë temë, sepse ata as që mund ta përfytyrojnë, se sa e rëndësishme është ajo për ata që janë të prekur. Unë personalisht mendoj, se është e rëndësishme, që ta heqim fjalën racë nga ligji themeltar!”

Partia ekologjiste „Të Gjelbërit” e pati iniciuar këtë debat lidhur me nenin 3 të kushtetutës (ligjit themeltar në Gjermani) qysh në fillim të marsit në sfondin e vdekjes se George Floyd diskutimi u rihap. Kryetarja e  partisë Ekologjiste në opozitë, Annalena Baerbock, i tha DW-së: “Dinjiteti i njeriut është i pacënueshëm. Kjo është e ankoruar në nenin 1 të ligjit tonë themeltar. E njëjta gjë duhet të reflektohet edhe në nenin 3, ku ne – nga e kaluara – e kemi lënë deri më tani fjalën racë. Që të hiqet kjo fjalë, sipas mendimit tim është thelbësore.”

Studiuesit: “Koncepti ravë është rezultat i racizmit”

Fjala është për nenin 3 për barazinë para ligjit dhe ndalimin e diskriminimit: “Askush nuk lejohet që për shkak të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut e origjinës, besimit, botëkuptimit individual religjoz apo politik të favorizohet apo margjinalizohet. Askush nuk lejohet të margjinalizohet për shkak të aftësive të kufizuara.”

Sot termi „racë” konsiderohet nga shumë vetë si i papërshtatshëm për kohën, e madje klasifikohet si term racist, thotë Hendrik Cremer nga Instituti i pavarur gjerman për të Drejtat e Njeriut: “Ky term shkakton irritime dhe të befason, madje shkakton edhe cënim personal”, vë në dukje në bisedë për DW eksperti i të drejtave të njeriut.

Termi e ka prejardhjen nga epoka e iluminizmit dhe kolonializmit. Nën sundimin nacionalsocialist ai „kulmoi në një krim monstruoz ndaj njerëzimit”. Termi racë është në „thelb i kontaminuar”, shpjegon Cremer.

Në këtë konkluzion arrijnë edhe studiuesit e Universitetit në Jena. Klasifikimi i njerëzimit në „raca” – „bazuar tek ngjyra e lëkurës, syve apo forma e kafkës – ka pasur pasojë përndjekjet, skllavërimin dhe vrasjen e miliona njerëzve”, thuhet në një raport studimor të vitit të kaluar. Edhe sot termi „racë” ende vazhdon të përdoret në kontekstin e grupeve njerëzore në forma të ndryshme. Nuk ka një arsye biologjike për këtë, konstatojnë studiuesit. “Koncepti i racës është rezultat i racizmit dhe jo premisë e tij, thuhet në „deklaratën e tyre të Jenës”.

Grindje mes partive për termin „racë”

Të gjitha partitë ndërkohë janë shprehur në kontekstin e debatit për fjalën „racë”. Konservatorët CDU/CSU janë skeptikë dhe partia AfD nuk do që kjo fjalë të hiqet nga ligji themeltar. Partitë e tjera janë që kjo të hiqet. “Ligji themeltar shprehet prerazi kundër racizmit. Por këtë ligji duhet ta reflektojë edhe në gjuhën që përdor”, i tha DW, politikani liberal i FDP, Marco Buschmann. Edhe partia E Majta është që të hiqet ky term. Jan Korte, sekretar ekzekutiv i grupit parlamentar të të majtëve thotë, që partia e tij e ka parashtruar këtë kërkesë qysh në vitin 2010. “Vetëm teoritë raciste orientohen nga mendimi, se ka raca të ndryshme njerëzore“, thotë Korte.

Zëdhënësi i poliitkave juridike të socialdemokratëve, Johannes Fechner, kërkon, që termi të zëvendësohet edhe në ligjet e thjeshta si në kodin e procedurës penale ose në ligjin e antidiskriminimit.

Eshtë e drejtë, që të modernizohet ligji themeltar aty ku ai  nuk është në në nivelin e kohës, thotë për DW nënkryetari i grupit parlamentar të kristiandemokratëve/kristiansocialëve, Thorsten Frei. “Por ne duhet ta luftojmë racizmin në shoqërinë tonë.” Ai shpreh dyshim, nëse kjo mund të ketë vërtetë efektin e dëshiruar vetëm me një ndryshim në nenin 3 të ligjit themeltar.

Ndërkohë që disa lande si Bremeni e kanë ndërmarrë një ndryshim të tillë në legjislacionin e landit, duke e hequr prej tij fjalën racë. Edhe të tjera lande kanë bërë modernizim rë kushtetutave të tyre si Brandenburgu, Mecklenburg-Pomerania, Tyringjia dhe Saksoni-Anhalt. Edhe vende europiane si p.sh. Franca, Finlanda apo Suedia prej kohësh janë distancuar nga termi „racë”, vë në dukje Hendrik Cremer nga Instituti gjerman për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshimi kushtetues i vështirë

Të Gjelbërit duan që të propozojnë një projektligj në Bundestag për heqjen nga përdorimi në ligjin themeltar të termit „racë”. Për një ndryshim të tillë kërkohet shumica e dy të tretave në Bundestag dhe në Bundesrat Këshilli Federal. Por duket e pasigurtë nëse do të arrihet votimi prej kësaj shumice, sepse CDU/CSU dhe AfD janë të rezervuar. Por edhe nëse kjo fjalë hiqet, shtrohet pyetja, se me cilën fjalë do të zëvendësohet ajo?

Hendrik Cremer ka një propozim, sipas tij mund të formulohet: “Askush nuk lejohet të margjinalizohet në mënyrë raciste”. E rëndësishme është, që domosdoshmërisht të bëhet e qartë, që nuk duhet të ketë „diskriminim racor”.

Politikani socialdemokrat Karamba Diaby, që është edhe anëtar i komisionit të Bundestagut për të drejtat e propozon “përkatësi etnike”. Ai thekson: “Unë dëshiroj, që ne të mund ta organizojmë shumicën e nevojshme.” Por diskutimi sapo ka nisur, nënvizon Diaby.

Marrë nga: DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani hendrik cremer karamba diaby gjermani hendrik cremer karamba diaby


Sondazh

Poll
Bota 13 Qershor 2020, 12:24

Pas muajsh izolimi, bota fillon të rihapet

Nga Afrika në Azi, nga Evropa në Amerikë, objektet fetare, qendrat tregëtare, restorantet dhe kufijtë shtetërorë, po rihapen gradualisht pas muajsh izolimi për ...

Bota 13 Qershor 2020, 10:28

FLORIDA- Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” në Florida, kanë bërë një studim në lidhje me koronavirusin. Ata janë shprehur se sipas eksperimenteve...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion