LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Matit shpalli fajtorë 14 të akuzuarit për dëmtim e materialeve zgjedhore në vitin 2019-të

27 Korrik 2021, 07:02 Nga DOSJA
Gjykata e Matit shpalli fajtorë 14 të akuzuarit për dëmtim e

MAT– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka shpallur paraditen e të hënës, vendimin përfundimtar për 14 të pandehurit si personat përgjegjës për dëmtimin e materialeve të zgjedhjeve lokale në vitin 2019-të.

Gjykata vendosi të shpallë fajtorë të 14 të akuzuarit për djegien e materialit zgjedhor në KZAZ-të 16 dhe 17 në Mat e Klos dhe dëmtim të kompjuterëve dhe ekraneve të numërimit.

Të dënuarit akuzohen për “dëmtim me dashje të materialit zgjedhorë”, “kundërshtim të policisë”, “organizim grumbullimi të paligjshëm”, “prishje të qetësisë publike”, ndërsa tre prej tyre akuzohen edhe për “kanosje të zgjedhësve”. Në total gjykata dha 7 vjet burg, 13 vjet burg të konvertuar në 26 vite dënim me kusht dhe 4 vite burg të konvertuar në 960 orë punë në interes publik.

Të dënuarit ishin pjesë e përpjekjeve të Partisë Demokratike dhe LSI, të cilat bojkotuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të penguar procesin zgjedhor që u mbajt vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste dhe forcave të vogla opozitare. I gjithë vendi u përfshi në protesta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta ‘anulloi’ datën e zgjedhjeve, diçka që nuk u pranua nga shumica. Partia Socialiste i fitoi të gjitha bashkitë në vend në zgjedhje thuajse pa rivalë, por disa prej tyre janë pa kryebashkiakë për shkak të procesit të dekriminalizimit.

Prokurori i çështjes Abaz Muça i tha BIRN se ishte kërkuar që të vuanin dënimin me burg vetëm për personat që kishin precedentë të mëparshëm penal. Muça tha se ndër të dënuarit me burg ishte një i dënuar më parë për vjedhje, një i dënuar për dhunë në familje dhe një i dënuar për plagosje. Ai shtoi se këta “nuk mund të dënoheshin me kusht”.

Ndërkohë ai tha se ishin dënuar me punë në interes publik ish-nëpunës të bashkive që morën pjesë në dëmtimin e KZAZ-ve. “Personat që s’kanë pasur precedentë penalë janë dënuar me kusht”, tha Muça. Prokurori sqaroi se një person i 15, i gjykuar në të njëjtin grup, ishte kapur atë ditë me armë pa leje dhe është dënuar për këtë fakt dhe jo për përfshirjen në dëmtimin e KZAZ-ve.

Deputetja e zgjedhur e PD-së Dhurata Çupi reagoi menjëherë pas vendimit duke e cilësuar atë politik. “Vendimi për të dënuar 14 qytetarë që bënë betejë për demokracinë duke lënë 4 prej tyre në burg, është vendim politik dhe i papranueshëm”, shkroi Çupi në faqen e saj në Facebook. Çupi po ashtu lidhi rastin me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të qershorit 2019, që u zhvilluan pavarësisht bojkotin e forcave kryesore të opozitës. “Gjykata e Matit nxiton të dënojë politikisht ata që kërkuan me çdo kusht zgjedhje të barabarta e të lira”, pretendoi Çupi.

Njëlloj ashpër reagoi edhe Arjan Lika kryetari i PD-së së Matit. Lika tha se ndërsa nuk ishin dënuar autorët e masakrës zgjedhore, po dënoheshin dhe persekutoheshin qytetarë “Pse protestuan për zgjedhje e votë të lirë”.

7 nga të akuzuarit u dënuan me shërbim prove. Shkëlzen Uka, Riza Disha, Myrteza Gjini, Paqësor Elezi, Asllan Likursi dhe Edmond Lalaj,  u dënuan me nga 2 vjet burg, që u konvertuan në katër vite dënim me kusht. Xhevalin Gjergji, u dënua me 1 vit burg të konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Sokol Lela, Fatmir Molla, Mehmet Limani dhe Ilirian Celiku u dënuan me nga 1 vit burg të konvertuar në 240 orë punë në interes publik për secilin.

Ndërkohë Adriatik Lika, që po ashtu akuzohej për “pengim të zgjedhësve” dhe “kanosje të zgjedhësve” u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg.  Haki Likursi dhe Alehandër Muharremi, të akuzuar po ashtu edhe për “kanosje të zgjedhësve” u dënuan me nga dy vit burg. Hazbi Kurtagja, i cili u arrestua me të njëjtin grup personash, por që siç del ishte nën akuzë vetëm për mbajtje armësh të ftohta, u dënua me 8 muaj burgim për armëmbajtje./Reporter/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abaz muça denohet 14 persona per demtim materialesh zgjedhore gjykata matit ilir meta abaz muça denohet 14 persona per demtim materialesh zgjedhore gjykata matit ilir meta

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën