LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqtarja u ngatërron mbiemrin për 13 vite, familja humb dëmshpërblimin nga shteti

1 Shkurt 2022, 20:37 Nga DOSJA
Gjyqtarja u ngatërron mbiemrin për 13 vite, familja humb

Ish-gjyqtarja dhe prokurorja e Kukësit, Fahrije Vata për 13 vite me radhë ka bërë të njëjtat gabime më familjen Imeri duke i ndryshuar dhe tjetërsuar mbiemrin.Ky ndryshim me apo pa dashje i mbiemrit të familjes u ka kushtuar atyre humbjen e dëmshpërblimit që do të merrnin nga shteti për pronat e tyre të përmbytura nga liqeni i Fierzës në Kukës. Në Fiks Fare u ankua Afrim Imeri duke treguar se znj. Fahrije Vata ka qenë dy herë gjyqtare në çështjen e familjes Imeri dhe një herë në rolin e prokurores.

“Historia fillon që me vendimin e çeljes së trashëgimisë së familjes sonë në vitin 1999. Xhaxhai ka bërë kërkesë padi për çelje dëshmi trashëgimie, në treshen e gjyqtarëve është Fahrije Vata. Gjykata vendos duke tjetërsuar mbiemrin e gjyshit tim Zeqir IMERI në Zeqir KURTI. Është gabuar me dashje sepse në të gjithë faqet e vendimit thuhet Imeri dhe në fund thotë Kurti. Nga Zeqir Imeri në Zeqir Kurti!!!,”- shprehet Afrimi.

Sipas dokumenteve të depozituara pranë gjykatës nga Këshillit Qarkut Kukës thuhet mbiemri Imeri, dhe asnjëherë Kurti. Çuditërisht shprehet denoncuesi kjo gjyqtare kthehet sërish në një cështje tjetër të familjes Imeri, për padinë e rivendosjes në afat. Edhe xhaxhai i Afrimit bëri padi me mbiemrin Imeri, po çuditërisht dosja e këtij vendimi është zhdukur. Këtë e konfirmon edhe gjykata e Kuksit me një shkresë. Përveç ndryshimit të mbiemrit të familjes Imeri edhe numri i kallëzimit penal del se është gabim. Gabime të cilat Prokuroria e Kukësit i konsideron lapsuse të znj. Vata.

Afrimi kërkon ndihmën e Fiksit për të gjetur si është e vërteta, pasi sipas tij dikush ka përfituar duke dëmtuar familjen e tij. “S’na jepen dokumentet e dosjes, pasi është asgjësuar dosja pa baza ligjore” shprehet denoncuesi dhe në këto kushte i janë drejtuar më një kallzim prokurorisë për asgjesimin e dosjes pa baza ligjore nga ana e Gjykatës Kukës.

Asokohe pjesë e Prokurorisë Kukës ishte bërë edhe Znj. Vata pra nga ish qjyqtare kishte kaluar prokurore. Kallëzimi i familjes Imeri i ra prokurores Fahrije Vata për t’u hetuar. Sërisht znj. Vata gabon sërish me mbiemerin duke e kthyer atë në Hasani.

“Kallëzimin e bëj unë, emri im është AFRIM IMERI. Prokuroria, lërë që nuk e heton, po edhe më tjetërson mbiemrin. Sikur të mos mjaftonte me të parat, abuzon me shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme. Në vendim thotë denoncuesi Afrim Hasani, lindur në Has, banues në Yrshek, i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzim 147/1. ” shton denoncuesi. Tjetër gabim që të lë për të dëshiruar është se kallzimi fillon me nr 438, por përfundom me nr 3438. Ndërkohë që denoncuesi cilëson se në vendimin e prokurores çuar me postë pas 4 muajsh tek ai, mbi zarf duket qartë marrësi Afrim Zeqir Imeri. Pra prokuroja nuk gabon në shkrimin e mbiemrit të saktë mbi zarf, por në dokument po.Fiks Fare kërkoi nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës informacion për problemin e familjes Imeri

Gjykata e Kukësit në përgjigjen e saj, sqaron se zonja Fahrije Vata ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtares pranë kësaj gjykate për periudhën korrik 1994 deri ne qershor te vitit 2000. Në lidhje me gabimet e mbiemrave, Gjykata thotë se në pjesën e dispozitivit të vendimit nr. 95 datë 09 prill 1999, konstatohet i vendosur mbiemri ‘Kurti’. Vendimmarrja dhe arsyetimi i vendimit është e drejtë e trupit gjykues të çështjes dhe rrugët e kundërshtimit apo korrigjimit të vendimeve civile të gjykatave përcaktohen saktë në Kodin e Procedurës Civile.

Për asgjësimin e dosjes, gjykata pohon se kërkesa civile me objekt çelje dëshmie trashëgimie, me kërkues shtetasin Avdi Ymeri është dërguar për ruajtje të përhershme në Arkivin Qendror të Sistemit të Drejtësisë në Tiranë.

Kërkesa civile “Rivendosje ne afat”, me kërkues Avdi Ymeri, ruhet sipas afateve të përcaktuara në bazë të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 4895/5, datë 01.11.2016.

Pra, dosja e rivendosjes në afat është asgjësuar. Por, sipas një letërkëmbimi mes ankuesit dhe Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit i shkruan se dosjet e pronave janë në ruajtje të përhershme. Gjykata e Kukësit ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet në fuqi, duke e detyruar qytetarin që të kallëzojë penalisht veprimet e gjykatës në Prokurorinë e Kukësit. Por, edhe kallëzimi, ra në dorën e ish gjyqtares, Fahrije Vata.

Ndërkohë, Fiks Fare tentoi të komunikonte me prokuroren Fahrije Vata. Por në Prokuroinë e Kukësit iu konfirmua se prokurorja ishte me raport. Kancelari i pyetur për ndryshimet e mbiemrit në kallzim nga Imeri në Hasani e shpjegon si gabime teknike. Gazetarët e Fiksit u përpoqën të komunikojnë edhe vetë me prokuroren Vata por që nuk morën përgjigje prej saj. Ndërkohë para disa ditëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për shkarkim nga detyra të prokurores së Kukësit, znj Fahrije Vata. Vendimmarrja për shkarkimin u mor bazuar në problemet e gjetura me pasurinë.

Pas këtij vendimi, Prokuroria e Kukësit i ktheu përgjigje emisionit Fiks Fare lidhur me problemin e denoncuesit Afrim Imeri prokuroria sqaron se ish prokurores Vata denoncimi i qytetarit i ra me short elektronik. Ndërsa për sa i përket gabimeve në lidhje me mbiemrin dhe numrin e kallëzimit penal, të bëra nga znj. Vata, prokuroria i konsideron lapsuse. Por për këto lapsuse të zonjës Vata me mbiemrat e paditësve dhe të të kallzuarve, nga Hasani e Kurti, familja Imeri humbi dëmshpërblimin që i takonte nga shteti për pronat e tyre.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afrim hasani fahrije vata kukes afrim hasani fahrije vata kukes

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit