Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Kërkoi ndryshimin e masës, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës
10 Nëntor 2021, 10:05Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar vendimin shkallës së parë, duke lënë në fuqi rrëzimin e kërkesës për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg. Vendimi u dha nga gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova, e cila pas shqyrtimit të kërkesës vendosi të mos i pranoj argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg. Llalla, i cili ndodhet në arrati, në kërkesën e tij mban pretendimin se dënimi me burg mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh. Por kjo kërkesë e Llallës u rrëzua nga GJKKO.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.
Por vetë Llalla ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë disa informacione se kush duhet të bëjë vaksinën anti covid. Këto informacione kanë në ...
TIRANË– Ish-vokalisiti i Kthjellu dhe këngëtari Mentor Haziri ka shpërthyer ndaj organizuesve të festivalit të RTSH-së që ka nisur për gatitjet për m...
TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka marrë postin e ri nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Këshill...
TIRANË– Ministrat e kabinetit kanë dalë sërish sot në një konferencë për shtyp për të njoftuar vendimet e marra. Fillimisht, në fjalën e saj, ministr...
TIRANË-Gjykata e Krujës dha ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin Sajmir Kuçi, i akuzuar për grabitjen dhe dhunën ndaj ...
GREQI– Një episod jo i mirë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp, të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe homologut të tij holandez, Mark R...