LIVE UPDATES
Bota

Gjykata mbështet pretendimin e gazetarëve në padinë kundër ish-Presidentit Trump

4 Mars 2021, 08:59 Nga DOSJA
Gjykata mbështet pretendimin e gazetarëve në padinë

Rruga ligjore për të sfiduar një president i cili sulmon gazetarët është bërë pak më e lehtë tani pasi një grup aktivistësh për lirinë e shtypit mbylli me marrëveshje një padi të ngritur ndaj qeverisë amerikane.

Muajin e kaluar, organizata PEN America arriti marrëveshje me administratën e re lidhur me një padi që kishte ngritur kundër ish-Presidentit Donald Trump.

Marrëveshja mban në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët në 2020, ku afirmohet e drejta për të ngritur padi ndaj presidentit, nëse një palë gjykon se ai ka përdorur autoritetin e postit të tij për t’u hakmarrë ndaj gazetarëve për raportime kritike.

Megjithëse çështja nuk kaloi në gjyq, pala që ngriti padi beson se zgjidhja është pozitive dhe do të ketë ndikim afat-gjatë.

“Pa dyshim, do të donim të kishim marrë vendim gjykate për meritat e çështjes që ngritëm. Por jemi të kënaqur që gjykata pranoi se anulimi i kredencialeve apo çertifikimit të sigurisë së gazetarëve në përgjigje të një raportimi kritik, përbën shkelje të Amendamentit të Parë për lirinë e shtypit,” tha Kristy Parker, juriste për shoqatën “Mbrojmë Demokracinë” dhe kryesuese e ekipit të avokatëve për palën që ngriti padi.

David A. Schulz, pedagog i Fakultetit të Medias në Universitetin Yale, tha se “marrëveshja në vetvete nuk bën ndonjë gjë të madhe”, por ka vlerë sepse mbështet vendimin e gjykatës në 2020.

“Ky vendim do të mbetet pjesë e kodit ligjor,” tha zoti Schulz, i cili ishte pjesë e ekipit të juristëve që paraqitën padinë.

Beteja Ligjore

Marrëveshja kurorëzoi një betejë ligjore dy vjeçare.

Në 2018, organizata PEN America, e përfaqësuar nga shoqata “Mbrojmë Demokracinë”, Klinika për Median dhe Informimin në Universitetin Yale dhe firma juridike Davis Wright Tremaine, ngriti padi në gjykatën e Distriktit të Nju Jorkut.

Padia argumentonte se Presidenti i atëhershëm Donald Trump ishte hakmarrë ndaj gazetarëve për artikuj kritikë, duke shkelur Amendamentin e Parë që mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit.

“Megjithëse presidenti është i lirë të kritikojë shtypin, ai nuk mund të përdorë autoritetin e qeverisë amerikane për të ndëshkuar apo për t’ia mbyllur gojën,” thuhej në aktpadi.

Në argumentet e organizatës që ngriti padi përfshiheshin edhe rezultatet e një ankete me anëtarët e saj, ku më shumë se gjysma shpreheshin se besonin që “kritikat publike ndaj administratës Trump mund t’i vinin në rrezik”.

Ndër anëtarët e organizatës është korrespondenti i rrjetit CNN, Jim Acosta, të cilit Shtëpia e Bardhë i anuloi përkohësisht kredencialet në nëntor 2018 pas një shkëmbimi të ndezur në një konferencë shtypi.

Zoti Schulz tha se anketa dhe prova të tjera dëshmojnë se Presidenti Trump përbënte “kërcënim në forma që ndikonin tek mbulimi i lajmit”. Veprimet e tij, të marra në total, përbënin censurë, tha ai për Zërin e Amerikës.

Përveç pezullimit të kredencialeve, padia ngre pretendimin se ish-Presidenti Trump apo zyrtarë të administratës së tij kishin:

-Anuluar ose kishin kërcënuar se do të anulonin çertifikimin e sigurisë për ish-zyrtarë qeveritarë që bënin publikisht komente kritike ndaj presidentit;

-Nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të rritur tarifat postare për të ndëshkuar Jeff Bezos, shefi ekzekutiv i Amazonit dhe pronar i gazetës Washington Post;

-Udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të merrte masa kundër gjigandit mediatik Time Warner si rezultat i qëndrimit “antagonist” të rrjetit CNN, një prej zotërimeve të tij.

-Kërcënuar të anulonin liçencat e transmetimit për grupe mediatike si hakmarrje për “mbulim që nuk i pëlqente presidentit”.

Departamenti i Drejtësisë, i cili përfaqësoi Presidentin Trump në këtë çështje gjyqësore, u përpoq ta quante të pavlefshme ngritjen e akuzave duke argumentuar se organizata PEN America nuk mund të ngrinte padi pasi nuk ishte pala e ndikuar dhe se nuk kishte arritur të dëshmonte se ish-Presidenti Trump kishte penguar lirinë e shtypit.

“Akuzat e saj për mpakjen e lirisë së shprehjes janë tepër të përgjithshme dhe nuk meritojnë veprime: pala akuzuese nuk ka identifikuar një individ konkret, të cilit i është reduktuar liria e shprehjes,” shkruante në një mocion të prillit 2019 Departamenti i Drejtësisë.

Ky institucion po ashtu argumentonte se gjykata nuk kishte autoritetin për të kontrolluar veprimet zyrtare të një presidenti.

Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte për këtë artikull.

Padia gjyqësore nuk u flak, por u ngushtua në fokus.

Në mars 2020, Gjykata e Distriktit Jugor të Nju Jorkut doli me vendimin se pala akuzuese nuk gëzonte të drejtën të paraqiste padi për disa nga pretendimet e saj, por lejoi organizatën Pen America, në emër të anëtarëve të saj, të kërkonte dëmshpërblim lidhur me anulimin apo kërcënimet për anulimin e kredencialeve dhe çertifikatave të sigurisë.

Mandati i Presidentit Trump përfundoi para se të përmbyllej gjyqi dhe çështja u zgjidh në marrëveshje me administratën e Presidentit Biden.

Marrëveshja thotë se mbyllja e çështjes nuk nënkupton se pala e akuzuar pranon fajin, por gjykata vendos të mbajë në fuqi vendimin e shkallës më të ulët të viti 2020 në favor të organizatës Pen America.

Ndikimi Ndërkombëtar

Avokatët e çështjes e konsiderojnë këtë rast një mjet kundër abuzimit të pushtetit në SHBA dhe vende të tjera.

Në të ardhmen, shpjegon Nora Benavidez, drejtoreshë e Programeve për Lirinë e Shprehjes pranë organizatës PEN America, do të jetë më e lehtë të ngrihet padi pasi gjykata arsyetoi se ishte me vlerë argumenti i PEN America se aktet hakmarrëse të një presidenti ndaj gazetarëve janë shkelje e Amendamentit të Parë të Kushtetutës.

“Jam krenare që hapëm pista të reja me këtë çështje,” tha zonja Benavidez. “Mendoj se fitorja do të vlejë në të ardhmen pasi tani kemi një rast pararendës që ndihmon për të forcuar lirinë e shtypit për vitet që vijnë”.

Kjo çështje mund të ketë jehonë edhe jashtë SHBA.

“Bota i hedh sytë nga SHBA kur flitet për lirinë e shtypit,” tha Irene Khan, Raportuese Speciale e OKB-së për mbrojtjen e lirisë së opinionit dhe shprehjes.

“Ato që ndodhën nën administratën Trump dërguan një mesazh të gabuar në vende të tjera. Kjo çështje do të dërgojë një mesazh pozitiv,” tha ajo.

Zonja Parker me shoqatën Mbrojmë Demokracinë shpreson se të tjerët do të nxjerrin mësime mbi mënyrat për t’iu kundërvënë akteve autoritare. “Ashtu si Pen America që e bënë përmes gjyqësorit”.

Por jo të gjithë e konsiderojnë padinë si zgjidhjen e duhur për përplasjet e medias me Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëdhënia mes presidentit dhe shtypit e ka bazën ligjore në Kushtetutë. Të dyja palët duhet të përpiqen të qëndrojnë brenda kësaj kornize,” thotë Lisa Nicole Matthews, president e Klubit Kombëtar për Shtypin. Zonja Matthews shton se ligji nuk duhet të përdoret për të zgjidhur mosmarrëveshje si për shembull kredencialet e gazetarëve apo aktet e presidentit ndaj korpusit të gazetarëve.

“Gazetarët dhe presidenti duhet të jenë në gjendje t’i diskutojnë mes tyre këto mosmarrëveshje. E vërtetë, pati plot probleme me administratën e kaluar, por ngritja e padive nuk është zgjidhje për shtypin,” thotë ajo.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll
Bota 4 Mars 2021, 08:11

Vjena nuk do të mbështetet te BE për vaksinat

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz nuk dëshiron të mbështetet vetëm te BE për vaksinat e Covid-19 të brezit të ri, të cilat mbrojnë edhe nga mutantët e rinj të...

Bota 3 Mars 2021, 21:01

Ambasada në Izrael mbetet në duart e Kurtit

KOSOVË- Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti,...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë