LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese/ Shpallen dy vende vakante nga Presidenti dhe Kuvendi, inkurajohen prokurorët të aplikojnë për gjyqtar

6 Tetor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese/ Shpallen dy vende vakante nga Presidenti dhe Kuvendi,

TIRANE– Këshilli i Lartë i Prokurorëve inkurajon prokurorët të cilët përmbushin kriteret për emërimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar duke u konfirmuar në detyrë, të aplikojnë për të ushtruar detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Janë shpallur vendet vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe KLP ku garantohet prokurorët se nëse zgjidhen dhe ushtrojnë detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të mandatit, Këshilli i riemëron në sistem në një pozicion karriere.

Deklarata e plotë:

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të 8 anëtarëve, në mungese të znj. Nurihan Seiti, si dhe në prezencë të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Seanca ka nisur me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.09.2020.

Me propozim të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi dhe me miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në seancën plenare, rendit të ditës i është shtuar dhënia e një interpretimi ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndaj kërkesës së prokurorëve për verifikimin e mundësisë e rikthimit në sistemin e prokurorisë të prokurorëve, pas mbarimit të mandatit të tyre eventual në Gjykatën Kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që, me anë të një deklarate, t’u bëjë thirrje publike të gjithë prokurorëve të vendit, të cilët kanë kaluar procesin e vettingut me vendim të formës së prerë, të aplikojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, deri në datën 14 Tetor 2020, kohë kur mbaron afati për pranimin e aplikimeve.

Këshilli deklaron se dispozitat të sipërpërmendura gjatë diskutimeve në mbledhje përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t’u garantuar  prokurorëve që, pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre, në një pozicion barasvlershmën me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Me propozim të Komisionit të Disiplinës, Këshilli vendosi pezullimin e procedimit disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020, filluar ndaj një magjistrati me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.  Ky pezullim ka efekt deri në administrimin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të vendimit gjyqësor përfundimtar të Gjykatës së Apelit Durrës në lidhje me kallëzimin penal ndaj prokurorit në fjalë.

Ky vendim i njoftohet brenda 5 ditëve, prokurorit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet i anonimizuar në faqen zyrtare të Këshillit.

Pasi u njoh me relacionin shpjegues të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi raportin për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Julian Zonja, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Një kopje të këtij raporti i dërgohet menjëhere Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokuroreve vendet vakante ne gjykaten kushtetuese keshilli i larte i prokuroreve vendet vakante ne gjykaten kushtetuese


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet