LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjirokastra në vështirësi për t’u rimëkëmbur pas shpërthimit të beftë të COVID-19

14 Janar 2021, 19:58 Nga DOSJA
Gjirokastra në vështirësi për t’u rimëkëmbur

GJIROKASËR– Në qendrën historike të Gjirokastrës, që mbrohet nga UNESCO, një qen endacak me emrin Bora dremit e qetë nën atmosferën e dekorit të festave të fundvitit, që qëndron ende në ditët e para të janarit.

Pazari historik është zbrazur nga banorët e Gjirokastrës, të cilët qëndrojnë në shtëpi nga frika e koronavirusit, ndërsa turistët e huaj janë zhdukur nga qyteti që prej mbylljes së kufijve.

Bizneset e vogla tradicionale janë në vështirësi, pasi mungojnë turistët,” thotë Alma Dhrami që tregton prej 20 vitesh punime artizanale në zemër të Pazarit 300 vjeçar.  “Bashkia e ngrohu atmosferën, por njerëzit kanë frikë nga virusi. Ne përpiqemi t`i mbajmë bizneset hapur dhe t’i japim jetë pazarit,“ shtoi ajo.

Ndërsa qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi dhe Shkodra përballeshin me numra në rritje të të infektuarve me COVID-19, Gjirokastra mbeti për muaj me radhë jashtë vëmendjes.

Por në nëntor në mënyrë të beftë, numri i personave të infektuar u rrit me nga 15 persona në ditë. Nga 129 raste aktive më 1 nëntor, numri i të infektuarve aktivë u rrit në 428 në datën 20 nëntor.

Ish-deputeti i opozitës për këtë qark, Tritan Shehu akuzoi një paradë me makina të vjetra të quajtur “Retro”, e organizuar nga bashkia dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve në datat 24-28 tetor si “bombë biologjike” për përhapjen e koronavirusit të ri në Gjirokastër.

Akuzat u konsideruan si të pabaza dhe politike nga kryebashkiaku Flamur Golemi, i cili pretendoi se “Retro” kishte respektuar protokollet dhe ishte zhvilluar në ambient të hapur. Golemi shtoi gjithashtu se numrat e të infektuarve ishin rritur si pasojë e rritjes së testimeve “publike dhe private”, ndërsa fajësoi edhe hapjen e shkollave dhe lëvizjen e më shumë njerëzve.

Ndërkohë, drejtoria lokale e Institutit të Shëndetit Publik fajëson bizneset lokale si shpërndarësit më të mëdhenj të COVID-19.

Drejtuesi i Shërbimit të Epidemiologjisë, Arenc Brahimi, tha se kishte pasur më shumë lëvizje të banorëve nga një qark në tjetrin dhe se përhapja kishte ardhur nga disa fasoneri, biznese dhe institucione me numër të madh punonjësish.

Vala e infektimeve e bëri Gjirokastrën në dy muaj, nga qarkun me numrin më të ulët të rasteve aktive për mijë banorë, në atë me numrin më të lartë. Sipas të dhënave zyrtare, në 14 janar Gjirokastra kishte 35.1 të infektuar për 1 mijë banorë, duke lënë pas edhe Tiranën me 31.9 raste.

Numrat e rritur menjëherë u ndjenë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, ndërsa mes të infektuarve ishin edhe tre prej kryebashkiakëve. Frika pas shpërthimit duket se ka ulur edhe më shumë lëvizjet në qytet, ndërsa turistët janë zhdukur prej muajsh.

Zbrazje dhe vështirësi ekonomike

Turistët shqiptarë ishin të vetmit që ndihmuan ekonominë e varur prej vizitave turistike me të cilën jetojnë dhjetëra gra dhe vajza në Gjirokastër, të cilat merren me punime artizanale, kryesisht qëndisje.

Por kjo ishte për shumë pak kohë, kryesisht në korrik dhe në gusht,” thotë Alma, njëra prej tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vizitorëve në qytet ra nga mbi 115 mijë në vitin 2019 në rreth 28 mijë në vitin 2020 ose 75% më pak.

“Sektori turistik është më i dëmtuari nga pandemia,” thotë kryetari i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër, Maksi Hoxha.

Jo vetëm po qëndrojmë të mbyllur, por po ikën dhe personeli i kualifikuar në Tiranë apo jashtë vendit,” shtoi ai, duke shpjeguar se rikthimi në normalitet do ishte i vështirë.

Qazim Tuqi, një sipërmarrës në hoteleri thotë se disa biznese në këtë sektor janë në vështirësi, pasi morën kredi për të zgjeruar aktivitetin me shpresën se viti 2020 do të shënonte një prurje të madhe turistike, ashtu siç ishte edhe ritmi prej viteve të kaluara. “Ishim optimistë pasi u restaurua pazari dhe po rritej numri i rezervimeve,” thotë Qazimi.

Sipas të dhënave të sektorit të taksave në bashkinë e Gjirokastrës, 111 biznese u mbyllën gjatë 2020 vetëm në këtë bashki dhe 81 biznese të tjera u hapën, por rënia e fuqisë blerëse ishte e dukshme. “Biznesi është në vështirësi,” thekson Çiljeta Metaj, që drejton sektorin e taskave në Bashkinë Gjirokastër.

Këshilli bashkiak zeroi vitin e shkuar disa nga tarifat vendore për biznesin për periudhën mars-prill në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19. Sipas vendimit të këshilltarëve edhe  subjektet që përdorin hapësirat publike për ushtrimin e aktivitetit, nuk  paguan “taksën për zënien e hapësirave publike” për periudhën janar-qershor 2020.

Po kështu edhe  subjektet që përdorin ambiente në administrim të bashkisë dhe që nuk kanë ushtruar aktivitet, u përjashtuan nga pagesa e qirasë për muajt mars-prill. Por mospagimi i tarifave vendore dhe qirasë bashkiake nuk zëvendëson të ardhurat e humbura të bizneseve.

Gjobat mbi krizën

Të gjendur përballë vështirësive, shumë biznese në Gjirokastër janë përpjekur t’u shmangen rregullave për COVID-19, por mjaft prej tyre janë detyruar të mbyllen përkohësisht dhe të tjerë janë ndëshkuar me gjoba.

Edi Sinoimeri, kreu i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetërorë i tha BIRN se në qark ishin vendosur 35 gjoba dhe ishin marrë 40 masa administrative me mbyllje “për subjekte që nuk kanë respektuar aktet ligjore në fuqi për pandeminë e Covid 19”.

Masat me gjobë kanë qenë në njësi shërbimi, kryesisht bare,  që nuk kanë respektuar aktet ligjore në fuqi  në kuadër të pandemisë , ndërsa masat administrative me mbyllje  kanë qenë për disa institucione publike dhe disa subjekte fasonerie, por edhe njësi shërbimi,” tha Sinoimeri.

Sipas tij, ndërgjegjësimi i qytetarëve të Gjirokastrës për mbajtjen e maskës ka qenë i lartë dhe vlerësohet edhe respektimi prej banorëve i distancimit social në mjedise publike.

Tani këto biznese janë hapur pas krijimit të masave  sipas protokolleve,” shtoi Sinoimeri.

Pas pikut të muajve nëntor-dhjetor, edhe numri i rasteve të reja me COVID-19 është stabilizuar. Numrat kanë zbritur nga 15 raste mesatarisht në ditë në nëntor, në 3.8 raste të reja në 5 ditët e fundit deri më 14 janar.

Drejtuesi i Shërbimit Epidemiologjik në Gjiroakastër tha se përfshirja e testeve të shpejta dhe rritja e numrit të testeve, ka ndikuar në zbutjen e numrave.  “Javën e parë të janarit janë kryer mbi 300 teste dhe 15 persona kanë rezultuar pozitivë,” tha Brahimi.

Testet e shpejta po kryhen edhe në Pikën Kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë dhe në urgjencën e spitalit, duke minimizuar përhapjen.

Personat që marrin shërbimin e urgjencës, por edhe ata që paraqiten dhe shtrohen në spital dhe ka dyshime për COVID 19 testohen më parë,” thotë Bledi Çela, i cili drejton urgjencën në Gjirokastër.  Sipas tij, ky testim i pacientëve ka ndihmuar në parandalimin e infektimeve.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndikimi i pandemise ne gjirokaster turizmi ne gjirokaster ndikimi i pandemise ne gjirokaster turizmi ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët