All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Gjermani: Sintit dhe romët ende në disavantazh sa i përket shkollimit

24 Shkurt 2021, 17:20 Nga DOSJA
Gjermani: Sintit dhe romët ende në disavantazh sa i përket
All - Paragraf - 1

“Një popull që përbëhet vetëm nga hajdutë, muzikantë, fallxhorë dhe lypës” – ky është përfytyrimi që ekziston në Gjermani për rreth 6,3 milionë sintit dhe romët që jetojnë në BE.

“Ti je një hiç, nuk di të bësh asgjë” – të tilla fjalë dëgjojnë shpesh nxënësit e komunitetit të sinti dhe romëve në Gjermani, thotë Sebastijan Kurtisi për DW. Ai është një ndër 614 të intervistuarit për një studim të zhvilluar nga shoqata RomnoKher lidhur me mundësitë e pjesëtarëve të këtij komuniteti për t’u shkolluar dhe për t’u punësuar në Gjermani.

Autorët e studimit tregojnë se në Gjermani ka mjaft racizëm, anticiganizëm dhe diskriminim: 40 përqind e të intervistuarve thanë se fëmijët e tyre janë diskriminuar si nga mësuesit dhe nga shokët e klasës. Dy të tretat e gjithë të anketuarve ndjehen të diskriminuar sepse i përkasin një pakice, përfshirë këtu edhe sistemin arsimor. Megjithatë aty ku mësuesit kujdesen për fëmijët e pakicave, ata arrijnë në përgjithësi rezultate të larta shkollore.

Me diskriminim përballen si fëmijët sinti dhe romë nga familjet që kanë ardhur si emigrantë në Gjermani, edhe ata që janë sinti dhe romë gjermanë. Maja Schuecker-Weiss tregon për DW për nënën e një nxënësi, e cila kur mori në telefon për të regjistruar fëmijën në shkollë e trajtuan normalisht për shkak të emrit të saj gjerman, por kur ajo dhe i shoqi u paraqitën në shkollë mësuesit filluan t’u bëjnë pyetje të çuditshme për shkak “të ngjyrës së errët të flokëve dhe të lëkurës” dhe papritmas e caktuan djalin e tyre që të shkonte në një klasë me mësim plotësues edhe pse ai ishte me nota të mira. Një gjë të tillë ajo e dëgjon shpesh, thotë aja Schuecker-Weiss, që punon si punonjëse sociale.

“Dallim i frikshëm” kundrejt popullsisë në përgjithësi

Të gjithë fëmijët e pakicës sinti dhe roma ndjekin tani shkollën fillore në Gjermani, por nga studimi bëhet gjithashtu e qartë se një pjesë e madhe e tyre – një në tre – nuk arrijnë ta mbarojnë shkollën fillore dhe nuk kanë mundësi as të mësojnë ndonjë profesion. Prandaj shumë syresh gjejnë punë të paguara keq.

Por edhe ata që arrijë të fillojnë një shkollim profesional, rreth 50% nuk arrijnë ta mbarojnë. Ndërkohë që kjo shifër për pjesën tjetër të popullsisë është vetëm 5%.

Dallimet fillojnë që në kopshtet fëmijëve, sepse në to ka shumë pak fëmijë që u përkasin pakicave, vazhdojnë në shkollë dhe reflektohen edhe në numrin e pakët të  sinti dhe romëve që mbarojnë universitetin ose shkollën e lartë. Kështu nga 15% e të rinjve që arrijnë të mbarojnë maturën, vetëm 4% e tyre mbarojnë studimet e larta. Një arsye mund të jetë që familjet shpesh nuk janë në gjendje t’i mbështesin fëmijët në mënyrë të mjaftueshme për të kryer studimet dhe se ata nuk gjejnë mundësi për bursa ose forma të tjera mbështetjeje financiare.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani pabarazia ne gjermani gjermani pabarazia ne gjermani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës