LIVE UPDATES
Bota

Gjykata kanadeze anulon marrëveshjen me SHBA për azilantët

23 Korrik 2020, 18:13 Nga DOSJA
Gjykata kanadeze anulon marrëveshjen me SHBA për azilantët

KANADA- Një gjykatë kanadeze anuloi të mërkurën Marrëveshjen e Vendit të Tretë të Sigurtë me SHBA, duke deklaruar se disa elementë të ligjit shkelin kushtetutën kanadeze që garanton jetën, lirinë dhe sigurinë.

Por Gjykatësja Ann Marie McDonald e shtyu vënien në jetë të vendimit për gjashtë muaj, për t’i dhënë kohë për përgjigje parlamentit kanadez.

“Kam vendosur se klauzolat e ligjit shkelin ganacitë e seksionit të 7-të të Kartës,” tha gjykatësja duke iu referuar Kartës së të Drejtave në Kushtetutën e Kanadasë.

Sipas marrëveshjes, immigrantët që kërkojnë azil në Kanada dhe futen në Kanada nga SHBA përmes pikave kufitare, duhet të kthehen në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkojnë azil atje.

Por nëse futen në tokë kanadeze duke kaluar kufirin jo nga një pikëkalimi zyrtare, por në mënyrë ilegale, ata lejohen që të vazhdojnë procesin e aplikimit për azil në Kanada. Në pjesën më të madhe, refugjatët lejohen të jetojnë në Kanada duke përfituar nga sistemi zemërgjerë i ndihmave sociale, ndërkohë që presin përgjigje për kërkesën për azil, gjë që mund të kërkojë vite të tëra.

Vjet, organizata Amnesty International, Këshilli Kanadez për Refugjatët dhe Këshilli i Kishave Kanadeze ngritën padi duke argumentuar se qeveria kanadeze nuk ka garanci se personat e kthyer në SHBA do të jenë të sigurtë, bazuar në trajtimin e imigrantëve nga administrata Trump.

Akt-padia ngrinte si argument ndalimet në masë të azil-kërkuesve, të kthyer në SHBA nga Kanadaja, si dhe ndarjen e prindërve nga fëmijët, si shembuj të rrethanave “jo të sigurta” për azil-kërkuesit në Shtetet e Bashkuara.

Mary-Liz Power, zëdhënëse për Ministrin e Sigurisë Publike, Bill Blair, tha se ishin në dieni të vendimit të gjykatës.

“Megjithëse gjykata federale ka marrë vendim, zbatimi nuk hyn në fuqi deri më 22 janar 2021,” tha zonja Power përmes një deklarate me shkrim. “Marrëveshja e Vendit të Tretë të Sigurtë mbetet në fuqi”.

Të mërkurën, tre grupimet që paraqitën padi e përshëndetën vendimin dhe i bënë thirrje qeverisë kanadeze të mos e apelojë. Po ashtu ata u bënë thirrje autoriteteve kanadeze të ndalin menjëherë kthimin e azil-kërkuesve në SHBA.

‘Kjo nuk duhet lejuar”

“Marrëveshja e Vendit të Tretë të Sigurtë është bërë burim shkeljesh të të drejtave të njeriut për vite me radhë,” tha Alex Neve me Amnesty International, një ndër organizatat që paraqitën padi për të anuluar marrëveshjen. “Kjo nuk duhet lejuar të vazhdojë,” tha zoti Neve.

Përmes një deklarate, ligjvënësja e opozitës Jenny Kwan e Partisë së Re Demokratike e cilësoi vendimin një fitore të rëndësishme për të drejtat e azil-kërkuesve.

“Ky vendim do të shpëtojë jetë. Shpresojmë që Liberalët ta pranojnë vendimin, pa e apeluar pasi deri tani kanë humbur të drejtat shumë njerëz”.

Një email në adresë të Departamentit amerikan të Shtetit për reagime ndaj vendimit të gjykatës kanadeze ende nuk ka marrë përgjigje.

Një ish-atashe e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Otavë, e cila punoi për të hartuar hollësitë e zbatimit të marrëveshjes, tha se vendimi i gjyqit është kritikë e drejtpërdrejtë ndaj politikave të qeverisë kanadeze për të kthyer azil-kërkues në SHBA, duke e cilësuar këtë akt shkelje të Kartës kanadeze për të drejtat e njeriut.

“Në linja të përgjithshme vendimi është kritikë edhe ndaj politikave të SHBA për të ndaluar azil-kërkuesit,” tha përmes një emaili të mërkurën Theresa Brown, tani drejtoreshë e imigracionit dhe politikave kufitare në Qendrën për Politika Dypartiake në Uashington.

Që kur Presidenti Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë në 2017, dhjetëra mijëra njerëz kanë hyrë në Kanada duke kaluar kufirin ilegalisht, ku më pas janë arrestuar, por pastaj kanë pasur mundësi të bëjnë kërkesë për azil.

Shumë shtetas të huaj që vijnë nga vende të tjera në SHBA, udhëtojnë drejt pjesës veriore të shtetit të Nju Jorkut dhe shkojnë më pas në qytetin Çemplejn, ku rrugë fshati të çojnë në anën tjetër të kufirit, ku ata kalojnë më këmbë dhe pas arrestimit, bëjnë kërkesën për azil dhe presin në liri.

Në kushtet e pandemisë, ata që futen ilegalisht tani kthehen menjëherë në vendin nga erdhën.

Organizatat që ngritën padi argumentojnë se me braktisjen e marrëveshjes, azil-kërkuesit do të kenë kurajon të paraqiten në pikat e kalimit kufitar, gjë që do t’u japë fund kalimeve të paligjshme të kufirit.

Marrë nga:VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anulohet marrëveshja shba anulohet marrëveshja shba

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri