"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Gjobiti me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier,në pranga inspektori i AKU
23 Nëntor 2021, 13:17Nga DOSJA
FIER– Inspektori i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, Mirel Koçi ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për 33-vjeçaren, me iniciale D. S. Të dy, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke gjobitur një dyqan fruta-perimesh me vlerën e 400 mijë lekëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier
Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. -Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë ndalimi për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” për punonjësin e AKU Fier, shtetasin e shpallur në kërkim policor M. K., 48 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18.11.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.
Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. -Po nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier u kap shtetasi i shpallur në kërkim R. Ç., 20 vjeç, banues në Patos, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Organizimi lotarive të pa lejuara”. 20-vjeçari do i dorëzohet shërbimeve të DVP Elbasan për veprime të mëtejshme.
ELBASAN– Ndryshon vendi i takimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Është vendosur që takimi të zhvillohet në Elbasan dhe jo në Durrës,...
TIRANË– 6 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se merreshin me kontrabandë mallrash tekstile. Operacioni i zhvilluar sot “Fast Delivery:” ...
BULLGARI – Shtatë të mbijetuarit të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë shtruar në spitalin Pirogov në kryeqyt...
Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj saqë lidhi miqësi të ngushtë me të vël...
Hetuesit nuk kanë më dyshime në lidhje me vetëvrasjen e 13-vjeçarit në fshatin Golem të Lushnjës. Sipas burimeve nga hetimi, fëmija Arjet Sulovari kishte...
TIRANË– Burgu i Zaharisë është mbyllur ditën e sotme. Të burgosurit janë transferuar në Lezhë.Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh sot në një ta...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar të aksionit të zhvilluar në 5 magazina në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë përfunduar: Anxhela D...