Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Ka kaluar afati 6 mujor që ka qenë në dispozicion të gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou për ta konfirmuar apo për ta hedhur poshtë aktakuzën me 10 pika, të dorëzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i bën përgjegjës presidentin Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri veselin për një sërë krimesh gjatë dhe pas luftës.
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur të mos ta bëjën publike nëse janë proceduar për gjykim akuzat ndaj Thaçit e Veselit. Siç ka bërë të ditur para më shumë se dy javësh shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara, Angela Griep, kjo aktakuzë, sikur edhe të tjerat mund të konfirmohet, por mund të mos bëhet publike menjëherë.
“Derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj. Gjyqtari i procedurës paraprake, në varësi të specifikave të çështjes individuale, ka deri në gjashtë muaj kohë për të marrë një vendim nëse do ta hedhë poshtë ose do ta konfirmojë aktakuzën. Në të njëjtën kohë, rregullat parashikojnë një numër skenarësh që mund të rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar që ajo të bëhet publike më vonë se gjashtë muaj pas depozitimit të saj”, thuhet në përgjigjjen e Dhomave të Specializura.
Në rregullorën e punës së kësaj gjykate, ekzistojnë rregulla, sipas të cilave, gjyqtari i procedurës paraprake në disa raste mund të urdhërojë që aktakuza e konfirmuar të mos publikohet për një kohë.
Njëri nga rregullat e Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara specifikon se në disa rrethana, publikimi i aktakuzës mund të shtyhet.
“Në rrethana të posaçme, në rast se para konfirmimit të aktakuzës Prokurori i Specializuar paraqet arsye të vlefshme, për arsye të sigurisë, për parandalimin e arratisjes së të akuzuarit, apo të çrregullimit të procedurave, ose trazirave shoqërore, gjykatësi i procedurës paraprake, ndër të tjera, mund të urdhërojë përkohësisht mosnxjerrjen publike të aktakuzës, dokumenteve ose informacionit që ka lidhje me aktakuzën deri në një urdhër të dytë. Sidoqoftë, aktakuza bëhet publike, nëse është e nevojshme me redaktime, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, – thuhet në rregullin 88, i quajtur “Statusi publik i aktakuzës”.
Ndërsa avokati Arianit Koci, ka thënë ditën e shtunën se Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po iu shkelen të drejtat elementare të njeriut nga Gjykata Speciale, e cila nuk po tregon asgjë lidhur me aktakuzën e propozuar ndaj tyre.
“Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të Kosovës, e as ndaj Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020. Afati gjashtë mujor ka skaduar! Një popull i tërë po mbahet peng! Në anën tjetër, Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale”,- ka shkruar Koci, në një reagim në Facebook, ku ka vënë në dukje se kështu po humbet besimi ndaj Gjykatës.
Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua kishte paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura. Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë. Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat e paraqitura.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI-Politikani i SPD dhe Nënkryetari i Bundestagut, Thomas Oppermann ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani para disa orësh.Sipas DW, bëhet e ditur se ...
GREQI– Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vetëm pak kohë para takimit të tij të planifikuar me Mitsotakis dhe Dendias në Athinë ka thënë se: Është ...
FRANCE– Mësuesi Günther Ferber e kishte mbaruar mësimin, kur shpërtheu një grindje mes dy nxënësve. Njëri prej tyre nxorri një thikë, që përdorej edhe në ...
ARMENI- Konfliktet për rajonin e Nagarno-Karabaku nuk i ka ndaluar as armëpushimi i tret. Sipas Theguardian Azerbajxhani dh Armenia kanë akuzuar njëra-tjetrën p...
Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën vazhdon të rritet, duke shkuar në mbi 43 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,159,472 njerëz dhe...
ITALI– Pak para mesnatës një helikopter privat është rrëzuar mbi Cervinia, në zonën Cime Bianche, në 3 mijë metra mbi nivelin e detit në Itali.Mediat ital...
TURQI– Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sfidoi Shtetet e Bashkuara për të vendosur sanksione kundër vendit të tij ndërkohë që ka filluar një sulm të dytë pe...
Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit! Këtë e njoftoi së fundmi gaz...
Biznese të profileve të ndryshme operojnë në katër komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Pot...
Turqia tha se do të zgjate veprimtarinë kërkimore për naftë të anijes së saj Oruc Reis në një zonë të diskutueshme të Mesdheut lindor deri në 4 nëntor. Njoftimi...