Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Gjykata e Milanos e kishte dënuar me 24 vite burg, prangoset 45-vjeçari në Tiranë (EMRI)
1 Qershor 2021, 06:49Nga DOSJA
TIRANË– Eduart Dhamo, 45 vjeç, është arrestuar gjatë natës për llogari të drejtësisë italianë. 45-vjeçari u vu në pranga ka Policia pasi rezulton i dënuar me 24 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë,”-thuhet në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor “Alias”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
(k.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me operacionin e Policisë së Shtetit në zonën e Fushë Krujës pak ditë më parë, ku u asgjesuan ...
ELBASAN– Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me...
TIRANË– Procesi i portabilitetit të numrave celularë prej muajsh është mjaft problematik dhe mijëra përdorues përballen me refuzime të kërkesës për t...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka shpërthyer pas publikimit të videove të kryegjyqtares Enkeleda Hoxha në rrjetin social të Tik Tok. I ftuar në emisionin “O...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ u diskutuan videot e shpërndara nga gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Gazetarja Klodiana Lala dhe...
TIRANË– Ditën e sotme qytetarët shqiptarë nuk janë më të detyruar të mbajnë maskën në ambientet e jashtme.Nga dita e sotme do të zgjatet orari i lëvizjes m...
Nga 350 universitete të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, Universiteti i Tiranës u klasifikua në vendin e 301 nga njësia prestigjioze e vlerësimit “QS – World...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por në zonat malore mund të ketë ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë pritur sot në takim ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi K...