LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Lartë lejon kundërshtimin e ndalimit gjashtë-javor të abortit në Teksas

10 Dhjetor 2021, 19:38 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë lejon kundërshtimin e ndalimit gjashtë-javor

SHBA- Gjykata e Lartë ka vendosur që klinikat që ofrojnë kryerjen e abortit në Teksas mund të padisin shtetin për ndalimin e abortit, por gjykata po lejon që ligji të mbetet në fuqi.

Gjykata mori vendimin të premten, më shumë se një muaj pasi dëgjoi argumentet mbi ligjin që e bën të paligjshëm abortin pasi zbulohet aktiviteti kardiak në një embrion. Kjo është rreth gjashtë javë, para se disa gra të kuptojnë se janë shtatzënë. Ligji nuk parashikon përjashtime për përdhunime apo inçest. Ligji është në fuqi që nga 1 shtatori.

Rezultati është në rastin më të mirë vetëm një fitore e pjesshme për klinikat që ofrojnë abortet. I njëjti gjyqtar federal, i cili tashmë e ka bllokuar dikur ligjin, pothuajse me siguri do t’i kërkohet ta bëjë këtë veprim përsëri. Por më pas vendimi i tij do të shqyrtohet nga Gjykata e 5-të e Apelit, e cila ka votuar dy herë për të lejuar zbatimin e ndalimit të abortit.

Çështja mund të rikthehet përsëri para gjykatësve dhe deri më tani nuk ka pasur pesë vota në gjykatën me nëntë anëtarë për ta ndaluar ligjin. Shumica konservatore e gjykatës duket gjithashtu se do të pakësojë të drejtat e abortit lidhur me çështjen e ligjit të Misisipit që u argumentua javën e kaluar, megjithëse ky vendim nuk pritet deri në pranverë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi një ditë pasi një anëtar i gjykatës shtetërore në Teksas vendosi se zbatimi i ligjit, i cili shpërblen paditësit kundër shkelësve duke u dhënë 10,000 dollarë, është jokushtetues, por e ka lënë ligjin në fuqi.

Votimi ishte 8 me 1 në favor të lejimit të padisë për të vazhduar, me vetëm gjyqtarin Clarence Thomas që votoi kundër.

Lufta gjyqësore mbi ligjin e Teksasit është përqendruar në strukturën e tij të pazakontë dhe nëse ai kufizon mënyrë se si ligji mund të kundërshtohet në gjykatë. Ligjvënësit e Teksasit ua dorëzuan përgjegjësinë për zbatimin e ligjit qytetarëve privatë, në vend të zyrtarëve shtetërorë.

Ligji autorizon padi kundër klinikave, mjekëve dhe kujtdo që “ndihmon ose nxit” një abort të kryer pas zbulimit të aktivitetit kardiak. Kjo është zakonisht rreth gjashtë javë të shtatzënisë para se disa gra të kuptojnë se janë shtatzënë.

Rasti ngriti një grup kompleks çështjesh se kush mund të padisë ligjin në gjykatën federale, rruga tipike për sfidat ndaj kufizimeve të abortit. Në të vërtetë, gjykatat federale rregullisht vënë nën kontroll ligje të ngjashme, të cilat mbështeten në zbatimin tradicional nga autoritetet shtetërore dhe lokale.

Gjykata u nda 5-4, me konservatorë në mazhorancë, për një tjetër çështje të ndërlikuar. Gjykata vendosi që zyrtarët e licencimit të Teksasit mund të paditet, por hodhi poshtë pretendimet kundër gjyqtarëve të gjykatave shtetërore, nëpunësve të gjykatës dhe Prokurorit të Përgjithshëm Ken Paxton.

Shefi i drejtësisë John Roberts dhe tre gjyqtarët liberalë kundërshtuan atë pjesë të vendimit në një opinion që thoshte se qëllimi i ligjit të Teksasit ishte “të anulonte vendimet e kësaj gjykate” për abortin.

“Natyra e të drejtës federale të shkelur nuk ka rëndësi; është roli i Gjykatës së Lartë në sistemin tonë kushtetues që është në rrezik,” shkroi Roberts.

Në një opinion të veçantë, gjyqtarja Sonia Sotomayor kritikoi kolegët e saj për atë që ajo tha se ishte “vonesë” në çështjen që ka pasur “pasoja katastrofike për gratë që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për një abort në Teksas”. Ajo tha se vendimi i gjykatës mbylli rrugën më të drejtpërdrejtë për të sfiduar ligjin dhe do t’u “hapë rrugën” shteteve të tjera për të “riparuar dhe përsosur skemën e Teksasit në të ardhmen për të synuar ushtrimin e çdo të drejte të njohur nga kjo gjykatë me të cilën ata nuk bie dakort.”

Që kur hyri në fuqi në shtator, ligji ka vendosur kufizimet më të rrepta të abortit në vend që kur Gjykata e Lartë shpalli për herë të parë të drejtën e një gruaje për abort në vendimin e saj të vitit 1973 Roe kundër Wade.

Në muajin e parë të funksionimit, një studim i publikuar nga hulumtues në Universitetin e Teksasit zbuloi se numri i aborteve në mbarë vendin ra me 50% krahasuar me shtatorin e vitit 2020. Studimi u bazua në të dhënat e 19 nga 24 klinikat e abortit të shtetit, sipas Projektit të Vlerësimit të Politikave të Teksasit.

Gjyqtarët refuzuan të bllokonin ligjin një herë më parë, duke votuar 5-4 në shtator për ta lënë atë të hyjë në fuqi. Në atë kohë, tre të emëruarit e ish-presidentit Donald Trump dhe dy kolegë të tjerë konservatorë përbën shumicën.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aborti ne teksas gjykata e lartë aborti ne teksas gjykata e lartë

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën