LIVE UPDATES
Bota

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të fillojë në 2022-shin, këtë vit priten arrestime të reja nga Specialja

2 Janar 2021, 16:15 Nga DOSJA
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të fillojë

KOSOVË- Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të nisë në vitin 2022. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare të cilat shkruajnë se këtë vit pritet që të ketë arrestime të tjera nga Specialja. Pas arrestimit të ish-Krteëve të UÇK-së, postin e kryetarit të saj e ushtroi Faton Klinaku. I pyetur nga mediat kosovare ai ka thënë se Specialja ka ftuar mbi 200 persona si dëshmitarë apo të akuzuar në mnyrë që të rëndojnë akuzat e Hysni Gucaitit dhe Nesim Haradinajt.

 “Mbi 200 persona të ftuar, qoftë dëshmitarë apo akuzuar, ka pasur thirrje po ashtu të personave që kanë qenë më herët dëshmitarë duke i provokuar apo shantazhuar mos iu kanë ardhur disa dosje, krejt kjo është bërë për të rënduar akuzën ndaj zotit Gucati dhe zotit Nasim Haradinaj. Për skandalet që u kanë ndodhur atyre në Hagë nuk duhet të përgjigjen krerët e organizatës së veteranëve sepse nuk është e paligjshme nëse ti e informon publikun për disa gjëra që ata i kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë serbe për krime lufte”, thotë Klinaku.

Ndërkohë që në lidhje me çështjen e Hagës ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Ai ka thënë se prokrorët në Gjjykatën Speciale kanë një strategji veprimi të imponuar nga persona të tjerë. Më tej në fjalën e tij Miftaraj ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka dhënë asnjë sqarim se si kanë rrjedhur informacionet e dosjeve të UÇK-së.

 “Prokurorët në rastet e Gjykatës Speciale e kanë bërë një strategji e cila u është imponuar nga një varg veprimesh, aktivitetesh që janë ndërmarrë qoftë në raport me personat e akuzuar e më së shumti nga OVL-UCK. Nuk duhet harruar asnjëherë faktin që dosjet që janë publikuar nga OVL-UCK në njëfarë mënyre e kanë ulur integritetin, e kanë ulur besueshmërinë por edhe profesionalizmin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Gjykatën Speciale. Dhe Gjykata Speciale edhe sot nuk ka dhënë asnjë sqarim se si kanë rrjedhur këto informacione që në bazë të ligjit, mandatit të Gjykatës Speciale do të duhej të ishin të garantuara sa i përket sekretit”, thotë Miftaraj.

Ndër të tjera Miftaraj ka thënë se sivjen do të ketë aktakuza të tjera të konfirmuara, ndërkohë që fillimi i procesit gjyqësor nuk do të fillojë para vitit 2022.

“Do të kemi aktakuza të reja të konfirmuara, do të ketë me siguri mund të ketë arrestime të reja, në këtë drejtim jam i bindur që viti 2021 do të kalojë më shumë përmes konferencave statutore e seanca gjyqësore që nënkupton fillimi i procesit gjyqësor nuk mund të ketë para vitit 2022, respektivisht para mesit të vitit 2022”, thotë ai.

Miftaraj gjithashtu ka thënë se  propozimi i prokurorit për fillimin e procesit gjyqësor këtë vit është i papranueshëm pasi duhet të paktën 18 muaj hetime në mënyrë që të konsiderohen të vlefshme dhe të sakta.

 “Prokurorët, që për ne ka qenë e çuditshme, janë duke kërkuar të fillojnë proceset gjyqësore brenda tre apo gjashtë muaj nga momenti që njëfarë mënyre veç kanë filluar seancat statutore në gjykatë, e që për ne si IKD çdo i pandehur në çfarëdo procedure duhet t’i sigurohet një gjykim i drejtë, i pavarur dhe një gjykim i paanshëm e që në fund e fiton besimin e publikut. Në këtë rast, me vet faktin që prokurorët po insistojnë që gjykimet të fillojnë kaq shpejtë dhe mos t’i jepet mundësi avokatëve mbrojtës kohë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, një farë mënyrë e shohim nga ana e Prokurorisë si një qasje shumë selektive”, tha Ehat Miftaraj.

Gjithashtu në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe avokati Kushtrim Palushi. Ai ka thënë se avokatët duhet që të kenë të njëjtën kohë sa prokuroria për të hetuar rastin dhe të përgatitet për mbrojtjen e të akuzuarve.

Duhet sa kohë ka pasur prokuroria të hetojë rastin dhe të hetojë mbi aktakuzë, përafërsisht të njëjtën kohë ta ketë në dispozicion edhe mbrojtja për të përgatitur mbrojtjen e saj dhe për të zhvilluar hetime për fakte dhe prova që shkojnë në favor të të akuzuarve”, thotë ai.

Më tej ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka për të marrë parasysh faktin që t’i lirojë ata ose tu japë ndonjë masë të butë. Ndërkohë që lirimi eventual i të akuzuarve mund të vijë vetëm pas  gjysmës së dytë të vitit 2021 nëse do të keët ndonjë ndryshim i rrethanave në lidhje me hetimin.

 “Nuk besoj që gjykata do të marr parasysh për t’i liruar ata, pse për t’ju shqiptuar ndonjë masë më të butë të sigurisë. Siç e thash, argumentet kryesore të gjykatës për shqiptimin e paraburgimit, fakti i mundësisë së ndikimit në dëshmitarë, pengimi i procedurës, fuqia politike por edhe fuqia që këta persona kanë, sepse janë figura kryesore jo vetëm të luftës por edhe e politikës kosovare, andaj nuk besoj që të njëjtit mund të lirohen. Nëse mund të flasim për ndonjë lirim eventual kjo mund të vijë tek pas gjysmës së dytë të vitit 2021 kur mund të vijë në shprehje ndonjë ndryshim i rrethanave qoftë në terren apo në lidhje me hetimin apo përgatitjen e palëve për gjykimin”, thotë ai.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll
Bota 2 Janar 2021, 16:13

KOSOVË– Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Prishtinë, tek vendi i quajtur ‘Kafet e vogla...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet