Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘GJOBAXHINJTË’/ Kush janë tri të arrestuarit që zhvatën biznesmenin durrsak, jeta e luksit me makina dhe pushime të sh
31 Korrik 2019, 12:07Nga DOSJA
DURRËS– Dosja.alsjell fotot e dy prej të arrestuarve sot në qytetin e Durrësit, pas një operacioni të Policisë së Shtetit. Sot u prangosën Lulzim Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, Egi Shullazi., 26 vjeç, banues në Krujë dhe Klodian Estrefi, 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Të tri këta persona akuzohen se i kanë vendosur një gjobë biznesmenit N.L., prej 50 mijë eurosh.
Ata u zbuluan pasi kishin kohë në përgjim. Dy prej tyre u arrestuan në flagrancë, teksa po merrnin këstin e radhës prej 50 mijë eurosh nga biznesmeni durrsak, i cili ishte në shantazh prej disa muajsh.
Por kush janë tri gjobaxhinjtë e Durrësit?
Lulzim Zalla, i konsideruar nga Policia si një person tejet i rrezikshëm, është thuajse “fantazmë”. Asnjë foto apo informacion për të nuk qarkullon për të. Burime nga Policia e Shtetit, i thanë Dosja.al, se Zalla akuzohet edhe për vepra të tjera penale, si dhe dyshohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje të bujshme kriminale.
Egi Shullazi, 26-vjeçari që shihni në këtë foto, nga Kruja, duket se ka ditur ta shijojë jetën me paratë që ka fituar nga gjobëvënia. Udhëtime jashtë vendit, dhe makina të veçanta, janë disa nga pasionet e të riut.
Egi Shullazi
Egi Shullazi, i fundit majtas
Egi Shullazi
Më ekonomik është 40-vjeçari Klodian Estrefi. Pushime në Syrin e Kaltër, dhe udhëtime brenda Shqipërisë. Nuk mungojnë pozat me kostume origjinale sportive.
Klodian Estrefi
Klodian Estrefi
Klodian Estrefi
Klodian Estrefi
Tanimë, ata janë në pranga dhe do të përballen para gjykatës me akuzat për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJERMANI– Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pasi ishte dëbuar një vit më parë.Ai u ndalua nga policia gjermane pasi ishte duk...
ITALI –Një 50-vjeçar shqiptar është plagosur në shtetin italian, dhe ka kaluar në gjendje kome.Emigranti shqiptar është parë në gjendje të rëndë nga puno...
TIRANË- Ditën e sotme KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani. Ai ka kaluar me sukses të tria kriteret, pasurinë, profesionalizmin dhe figurën ...
TIRANË- Prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani është shkarkuar ditën e sotme nga KPA, thuajse një vit më vonë pasi u konfirmua nga KPK. (Lexo këtu)Osm...
MBRETËRI E BASHKUAR- Stiven Bregu, i riu shqiptar që nuk fliste anglisht ishte braktisur nga trafikantët e qenieve njerëzore në një qytet britanik në moshë...
Tiranë- Vijnë përplasjet mes biznesmenëve dhe Policisë Bashkiake në Laprakë. Dy pronarët e një biznesi kundërshtojnë vendosjen e kangjellave pranë biznesit të t...
TIRANË- Ditën e sotme Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin Gentian Osmani.Në momentin e dhënies së vendimit, Osmani qëndroi...
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Ardian Dvorani ka nxjerrë sot emrat që cilëve iu ndalohet kandidimi për t’u bërë pjesë e Gjykatës ...
DURRËS– Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzoheshin se i kishin vënë gjobë një biznesi.Arrestimi i tyre u bë pasi tre të rinjtë në bashkëp...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka pasur një tension mes disa biznesmenëve dhe Policisë Bashkiake pranë ish-doganës në Laprakë. Policia Bashkiake kërkon të vendosë ka...