LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Maratona’ në Kushtetuese/ Meta kërkon “shkarkim” të ri, shtyhet seanca për 3 shkurt

1 Shkurt 2022, 07:49 Nga DOSJA
‘Maratona’ në Kushtetuese/ Meta kërkon

TIRANË– Gjykata Kueshteuese ka vendosur shtyrjen e seanës për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se seanca është shtyrë për të enjten më datë 3 shkurt, ora 10:00, e gjitha pas kërkesës së këshilltarit ligjor të presidentit, Bledar Dervishaj për më shumë kohë në mënyrë që të njiheshin me pyetjet e Kuvendit. Kërkesa u miratua nga trupa gjykuese duke caktuar pas 2 ditësh ‘takimin’ e radhës.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën e parë për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2021. Procesi gjyqësor nisi në orën 10:00 në ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe për më shumë se pesë orë pati replika e kundërpërgjigje mes palëve. Vetë Meta, siç kishte paralajmëruar nuk ishte prezent në sallë, por u përfaqësua nga këshilltari ligjor Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike në Presidencë, Katrina Treska. Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste u përfaqësua nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Si fillim, këshilltari presidencial Bledar Dervishaj lexoi kërkesën e plotë të kreut të shtetit Meta ndaj Gjykatës Kushtetuese. Nëpërmjet këtij dokumenti, Meta kërkoi përjashtimin e kryetares së Gjyjkatës Vitore Tusha me argumentin se asaj i ka skaduar mandati në krye të Gjykatës Kushtetuese si dhe të anëtarëve të tjerë të trupës, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari. Për këta të fundit, Meta argumentoi përmes përfaqësuesit ligjor se ka dyshime për paanshmërinë e tyre ndaj çështjes së tij duke arsyetuar se kanë gjykuar edhe dosje të hershme të përplasjeve mes Presidencës dhe Kuvendit. Një tjetër argument lidhej me vonesën kohore të GJK për të trajtuar çështjen e shkarkimit të presidentit nga Kuvendi. Meta theksonte se kjo çështje duhej të kishte filluar maksimumi 3 muaj pas kërkesës së tij për shqyrtim dhe se tashmë do të kishte një vendim përfundimtar.

Trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin dhe doli në përfundimin se pretendimet e Metës ishin të pabaza. Asnjë nga anëtarët nuk u dorëhoq. Por, përfaqësuesit ligjorë të kreut të shtetit nuk u ndalën me aq por bënë një tjetër kërkesë duke këmbëngulur që çështja e shkarkimit të tij të vendoset nga legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi Kuvendit të vjetër i kishte kaluar afati. E pranishme në sallë, Bushka tha se vendimet e Kuvendit nuk mund të jenë asnjëherë nul. Ajo e konsideroi procesin e sotëm si kushtetues. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se Meta ka dëmtuar institucionet duke nxitur dhunë me deklaratat përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Ndërkohë, anëtari i trupit gjykues Përparim Kalo ngriti disa pyetje lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Ai kërkoi të dinte se mbi ç’baza konstatoi Kuvendi se Meta është shprehur politikisht gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.  Në total, anëtarët e trupit gjykues ngritën 70 pyetje lidhur me procesin e shkarkimit të Metës. Përgjigjet e të cilave u morën brenda 2 orësh nga Presidenca. Megjithatë përgjigjet e tjera nga Kuvendit do të duan më shumë kohë që të marrin përgjigje, por mbrojtja do të duhet që të përgatisë gjithçka deri më datë 3 shkurt.

Çfarë ka ndodhur?

Vetëm pak ditë më parë presidenti Ilir Meta i kërkoi kryetares së Gjykatës Kushtetuese që t’i vendosë në dispozicion procedurën e ndjekur për çështjen e shkarkimit të tij për mënyrën se si është zgjedhur relatori e mbi ç’baza është ngritur kërkesa. Ai ka kërkuar edhe hetim disiplinor nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për relatoren  që mori në dorë çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, Fiona Papajorgji. Sipas Kreut të Shtetit, Papajorgji e kolegë të saj kanë konsumuar shkelje të rënda etike e profesionale që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta është depozituar më 1 korrik të vitit të kaluar. Maxhoranca ngriti një komision hetimor për shkarkimin e Presidentit, i cili sipas tyre ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjellje që përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Konkretisht Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’i presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.

Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë duhet të shkarkohet. Gjatë mbledhjeve të Komisionit Hetimor deputetët përbërës të Komisionit kanë ‘skanuar’ të gjitha deklaratat e Metës, përfshirë edhe termin ‘anëtarët’ e ‘Ndrangheta-s’ që ka përdorur ai për të krahasuar deputetët. Në fund u vendos se deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore, por jo vetëm, nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Më pas, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Mandati i Metës si President përfundon zyrtartisht më 24 Korrik të vitit 2022.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ç’ndodh po u shkarkua Meta? Dervishaj: S’mund të ndodhë, nuk ka çështje!

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për të enjten në orën 10:00 seancën për Metën

Përplasje në Kushtetuese, Dervishaj: Autorizimi i Mërkurit,shqetësim për Presidencën

Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, rinis seanca, do lexohen përgjigjet e palëve

Dervishaj zbardh fjalimin e Ramës: Metën e konsideroi kryedeputet të Opozitës

Procesi i shkarkimit të Metës në GJK, seanca rifillon në 17:30

Seanca për shkarkimin e Metës, Kalo: Mbi ç’baza u ngrit Komisioni Hetimor?

Shkarkimi i Metës në GJK, Balla: Presidenti nxiti dhunë, mbajti qëndrim politik

Kushtetuesja i tha “jo”, Meta s’tërhiqet, kërkon të shkarkohet nga parlamenti i ri

Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesat e Metës, Bushka: Vendimet e Kuvendit s’janë nul

Meta kërkoi shkarkimin e trupit gjykues, Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e tij

Presidenca publikon kërkesën: Gjyqtarët e Kushtetueses të heqin dorë nga çështja

LAJM I FUNDIT/ Meta kërkoi dorëheqjen e trupës, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Gjyqi i shkarkimit të Metës në GJK, këshilltari Dervishaj: Të dorëhiqen anëtarët

Me dy gishtat lart, Meta përcjell përfaqësuesit për në Kushtetuese: Bledi e Katrina

Kushtetuesja ‘vulos’ fatin e tij, Meta: Ku ka më bukur se kur e nis ditën me Ritën

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit