LIVE UPDATES
Bota

Gjermania kërkon forcë punëtore, zhvillimi i energjisë dielllore po kthehet në një motorr punësimi

15 Korrik 2021, 09:33 Nga DOSJA
Gjermania kërkon forcë punëtore, zhvillimi i energjisë

GJERMANI– Puna më jep shumë kënaqësi, jam i entuziasmuar dhe mësoj shumë”, thotë Fabian Rojas. Që nga tetori i vitit të kaluar argjentinasi 26-vjeçar punon në një firmë pranë Këlnit, që monton panele diellorë në çati dhe ka katër punonjës. Shefi i firmës René Hegel e punësoi inxhinierin argjentinas, i cili në atë kohë ndodhej për vizitë në Gjermani. Kështu mund të përballohet një pjesë e kërkesës, e cila ka rritje të shpejtë.

Ne kemi shumë kërkesa, unë shkruaj të paktën gjashtë oferta në javë dhe kemi porosi për katër deri në pesë muajt e ardhshëm“, tregon Rojas për DW. “Klientët duan të prodhojnë vetë energji elektrike, të ngarkojnë makinat elektrike me të dhe të ulin konsumin nga rrjeti. Kjo ndihmon për mbrojtjen e klimës.”

Fabian Rojas bisedon me klientët, planifikon sistemet dhe nganjëherë ndihmon për montimin e tyre në çati. Shefi i tij shet që nga viti 2008 impiante për shfrytëzimin e energjisë diellore. “Fabiani mëson shumë shpejt,” thotë Hegel i kënaqur. “Muajt e ardhshëm ai do të fitojë më shumë përvojë praktike, atëherë gjërat do të shkojnë edhe më mirë”.

Gjerman ia kërkon punonjës

Hegeli dëshiron të punësojë punonjës të tjerë, sepse kërkesa po rritet. Pas një bumi si pasojë e ligjit për energjitë e rinovueshme në fillim të viteve 2000, energjia diellore pësoi një rënie pas vitit 2012 dhe tani po përhapet sërish. Në vitin 2020 në Gjermani u instaluan sisteme të energjisë diellore me një fuqi prej gjithsej pesë gigavat (GW), tendenca është në rritje. Sipas studimeve për të përmbushur objektivin e 1.5 gradëve zgjerimi do të duhet të rritet gjashtëfish, në 30 GW në vit.

Për këtë në industrinë solare nevojiten gjithnjë e më shumë punëtorë, thekson edhe Günther Haug, menaxher në BayWa r.e. Kompania me seli në Mynih ndërton parqe të mëdha për energjinë e diellit dhe të erës në të gjithë botën. Ajo po zgjerohet. Në vitin 2017 BayWa r.e. kishte 1100 punonjës, sot ajo ka 2.700. “Ne kërkojmë specialistë për zhvillimin e projekteve, inxhinierë, ekspertë financiarë dhe njerëz të trajnuar teknikisht për mirëmbajtjen”, thotë Haug.

Për të gjetur dhe mbajtur stafin ne i përgatisim vetë ata, sepse ka shumë pak punonjës të kualifikuar”.

“Momentalisht në Gjermani ka rreth 50.000 vende pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore”, thotë Volker Quaschning, profesor për energjitë e rinovueshme në HTW në Berlin. Shumë vetë kërkonin punë të reja për shkak të krizës së koronës. “Ne duhet të veprojmë tani me zgjuarsi, të fillojmë programe trajnimi, për të pasur sa duhet punëtorë të kualifikuar. Përndryshe tranzicioni energjitik do të dështojë për shkak të mungesës së personelit”, thotë Quaschning për DW.

Miliona vende pune në industrinë e energjisë diellore

Në vitin 2019 në mbarë botën rreth 11.5 milion vetë punonin në fushën e energjisë së rinovueshme, më shumë se një e treta e tyre në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore. Kështu thuhet në një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA).

Sipas IRENA investimet për stimulimin e ekonomisë dhe tregut të punës pas krizës se covidit duhet të shfrytëzohen duke pasur prioritet tranzicionin energjitik. “Ne vlerësojmë faktin që çdo dollar këtu krijon tri herë më shumë vende pune sesa në sektorin e energjive me lëndë fosile” thotë drejtori i përgjithshëm Francesco La Camera. “Gjithnjë e më shumë vendimmarrës politikë kuptojnë potencialin e këtyre vendeve të punës.”

Momentalisht në gjithë botën janë instaluar impiante solare me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 850 GW. Ata prodhojnë energji elektrike sa rreth 190 centrale bërthamorë. Energjia diellore është momentalisht më e lira, kështu që studiuesit presin që ajo të zërë vend si burimi më i rëndësishëm i energjisë në botë. Studimet supozojnë, se për një furnizim global me energji neutrale ndaj klimës nevojiten rreth 60.000 GW energji diellore. Për këtë në dekadën e ardhshme industrisë do t’ì duhen më shumë se 60 milion punonjës për prodhimin e moduleve, montimin dhe mirëmbajtjen e impianteve.

Me kuriozitet për punën e re në sektorin e energjisë

Inxhinieri Fabian Rojas në Këln është magjepsur nga energjia e diellit dhe e erës dhe teknologjitë e reja për kursimin e energjisë. Ai rregullisht shkëmben mendime mbi këto tema me një mik argjentinas, i cili ndërton sisteme diellore në SHBA. “Energjia diellore nevojitet në mbarë botën dhe prandaj kudo kërkohen njerëz të kësaj fushe”, thotë Rojas. Kjo vlen për Evropën, ashtu edhe për Azinë dhe vendlindjen e tij Amerikën e Jugut.

Rojas rekomandon iniciativë personale për të gjithë ata, që duan të punojnë në këtë sektor. “Informohuni, bëni një praktikë dhe për fat të mirë ka shumë informacione në internet.” Në sektorin solar ai sheh shumë mundësi për të punuar në pjesë të tjera të botës dhe për të transmetuar dijen e tij: “Ku i dihet. Le të shohim kush tjetër do të trokasë në derë.”

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota energjia diellore fabian rojas gjermania kerkon force punetore energjia diellore fabian rojas gjermania kerkon force punetore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet