6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
GJERMANI– Në Gjermani duket se koronavirusi ka nivel të stabilizuar përhapjeje, ndërkohë që mbetet i lartë niveli i vdekjeve të raportuara.
“Shkalla e riprodhimit është aktualisht në afro 1.0, por siç kemi vërejtur në të kaluarën, ka dallime të mëdha rajonale. Por, mesatarisht do të thotë që aktualisht, një person i infektuar në Gjermani infekton një person tjetër me SARS-CoV-2. Numri i vdekjeve të raportuara mbetet i lartë. Tani për tani, gjithmonë ka midis 100 dhe 300 raste fatale të raportuara në ditë“, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit gjerman “Robert Koch” për Sëmundjet Infektive.
Akademikët sugjerojnë që jeta publike gradualisht mund të kthehet në normale nëse plotësohen disa kushte, duke përfshirë një shkallë infeksioni që stabilizohet në një nivel të ulët. Për momentin, sistemi shëndetësor gjerman duket se ka përgatitjen e duhur, për të paktën deri në muajin tetor.
“Një gjë e mirë është se kapaciteti spitalor mbetet i madh që do të thotë se nuk kemi fare mungesa. Kemi shtretër të mjaftueshëm të kujdesit intensiv dhe ventilatorë dhe bazuar në situatën aktuale – dhe nënvizoj aktuale – ne nuk parashikojmë ndonjë mungesë“, tha zoti Wieler.
Megjithatë, zoti Wieler nënvizoi se gjithçka mund të ndryshojë dhe situata mund të dalë nga kontrolli nëse rritet sadopak niveli i përhapjes.
“Tani për tani niveli i riprodhimit është afërsisht një, kështu që një person infekton një person tjetër. Nëse supozojmë se çdo person infekton 1.1 persona të tjerë, ne do të arrijmë në pikën e mbingarkesës për shtretërit e njësive të kujdesit intensiv deri në tetor. Nëse kjo normë është 1.2, ose me fjalë të tjera, 20% më shumë, kështu që nga pesë persona, njëri infekton dy të tjerë dhe katër persona një person tjetër, atëherë ne do të arrijmë në pikën e mbingarkesës së sistemit shëndetësor në korrik tashmë. Me 1.3, që nuk tingëllon shumë pasi kemi ardhur nga 3 në 5 infeksione, ne kemi një pikë krize në muajin qershor. Pra, mund ta shihni se sa pak hapësira kemi“, tha zoti Wieler.
Gjermania nuk është e kënaqur me shumë prej testeve të dala në treg për koronavirusin.
“Shumë prej testeve aktualisht në treg nuk janë shumë të sakta dhe kjo është gjë e keqe. Kur për shembull keni një test ku 10 persona kanë antitrupa kundër virusit dhe testi vetëm njeh 7 prej tyre si pozitivë. Kjo ju lë me një saktësi 70%, e cila natyrisht është e keqe. Mund ta imagjinoni që nëse tre nga 10 janë gabim, atëherë mbetet vetëm të hamendësojmë“, tha zoti Wieler.
Disa javë më parë, Kancelarja Angela Merkel tha se duhej kujdes për të luftuar koronavirusin e ri pasi situata në vend ishte akoma e brishtë, duke shpjeguar rëndësinë e një shkalle të ulët riprodhimi.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1.144 raste të reja, pra me një total prej 156.337, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch. Numri i vdekjeve u rrit me 163 në 5,913 viktima gjithsej, sipas raportit.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AMERIKË– Aktorja e famshme e Little Women, Ashley Ross ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare gjatë një aksidenti rrugor. Lajmin e ka bërë me d...
RUSI– Koronavirusi ka prekur rëndë edhe shtete si Rusia dhe Irani ku ndryshe nga vendet e tjera që në muajin mars ishin në një situatë më të qetë tashmë nëjavët...
KINË– Kina vendi që sot po akuzohet nga shumë shtete se është fajtore për përhapjen e virusit, tashmë siç duket i është rikthyer jetës “normale” po...
MALI I ZI – 18 maji është data që do të nxjerrë nga izolimi i Covid-19 Malin e Zi. Me këtë plan për lehtësimin e masave, Mali i Zi bëhet edhe vendi i parë në...
BRITANI E MADHE- Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Britanisë së Madhe janë shënuar të paktën 633 viktima nga virusi, ku në këtë mënyrë numri i të ...
SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk është “i lumtur” me Kinën për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.Presidenti tha që partia komuniste në...
KOSOVË– Ditën e sotme është konfirmuar një aktakuzë e re e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë. Megjithatë ende nu...
ITALI– Gazeta e mirënjohur italiane “La Stampa” i ka dedikuar një artikull shqiptares Erjona Preka për gjestin e saj.Teksa dhe vet ajo ndodhet në kushtet e vësh...
Kosovë- Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar së fundmi se më 6 qershor do të dalin përgjigjet e lotarisë amerikane.“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrolli...
SUEDI– Suedia është bërë vendi që të gjithë i kushtuan vëmendje gjatë këtyre javëve të vështira me shpërthimin e virusit, pasi ndryshe nga shetetet e tjera në b...