LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë:E drejta e BE ka përparësi ndaj kushtetutës kombëtare

21 Dhjetor 2021, 20:14 Nga DOSJA
Gjykata Evropiane e Drejtësisë:E drejta e BE ka përparësi

STRASBURG – Në pamje të parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ndërhyri vetëm në një mosmarrëveshje të brendshme rumune. Por në realitet, gjyqtarët e Luksemburgut bënë një konstatim shumë të qartë për të ardhmen e të gjithë BE: gjykatat kushtetuese kombëtare mund të shpërfillen, BE ka përparësi. Dhe ky është gjithashtu një mesazh interesant për Gjykatën Kushtetuese Federale Gjermane. Sepse deri tani ka qenë gjithmonë e qartë se fjalën e fundit e kanë gjyqtarët në Karlsruhe. Në raste urgjente, ata përdorin Ligjin Themeltar Gjerman për të kontrolluar se deri në çfarë mase mund të vendosë BE në Gjermani.

Konkretisht, vendimi i Gjykatës ka të bëjë me një mosmarrëveshje ndërmjet gjykatave të rregullta të Rumanisë dhe Gjykatës Kushtetuese të atjeshme. Gjykata e Lartë e rregullt kishte dënuar disa deputetë dhe ministra për korrupsion. Por Gjykata Kushtetuese rumune më pas e anuloi vendimin për arsye formale. Si pasojë, procedurat e reja penale janë bërë më të vështira, në mos të pamundura, sepse ato ndër të tjera do të ishin të parashkruara. Gjykata e Lartë, e cila konstatoi qartë probleme masive të sundimit të ligjit në Rumani, më pas iu drejtua GJED-së dhe pyeti se kë duhet të ndiqte: BE, i cili i kushton rëndësi të madhe luftës kundër korrupsionit, apo Gjykatën Kushtetuese Kombëtare.

E drejta evropiane ka gjithmonë përparësi

Nuk është për t’u habitur që Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë tani përcakton se nëse ekziston rreziku që veprat e rënda të mashtrimit të mos dënohen më sistematikisht, dhe kjo veçanërisht në dëm të BE, atëherë gjykatat e rregullta në Rumani nuk duhet të ndjekin më Gjykatën e tyre Kushtetuese. Gjyqtarët evropianë shkojnë shumë prapa në kohë me vendimin e tyre: që në traktatin e vitit 1957 për Komunitetin Ekonomik Evropian, askush nuk kundërshtoi apo paraqiti ndonjë rezervë zyrtare dhe prandaj që atëherë është bërë e qartë që përparësi ka gjithmonë e drejta e BE. Gjykata Evropiane e Drejtësisë është organi që përcakton se deri ku shkon kjo. Dhe duke qenë se e njëjta e drejtë duhet të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare, disa vende thjesht nuk mund të devijojnë prej kësaj.

Një mesazh për të gjitha gjykatat kushtetuese

Ky është gjithashtu një sinjal i qartë ndaj Gjykatës Kushtetuese të Polonisë dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare, tek të cilat sundimi i ligjit çalon dhe që rregullisht vënë në dyshim BE. Madje edhe gjyqtarët kushtetues gjermanë mund të nxjerrin udhëzime nga ky vendim. Në të vërtetë, vitin e kaluar ata për herë të parë patën një diskutim të nxehtë me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe vendosën që GJED nuk kishte punuarsi duhet gjatë kontrollit të Bankës Qendrore Evropiane dhe se për këtë arsye autoritetet gjermane nuk duhet t’i binden automatikisht BE.

Puna shkoi aty sa Komisioni Evropian nisi edhe një procedurë shkeljeje kundër Gjermanisë. Kjo procedurë ndërkohë është ndërprerë. Qeveria gjermane ka deklaruar zyrtarisht, si një ofertë paqeje, se autoriteti i GJED sigurisht që do të njihet. Deri tani, vendimet e Gjykatës më të lartë të BE janë zbatuar pothuajse gjithmonë në vendet anëtare. Vetëm në raste të izoluara kanë bërë dallime gjykatat kushtetuese kombëtare vitet e fundit. Mesazhi nga Luksemburgu është tashmë i qartë: jeni të detyruar të na ndiqni. Kur jeni në dyshim, nuk ka kuptim t’i referoheni kushtetutës suaj. Gjyqtarët dhe autoritetet duhet të zbatojnë atë që thotë BE, është BE që ka përparësi. Dhe askush nuk duhet të dënohet që ndjek BE, në vend të gjykatës së tij kushtetuese.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjykata e te drejtave te njeriut perplasen dy gjykata europiane strasburgu gjykata e te drejtave te njeriut perplasen dy gjykata europiane strasburgu

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit