LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Lartë rrëzon padinë e republikanëve për zgjedhjet në Pensilvani

9 Dhjetor 2020, 06:57 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë rrëzon padinë e republikanëve për

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të martën kërkesën e republikanëve që kërkonin përjashtimin e rreth 2.5 milion fletëve votimi me postë në Pensilvani, ndërsa ata përpiqen të zhbëjnë humbjen e zgjedhjeve nga Presidenti Donald Trump, ndërsa gjykatësit refuzuan të bllokojnë atë shtet që të zyrtarizojë fitoren e zotit Biden atje.

Përmes një njoftimi të shkurtër Gjykata e Lartë hodhi poshtë një kërkesë nga Kongresmeni Mike Kelly, një aleat i zotit Trump, dhe republikanë të tjerë nga Pensilvania, të cilët hapën një çështje gjyqësore pas zgjedhjeve të 3 nëntorit me argumentat se zgjerimi i votimeve me postë në atë shtet ishte i paligjshëm në bazë të ligjit të atij shteti.

Pensilvania ishte një nga shtetet e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale, ndërsa demokrati Biden mundi republikanin Trump, i cili e kishte fitur këtë shtet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Zyrtarët e shtetit e kishin çertifikuar tashmë rezultatin e zgjedhjeve.

Nuk ka njoftime për mospajtime mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila ka një shumicë konservatore 6-3 përfshi tre të emëruar nga Presidenti Trump. Zoti Trump i pati kërkuar Senatit të udhëhequr nga republikanët që të konfirmojnë të emëruarin e tij të fundit, gjykatësen Amy Coney Barret, para ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të merrte pjesë në çdo çështje të lidhur me zgjedhjet.

Presidenti Trump ka pretenduar se ai ka fituar rizgjedhjen, duke ngritur akuza të pabazuara për manipulime të përhapura në votime në disa shtete, përfshirë Pensilvaninë. Demokratët dhe kritikë të tjerë e kanë akuzuar Presidentin Trump se po synon të zvogëlojë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve amerikane dhe të minojë demokracinë duke u përpjekur të përmbysë vullnetin e votuesve.

“Zgjedhjet kanë mbaruar. Duhet ta ndalojmë këtë cirk procesesh gjyqësore dhe të ecim përpara,” tha Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë Josh Shapiro, një demokrat, përmes një postimi në Twitter.

Gjykata e Lartë po ashtu duhet të marrë një vendim lidhur me një çështje tjetër të ngritur të martën që ka lidhje me zgjedhjet. Teksasi i qeverisur nga republikanët, me shpresën për të ndihmuar zotin Trump, ndërmori një përpjekje të pazakontë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në Pensilvani dhe tre shtete të tjera – Xhorxhia, Miçigan dhe Uiskonsin – duke ngritur një padi kundër tyre në Gjykatën e Lartë.

Paditësit republikanë argumentojnë se programi universal “pa asnjë juftifikim” i votimit me postë, i miratuar nga legjislatura e Pensilvanisë e kontrolluar nga republikanët në vitin 2019, që i mundëson banorët të votojnë me postë për çdo arsye, shkelte kushtetutën e shtetit.

Zoti Biden e fitoi Pensilvaninë me një epërsi prej 80 mijë votash dhe mori një përqindje më të lartë të votave me postë se zoti Trump. Shumë më tepër njerëz votuan me postë këtë vit si rezultat i shqetësimeve nga koronavirusi ndërsa u përpoqën të shmangin turmat në qendrat e votimit.

Para votimeve, Presidenti Trump u kërkoi mbështetësve të tij që të mos votojnë me postë, duke ngritur pretendime të pabazuara se votimi me postë – një tipar i kahershëm i zgjedhjeve amerikane – ishte i mbushur me mashtrime.

FUQIA JURIDIKE

Pensilvania tha në një deponim në gjykatë se sfiduesit republikanë po kërkonin nga gjykatësit që të “ndërmarrin një nga veprimet më dramatike dhe përçarëse të fuqisë juridike” në historinë e Amerikës duke anuluar çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të një shteti.

Ai shtet tha se shumica e asaj që sfiduesit kishin kërkuar ishte e debatueshme pasi rezultati i zgjedhjeve tashmë ishte çertifikuar dhe ajo që ata kërkonin në të vërtetë ishte që “gjykata të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve.”

Gjykata e Lartë e Pensilvanisë e hodhi poshtë sfidën me 28 nëntor, duke thënë se padia nuk ishte paraqitur në kohën e duhur kur u miratua ligji i votimit me postë. Gjykata e hodhi poshtë vendimin e një gjykate më të ulët e cila kishte dhënë urdhër që shteti të mos çertifikonte zgjedhjet në pritje të një seance.

Fushata e zotit Trump dhe aletatët e tyre kanë humbur një seri çështjesh gjyqësore në shtetet kryesore të fituara nga zoti Biden, përfshi Xhorxhian, Miçiganin, Uiskonsin dhe shtete të tjera. Gjykatësit kanë hedhur poshtë pohimet e përgjithshme për parregullsi në votime.

Zoti Biden ka marrë 306 vota elektorale, duke tejkaluar cakun prej 270 votash të nevojshme, krahasuar me zotin Trump i cili ka marrë 232 vota në Kolegjin Elektoral i cili përcakton rezultatin e zgjedhjeve. Biden fitoi gjithashtu votën popullore me më shumë se 7 milionë vota.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën