LIVE UPDATES
Aktualitet

GJK merr vendimin për Ilir Metën, nuk e shkarkon: S’ka shkelje të rënda të Kushtetutës!

16 Shkurt 2022, 07:00 Nga DOSJA
GJK merr vendimin për Ilir Metën, nuk e shkarkon: S’ka shkelje

TIRANË– Ilir Meta do të jetë president i vendit deri në 24 korrik të këtij viti! Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos shkarkojë Ilir Meta nga posti i kreut të shtetit pasi kanë dalë në përfundimin se nuk ka kryer shkelje të rëndë ta Kushtetutës, ashtu siç pretendonte maxhoranca. Në njoftimin e shpërndarë mbrëmjen e kaluar, në orën 11:10, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur se legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet për të vijuar me procesin e shkarkimit të kreut të shtetit, e po ashtu shtoi se ka verifikuar edhe procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, ku gjithashtu nuk kanë gjetur shkelje kushtetuese. Duke u ndalur në 3 pika konkrete, të cilat janë renditur, organi më i lartë i drejtësisë në vend ka vendosur se asnjë nga pikat ku maxhoranca pretendon se Meta i ka tejkaluar kompetencat e tij, nuk qëndrojnë. Pretendimet se Meta ka ndërhyrë në procesin zgjedhor; ka ‘tensionuar’ marrëdhëniet me partnerët strategjikë apo dhe se ka cënuar sigurinë publike, nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. E rrjedhimisht as të betimit që Meta ka bërë për të qenë mbi palët.

“Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se: 1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. 2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi: – Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. – Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. – Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. – Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. 3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës,”-shkruhet në vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Pas shpalljes së vendimit, Meta nuk ka reaguar por zëdhënësi i tij për mediat, Tedi Blushi e ka bërë. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se vendimi është pritur me zero surprizë nga Presidenti, ndërsa maxhoranca ende nuk ka dalë me asnjë qëndrim zyrtar pas rrëzimit të padisë. Por kjo nuk është beteja e fundit ligjore mes tyre! Ai ka depozituar një padi në Prokurorinë e Tiranë dhe në Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke akuzuar maxhorancën se provat e paraqitura ndaj tij në procesin gjyqësor ishin të manipunuara, e gjitha për të bërë të mundur shkarkimin e tij brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj shpjegoi sesi Kuvendi nuk kishte respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 01.02.2022, 03.02.2022 dhe 07.02.2022 vendimin nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se: Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, në përputhje me parashikimet e neneve 90 dhe 131, pika 1, shkronja “dh” të Kushtetutës dhe brenda kufijve të shqyrtimit të saj hyjnë si verifikimi i procedurave të ndjekura nga Kuvendi, ashtu edhe përcaktimi i shkeljes së rëndë, si dhe provueshmëria e fakteve përkatëse. Kuvendi ka legjitimitet për të qenë palë në këtë proces. Legjislatura X e Kuvendit, bazuar në parimin e vazhdimësisë institucionale, ka legjitimitet për të përfaqësuar Legjislaturën IX të tij.

Po ashtu, Legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet substancial, në vlerësim të momentit të konstituimit të Kuvendit, zëvendësimit të deputetëve, numrit të përgjithshëm të deputetëve, mungesës së vendimeve të organeve kompetente për të deklaruar parregullsinë apo pavlefshmërinë e zëvendësimit të mandateve dhe mundësisë së kësaj Legjislature për të arritur kuorumet e nevojshme, si dhe tërësisë së ligjeve dhe vendimeve të miratuara. Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.

Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se: 1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. 2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi: – Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. – Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. – Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. – Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90, pika 2 dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, të Kushtetutës, si dhe nenin 63, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, 

VENDOSI:

– Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është hera e dytë që maxhoranca dhe Partia Socialiste tentojnë të shkarkojnë kreun e shtetit. Por herën e parë dosja nuk shkoi deri në GJK. Kësaj here maxhoranca ngriti një komision hetimor për shkarkimin e Presidentit, i cili sipas tyre ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjellje që përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit, duke përdorur deklarata si: “do t’i presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Po ashtu, Meta kishte dhe përplasje me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Për të gjitha këto, duke shtuar pretendimet për ndërhyrje në fushatën zgjedhore, PS vendosi që të niste procesin për shkarkimin e tij me pretendimin se Meta kishte shkelur betimin për të qenë president mbi palët, që sipas GJK nuk qëndron. 

SHIKO EDHE KËTË:

‘Shkarkimi i Metës’/ ZBARDHEN votat, 6 anëtarët e Kushtetueses votuan PRO, kush doli kundër

Meta në detyrë! VOA: Gjykata Kushtetuese rrëzon parlamentin, Presidenti s’shkarkohet

Meta s’u shkarkua nga GJK/ Këshilltari ligjor: Kush qëndron i palëkundur, s’rrëzohet

Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, vjen reagimi i parë nga Meta: ZERO SURPRIZË!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet