LIVE UPDATES
Politike

Gjykata-kushtetuese/ Zëri i Amerikës: Yuri Kim bëri apel disa herë brenda një kohe të shkurtër, situata u komplikua kur&#

7 Dhjetor 2020, 17:27 Nga DOSJA
Gjykata-kushtetuese/ Zëri i Amerikës: Yuri Kim bëri apel disa

SHQIPËRI– Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian, Luigi Soreca përsëritën sot sërish me forcë nevojën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të çojë përpara procesin e vlerësimit të kandidatëve për tre poste vakante në Gjykatën Kushtetuese. Sipas ambasadores Kim, nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri në 31 Dhjetor

Për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër, ambasadorja amerikane Yuri Kim, por dhe homologu i saj europian Luigi Soreca, patën në qendër të vëmendjes procesin e plotësimit të vendeve të mbetura bosh në Gjykatën Kushtetuese. Sot ata ju rikthyen sërish kësaj teme, duke këmbëngulur në nevojën që të ecet përpara.

Ambasadorja amerikane ishte e drejtpërdrejtë kur shkruajti në një postim në Twitter se “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për t’i dërguar listën e kandidatëve, Presidencës dhe Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar” shkruajti ambasadorja Kim.

Në fakt KED-ja u mblodh sot, por vetëm për të miratuar proceserbalin e mbledhjes së kaluar, ndërkohë që në proces vlerësimi ajo ka dhe dy kandidatë të tjerë për një nga vakancat e Presidentit. Ndërkaq duket se situata u komplikua më tej dhe pas një vendimi po të ditës së sotme, të Gjykatës administrative të Apelit, e cila rrëzoi një vendim të KED-së që skualifikonte kandidaten Zhaklina Peto. Kjo është hera e dytë që Gjykata kundërshton Këshillin e Emërimeve, lidhur me vendimet ndaj kësaj kandidateje. Rikthimi në garë i Petos, do të thotë një rinisje e procedurave nga e para për të.

Aktualisht KED-ja po shqyrton kandidaturat për tre vende të mbetura bosh, dy të shpallura nga presidenti dhe një tjetër nga parlamenti. Situata duket të jetë e ngjashme me atë të nëntorit të kaluar, ku për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve, pati interpretime të ndryshme që çuan në një përplasje të fortë mes dy institucioneve.

Për vakancën e parë të Kreut të Shtetit, janë kualifikuar vetëm dy kandidatë, Altin Binaj dhe Sonila Bejtja. Në këtë vakancë është dhe kandidatura e Petos që u rikthye sot në lojë.

Për vendin e shpallur nga parlamenti, është vetëm një kandidaturë, sërish zoti Altin Binaj, i cili është po kandidat, dhe në vakancën e dytë të Presidentit. Për këtë vend bosh, ka dhe një tjetër kandidat të kualifikuar, ndërsa janë dhe dy të tjerë në proces vlerësimi.

“Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti”, shkruajti zonja Kim në Twitter. Një qëndrim i përforcuar menjëherë edhe nga ana e ambasadorit Soreca sipas të cilit “është jetike që KED të përmbyllë me shpejtësi vlerësimin e kandidatëve për postet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias. Garantimi i funksionimit të plotë të Gjykatës është një kusht themelor për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Konferencën e parë ndërqeveritare”.

Nga ana e saj, ambasadorja Kim nënvizoi dhe rolin e aktorëve politik në këtë çështje, kur shkroi se “udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”. Në kushtet kur numri i kandidatëve është i kufizuar, nevojitet një bashkëpunim mes parlamentit dhe presidentit, në mënyrë që përzgjedhja e njërës palë, të mos nxjerrë jashtë loje palën jetër, e po ashtu dhe interpretimi që ato, do t’i bëjnë faktit, që lista ka mbetur me më pak se tre kandidatë. Deri më tani të dyja palët i kanë kërkuar KED-së, që pavarësisht situates së krijuar, të vijojë me procesin deri në fund duke përmbyllur dhe fazën e pikëzimit dhe më pas renditjen e kandidatëve, kur është më shumë se një i tillë.

Nëse në fund të procesit dhe do të zgjidhen 3 anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, atëherë numri i trupës që e përbën atë shkon në 7, duke bërë të mundur që ajo të rinisë nga funksioni, ndonëse jo me të gjithë 9 anëtarët e saj.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ked ked

Sondazh

Poll
Politike 7 Dhjetor 2020, 17:20

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet onlin...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet