LIVE UPDATES
Politike

Gjiknuri flet për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore: Nuk ishte ajo që pritej, por ktheu PD-në brenda institucioneve (VD)

9 Qershor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Gjiknuri flet për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore: Nuk ishte

TIRANË- Ishte njeriu me të cilin opozita ishte zotuar që nuk do të ulej kurrë, e megjithatë firmosën bashkë një marrëveshje. Si kryenegociator i Edi Ramës, Damian Gjiknurit ju desh që për hir të balancave politike të hiqte dorë nga depolitizimi i komisioneve, për të cilën luftonte të paktën që nga janari. Sot, ai skanon vlerat e kësaj marrëveshje.

“Ky ligj është i shkruar nga opozita, kjo marrëveshje përgjithësisht ka reflektuar kërkesat e opozitës. A ishte kjo më e mira për të arritur rekomandimin? Jo, këtë e them me plot bindje, por nga ana tjetër a është e rëndësishme për paqen në vend? E them me plot bindje që po, pasi PD u kthye në tryezë dhe njohu institucionet zgjedhore”, tha Gjiknuri.

Në këtë intervistë për “ABC News”, Gjiknuri tregon porosinë që i kishte dhënë kryeministri teksa negocionte. “Porosia që kam pasur nga kryeministri si negociator që kam qenë, ishte: “Adresohu në maksimum me shqetësimet që ka opozita, në mënyrë që çdo lloj alibie t’i hiqet këtij vendi, sepse kemi marrë një njollë të pamerituar”, u shpreh ai.

Kryekomisioneri do të zgjidhet me konsensus, zv/komisioneri do t’i takojë opozitës, ndërsa 10 anëtarët, 5 të Këshillit Rregullator dhe 5 të KAS, do të ndahen 3 me 2, ku në një shumicën e ka mazhoranca e në një opozita. Por palët ende nuk e kanë ndarë se cilën dhomë do dominojnë secila.

“Origjinale, formula ka qenë që të votojmë me një shumicë të cilësuar votash, por për shkak se PD nuk ishte në Parlament, ne po presim që ata të vijnë dhe me një propozim. Duhet të jenë inovativ, në mënyrë që të reflektohen edhe opinionet e tyre në përzgjedhjen e këtyre komisioneve. Damian Gjiknuri thotë se gjithçka duhet të votohet brenda korrikut, në mënyrë që të ngelet kohë për futjen e aparaturave në zgjedhje.

“Nga komunikimet që kam pasur, besoj që brenda kësaj jave ne duhet ta mbyllim. Drafti ka qenë gati, thjesht po përshtaten termat e reja që u arritën në marrëveshje me draftet aktuale. PD duhet të ndajë mendjen për dy apo tre gjëra që duan saktësime”, tha ai.

Mazhorancës i duhen dhe 6 vota nga opozita për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Ky është një problem që mbetet për tu parë. Ne si mazhorancë do të bëjmë përpjekjet maksimale. Unë nuk dua të negocioj ndryshime mbi këtë pakt të arritur”, tha ndër të tjera Gjiknuri. Bashkë me Kodin Penal, do të ndryshojë dhe Kodi Penal, ligji për policinë dhe ai për prokurorinë, duke reflektuar kështu disa kërkesa të opozitës.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiknuri reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll
Politike 9 Qershor 2020, 10:52

TIRANË- Buzagas ka dalë nga Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, presidenti i vendit Ilir Meta. I pyetur nga gazetarët lidhur me datën 9 maj 2021, ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet