LIVE UPDATES
Bota

Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

27 Prill 2020, 08:04 Nga DOSJA
Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton Instituti Ndërkombëtar i Stockholmit për Studimet e Paqes, SIPRI në raportin e tij aktual vjetor. Sipas institutit, kjo ka qenë rritja më e madhe vjetore për shpenzimet ushtarake nga viti 2010. Edhe Gjermania ka kontribuar këtu. Me afër 10% ky vend ka rritur mjaft shpenzimet ushtarake krahasuar me vitet e kaluara. Asnjë vend tjetër nuk ka shënuar një rritje të tillë krahasuar me 15 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake.

Max Mutschler hulumton çështjet e armatimit në Qendrën për Transformimin Ndërkombëtar, Bonn International Center for Conversion (BICC), një nga institutet kryesore gjermane për studimet e paqes. Politologu në bisedë me Deutsche Wellen kujton debatin për objektivin 2% të shpenzimeve që ka vënë NATO. Aleanca vuri si synim para 10 vitesh që vendet anëtare duhet t‘i afrohen synimit që të shpenzojnë 2% të prodhimit të përgjithshëm bruto për mbrojtjen. „Që para ardhjes së administratës së Trumpit, Gjermania ndodhej nën presion të rriste shpenzimet ushtarake. Ky presion po jep efekte. Mëgjithatë duhet thënë, se shpenzimet janë ende larg objektivit 2%”, shpjegon Mutschler.

Rusia si kërcënim

Studiuesi i SIPRI-t, Diego Lopes da Silva, thotë se rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane lidhet edhe me atë se „Rusia po perceptohet gjithnjë e më shumë si kërcënim”. Me shpenzime në vlerë 65,1 miliardë dollarë amerikanë, Rusia zë vendin e katërt në botë. 4% e prodhimit të përgjithshëm bruto shpenzohet për ushtrinë. Krahasuar me këtë Gjermania shpenzon vetëm 1,38%.

Për Lopes da Silva është e qartë, se qeveria e Berlinit me këtë vlerësim nuk është e vetme. Edhe shumë vende të tjera anëtare të NATO-s, e shikojnë këtë zhvillim me shqetësim. Këtë e tregon edhe raporti i SIPRI-t. Gjashtë nga 15 vendet që kanë dhënë më shumë për ushtrinë janë vendet anëtare të NATO-s. Krahas SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe renditen aty edhe Italia dhe Kanadaja. Nëse merren të gjitha këto vende së bashku, atëherë arrihet tek gati gjysma e shpenzimeve ushtarake në të gjithë botën.

Max Mutschler nga BICC ka një shpjegim për këtë. “Shpenzimet ushtarake orientohen nga skenarët më të këqinj”, thotë Mutschler. Në perceptimin e opinionit publik shpesh qëndrojnë konfliktet ekonomike mes shteteve në vend parësor. Në sfond megjithatë qëndron shpata e mprehur e konfliktit ushtarak. “Në rastin e situatës së tensionuar mes SHBA dhe Kinës ne nuk e dimë, nëse do të vijë puna tek një konflikt i armatosur. Por ushtritë e të dyja vendeve e planifikojnë një rast të tillë dhe janë shumë të suksesshme me punën e lobiistëve të tyre.”

SHBA dhe Kina në krye

Vërtet edhe për vitin 2019 shpenzimet ushtarake të të dyja superfuqive janë në krye të listës së SIPRI-t. Në vitin 2019 SHBA me 732 miliardë dollarë amerikane japin 38% të të gjitha shpenzimeve të armatimit në të gjithë botën. Në dy vitet e kaluara amerikanët kanë punësuar 16.000 forca të reja ushtarake. Nga ana tjetër SHBA është fokusuar në modernizimin e programit konvencional dhe atomik.

Edhe Kina i ka rrritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake vitet e fundit dhe me 14% të shpenzimeve të përgjithshme në botë renditet pas SHBA. Krahasuar me vitin 2018, shpenzimet ushtarake të Kinës u rritën me 261 miliardë dollarë amerikanë. Krahas Kinës edhe një fuqi tjetër aziatike ka shtuar shpenzimet ushtarake. India. Në vitin 2019 India i rriti shpenzimet ushtarake me afër 7% në 71,1 miliardë dollar amerikanë.

Për studiuesin e SIPIR-ot, Siemon Wezeman rritja e shpenzimeve indiane ka arsye gjeopolitike. “Situata e tensionuar me vendet fqinje, Pakistanin dhe Kinën janë dy arsyet kryesore, pse qeveria e Indisë i ka rritur kaq shumë shpenzimet ushtarake.” India ka spostuar kështu Arabinë Saudite nga vendi i tretë në renditjen botërore për shpenzimet ushtarake. Vërtet që mbretëria saudite krahasuar me vendet e tjera në Lindjen e Afërt dha më shumë para për ushtrinë, në vitin 2019 61,9 miliardë dollarë, por krahasuar me vitin e kaluar shpenzimet ushtarake ranë me 16%. Krahasuar me “Big Player” shpenzimet ushtarake të vendeve të tjera nuk bien në sy. Vendet e Amerikës Jugore dhanë për shembull „vetëm” 53 miliardë dollarë amerikanë gjithsej, e më shumë se gjysmën e tyre e ka dhënë Brazili. Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania shpenzimet ushtarake ushtria gjermane gjermania shpenzimet ushtarake ushtria gjermane

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët