LIVE UPDATES
Bota

Gjermania ndjek modelin e Kanadasë, drejt legalizimit të kanabisit

24 Tetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Gjermania ndjek modelin e Kanadasë, drejt legalizimit të kanabisit

GJERMANI– Kanadaja e legalizoi kanabisin para tre vjetësh. A do ta ndjekë atë Gjermania këtë model të kultivimit të kontrolluar dhe blerjes së kontrolluar të kanabisit?Në Gjermani, lejohet vetëm kanabisi mjekësor me recetë e rregulla të rrepta, pjesa tjetër e tregtisë me kanabisin zhvillohet në ilegalitet.

Tani tre partitë gjermane që zhvillojnë bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar, socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët pritet të trajtojnë në bisedime edhe legalizimin e kanabisit. Për të Gjelbrit gjermanë, që kanë si model Kanadanë, është më mirë që kanabisi të legalizohet dhe të ketë kontroll. Si të Gjelbrit edhe liberalët mbështesin legalizimin e kanabisit në dyqane të liçencuara për përdorim vetjak të të rriturve.

Partneri më i madh në një koalicion të mundshëm, socialdemokratët tregohet i hapur për këtë legalizim, por do ta testojë këtë njëherë në projekte model tek të rriturit. SPD thotë në programin e saj, se konsumi i kanabisit është “realitet shoqëror”, prandaj për këtë do gjetur një përgjigje adekuate politike.

Pro dhe kundër

Për gjyqtarin e çështjeve penale të të rinjve, Andreas Müller “nuk ka më argumente kundër prohibicionit” të tij. Müller tha për Deutschland funk të premten, (21.10.)se ka ardhur koha që të dekriminalizohet kanabisi, sepse sipas tij alkooli është shumë herë më i rrezikshëm. Madje gjyqtari Müller e ka çuar çështjen edhe për trajtim në Gjykatën Kushtetuese. “70.000 të vdekur në vit vetëm në Republikën Federale Gjermane nga alkooli. Në të gjithë botën asnjë të vdekur nga kanabisi.”

Ekspertët megjithatë paralajmërojnë. Maximilian Gahr, kryemjek në Klinikën Universitare të Ulmit, Dega e Psikiatrisë dhe Psikoterapisë, thotë për “Welt” se “ka studime, sipas të cilave, përdorimi i hershëm i kanabioideve tek të rinjtë, ka mundësi të shkaktojë pasoja të rënda, për shkak se zhvillimi i trurit ende nuk është përfunduar.” Sipas Gahr pasojat janë ndryshimi i strukturës së trurit, sfera të caktuara në tru, si psh korteksi mund të zvogëlohen, me pasojë ndryshim të aftësisë mendore tek të rinjtë. Nëse kanabis lejohet, sipas Gahr, atëherë vetëm për persona nga mosha 21 ose madje 25 vjeç.

Paralajmërimeve për rrezikun që mund të shkaktojë legalizimi i kanabisit tek rinia, Müller i përgjigjet se mund të gjejnë sot në çdo cep ilegalisht kanabis, e ai është pjesërisht “plehrë” apo “gjë e fallsifikuar”. “Ata rrezikohen më shumë në këtë situatë, realisht ata do të mbroheshin”. Megjithatë Andreas Müller thekson, se të rinjtë nuk duhet të marrin substanca psikoaktive gjatë zhvillimit të tyre. Müller e sheh zgjidhjen tek një “ligj efektiv i kontrollit të kanabisit”, i cili që e lejon shitjen prej moshës 18 vjeç.

Edhe në media gjermane theksohet se legalizimi duhet bërë i kontrolluar. Në një analizë të “Stuttgarter Zeitung” (19.10) theksohet se “dhëni e rregulluar e kanabisit për të rriturit në projekte model të landeve e komunave mund të testohet, e të shoqërohet nga ana shkencore. Kështu mund të fitohen dijeni, se çfarë bën ai me shoqërinë tonë.”

Nga legalizimi i kanabisit pret impulse edhe industria farmaceutike gjermane, që e merr kanabisin mjekësor nga jashtë. Kanabis mjekësor shitet ndërkohë me recetë në farmacitë gjermane. Me recetë mjekësore, kanabisi përdoret për trajtimin e formave të epilepsisë, në rastin e sklerorës së shumëfishtë, si edhe në rastet e të vjelljave pas kimioterapisë. Shoqata Gjermane kundër Dhimbjes ka kërkuar një dialog konstruktiv të të gjitha grupeve të interesit.

“Trajtimi i dhimbjeve kronike me kanabis mjekësor ndodhet në një marrëdhënie tensionuese në rritje të interesave financiare shpresave të të prekurve dhe një efektiviteti të paprovuar“, është shprehur, Frank Petzke, drejtues i Komisionit të Kanabisit Mjekësor në Manheim. Ai kërkon një përballje “kritike dhe racionale” me rreziqet afatgjata, përfitimin konkret dhe kostot e trajtimit. Vetëm në gjysmën e këtij viti është dhënë me recetë kanabis në vlerë 90 milionë euro në Gjermani./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota andreas müller frank petzke gjermania legalizon kanabisin maximilian gahr andreas müller frank petzke gjermania legalizon kanabisin maximilian gahr

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit