LIVE UPDATES
Aktualitet

Problemet me pasurinë i rrezikojnë karrierën gjyqtares së Apelit Administrativ

10 Janar 2020, 10:58 Nga DOSJA
Problemet me pasurinë i rrezikojnë karrierën gjyqtares së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, mbajti të enjten seancën dëgjimore publike për subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

Subjekti është rivlerësuar për shkak të funksionit për të 3 kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, në bazë të shortit të hedhur nga Komisioni me 15 nëntor 2018.

KPK ka administruar si pjesë e procesit të rivlerësimit raportet e institucioneve ndihmëse, por gjithashtu ka ndërmarrë një hetim të pavarur duke gjetur një seri problemesh që lidhen me pasurinë, profesionalizimin e gjyqtares dhe konfliktin e interesit, që lidhej më aksionet në një kompani që ka lidhur kontrata publike. DSIK e ka vlerësuar gjyqtaren si të përshtatshme për vazhdimin e detyrës, duke mos konstatuar probleme me pastërtinë e figurës.

Për gjithë gjetjet e parashtruara subjektit i është kaluar barra e provës. Gjatë seancës dëgjimore gjyqtarja Gazidedja bëri një përmbledhje të parashtrimeve që kishte depozituar me shkrim, duke kundërshtuar shumicën e gjetjeve të Komisionit për kriterin e pasurisë dhe duke i justifikuar disa të tjera si “gabime njerëzore.”

Në përfundim të seancës dëgjimore, pasi i ishte përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarja e trupës, Firdes Shuli dhe vëzhguesja ndërkombëtare e ONM-së, Marie Tuma  –  ish gjyqtare penaliste suedeze, Gazidedja kërkoi konfirmimin në detyrë.

Alkelina Gazidedja e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe për më shumë se një dekadë e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në korrik 2013, Gazidedja u dekretua anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht.

Probleme me pasurinë

Sipas raportit të paraqitur në KPK nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, deklarimi i subjektit të rivlerësimi nuk është në përputhje me ligjin, ajo ka mungesë dokumentacioni për krijimin e pasurive të patundshme, nuk ka bërë fshehje pasurie, nuk ka bërë deklarim të rremë, dhe është në kushtet e konfliktit të interesit.

Megjithëse, ILDKPKI është autoriteti përgjegjës  për kontrollin dhe vlerësimin e pasurisë për subjektet e rivlerësimit kalimtar, Komisioni ka bërë një hetim të pavarur të pasurisë së subjektit, duke administruar provat e depozituara nga gjyqtarja në ILDKPKI, provat e dorëzuara si pjesë të pyetësorëve dhe ato të administruara nga institucionet publike.

Relatorja Genta Tafa Bongo nënvijëzojë se subjekti i rivlerësimit ka qenë bashkëpunues gjatë procesit.

Gjatë hetimit të pavarur, KPK ka shqyrtuar deklarimet, burimin dhe ligjshmërinë e të ardhura për disa pasuri të patundshme dhe të luajtshme të subjektit dhe personave të lidhur, aksionet në kompani, depozitat bankare dhe kursimet në cash.

KPK ka hetuar një dyqan me sipërfaqe 25.7 m2 në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë, me vlerë 5.4 milion lekë, një shtëpi 3-katëshe – të përbërë nga kati përdhes, kati i parë dhe papafingo në karabina, aksione me vlerë 50 mijë lekë në kompaninë Albtelekom, tokë arë në Lushnje dhe Dibër të përfituar sipas ligjit 7501, llogari bankare në emër të subjektit, bashkëshortit të saj dhe djemve të tyre. Një automjet Benz ML të blerë në vitin 2008 nga bashkëshorti i subjektit dhe një automjet ‘Peugeot’ të blerë nga nja nga djemtë e gjyqtares ne vitin 2014, blerjen e një biznesi person fizik nga djali i subjektit si dhe një apartament 88 m2 në Tiranë nga ky i fundit. Gjithashtu, KPK ka bërë analizën financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të subjektit të rivlerësimit.

Sipas KPK-së për sa i përket pasurisë dyqan në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë me vlerë 5.4 milionë lekë në vitin 2012, subjekti i rivlerësimit ka deklaruar si burim për krijimin e pasurisë të ardhurat nga paga, të ardhurat nga shitja e makinave, si dhe një hua me vlerë 1.8 milionë lekë nga motra e bashkëshortit, zonja B.M, nga të cilat 1.6 milionë nëpërmjet bankës ‘Procredit’ dhe 150 mijë lekë në ‘cash.’ Kjo hua është shlyer nëpërmjet bankës në vitin 2018. Sipas KPK-së nga hetimi ka rezultuar se personi i lidhur ka pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për huanë e dhënë, por ka konstatuar pamundësi financiare në vlerën 1 milion lekë nga subjekti për krijimin e kësaj pasurie.

Në lidhje me shtëpinë 3-katëshe të familjes Gazidedja, subjekti ka deklaruar se ajo është ndërtuar nga viti 1997 e në vazhdim deri në vitin 2016 si objekt informal me burim shitjen e banesës në Peshkopi, të ardhurat nga paga dhe një kredi nga banka ‘Procredit’. Për këtë aset ILDKPKI ka konstatuar se subjekti ka mungesë dokumentacioni. Sipërfaqja e deklaruar në deklaratën periodike për vitin 2003 është 100 m2, ndërsa sipërfaqja e deklaruar në deklaratën e veting është 536 m2. Vlera e pasurisë e deklaruar nga subjekti në deklaratat periodike është 2 milion lekë dhe 11,000 euro, ndërsa vlerë e përllogaritur nga ALUIZNI është 15 milionë lekë. Sipas KPK subjekti ka dështuar të deklarojë sipërfaqen e saktë në deklaratat periodike, si dhe nuk ka deklaruar vlerën e ndërtimit të katit papafingo. Nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e truallit dhe shtimin e likuiditeteve në vitin 2010. Gjithashtu, subjekti nuk ka pasur mjaftueshëm të ardhura për krijimin e pasurisë së patundshme.

Në lidhje me aksionet në shoqërinë Albtelekom me vlerë 50 mijë lekë, Komisioni vlerësoi se subjekti është në shkelje të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të Interesit,” që ndalon posedimin e aksioneve në kompani që marrin kontrata publike. Ndërkohë, KPK nuk ka konstatuar probleme në lidhje me dy sipërfaqe tokë arë,  respektivisht 1920 m2 në fshatin Brezhdan në Dibër dhe 15 dynym në fshatin Zgjan të Lushnjes, të përfituara sipas ligjit 7501.

Komisioni ka hetuar depozitat bankare të subjektit, të bashkëshortit të saj dhe të djemve në bankat ‘Procredit’, ‘Raiffeisen,’ ‘Credins’ dhe Tirana. KPK ka konstatuar si problematike një derdhje 1.5 milionë në ‘cash’, që ka shërbyer për një pagesë ndaj ALUIZN-it. Gjithashtu, janë konstatuar dhe mungesë të burimesh të ligjshme për një depozite në Raiffeisen Invest në vitin 2014, që ka ardhur si pasojë mos pagimit të tatimit të të ardhurave personale nga bashkëshorti i subjektit. Për një depozitë në Tirana Bank me vlerë 1.2 milionë lekë, nuk ka pasur deklarim të kursimeve ‘cash’ në deklaratën përkatëse periodike.

Në vitin 2014, njëri djemtë ‘D. Gazidedja’ ka blerë një automjet ‘Peugeot’ për të cilin ka mungesë burimesh financiare të ligjshme. Gjithashtu, bashkëshorti i gjyqtares ka mungesë burimesh të ligjshme për një këst prej 5000 euro në vitin 2009 për blerjen e një automjeti ‘Benz ML’. Ndërkohë për blerjen e një biznesi person fizik me vlerë 450 mijë lekë nga djali tjetër i gjyqtare deklarimet janë të sakta. E njëjta gjë vlen për një apartament të blerë në vitin 2018 me vlerë 8.1 milionë lekë.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk ka paguar tatimet për të ardhurat personave dhe para vitit 2014 nuk ka pasur kontrata për të ardhurat e deklaruar nga qiradhënia. Gjithashtu nga analiza financiare e subjektit është konstatuar mungesë burimesh financiare për vitet 2003,2004, 2006,2010 dhe 2016.

Për sa i përket vlerësimit profesional, KPK ka administruar raportin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ka vlerësuar denoncimet që kanë ardhur në emër të gjyqtares duke konstatuar një listë të gjatë problematikash në vendimet e analizuara, që luhaten nga dhënia e dëmshpërblimeve me të mëdha se kërkesa e palës së paditëse dhe deri tek dhënia e vendimeve duke u bazuar në vendime të shfuqizuara të Gjykatës së Lartë. Ashtu si për gjetjet për kriterin e profesionalizmit gjyqtares i është kaluar barra e provës për të cilat ajo ka dhënë shpjegime me shkrim.

Shtëpi të ndërtuar me krahë

Gjatë fjalës së saj në seancë dëgjimore, gjyqtarja Alkelina Gazidedja deklaroi se i qëndronte parashtrimeve që kishte paraqitur me shkrim dhe i përmblodhi ato në mënyrë të shkurtuar përpara trupit gjykues. Gjyqtarja nënvijëzojë se për sa i përket mosdeklarimit të kursimeve ‘cash’ në vitin 2009 – që kanë shërbyer për depozitën në bankën ‘Tirana’ prej 1.2 milionë lekë, bëhej fjalë për një “gabim njerëzor.”

Më tej gjatë fjalës së saj ajo u përqendrua tek kosto e ndërtimit të shtëpisë 3-katëshe, duke insistuar se vlerës se përllogaritur nga KPK, që bazohej në vlerën për metër katror të Entit të Banesave, duhej t’i hiqej kosto e punës e bërë me krahë nga bashkëshorti dhe i biri. Gjyqtarja gjithashtu deklaroi se gabimet njerëzorë në deklarimet e saj periodike lidheshin me faktin se ajo ishte pjesë e një familje të madhe. Ajo u ankua për mos analizimin e të ardhurave të vjehrrit dhe vjehrrës si burim për ndërtimin e shtëpisë dhe përllogaritjen e vlerës së katit papafingo që është karabina.

Për sa i përket mos pagimit të tatimit për të ardhurat personale për qiratë, subjekti deklaroi se në bazë të legjislacionit tatimor këto të tatime ishin detyrime të qiramarrësit. Në momentin që kishte marrë dijeni që nuk ishin paguar, i kishte likuiduar ato në organet tatimore. Sa i përket konfliktit të interesit që krijohet nga posedimi i aksioneve të Albtelekom, gjyqtarja nënvizojë se kompania nuk i kishte njoftuar kurrë aksionerët e vegjël – shumica ish-punëtorë të kompanisë, për kontratat e lidhura me shtetin. Gjyqtarja shtoi se pasi kishte marrë dijeni të këtij fakti, kishte marra masa për t’i dhuruar këto aksione.  E pyetur nga anëtarja e KPK, Firdes Shuli nëse kishte gjykuar çështje të Albtelekom, gjyqtarja deklaroi se ‘nuk i kujtohej’.

Ajo kundërshtoi analizën financiare duke deklaruar se shumica e viteve me mungesë burimesh i atribuoheshin mospagesës së TAP-it për të ardhurat nga qiraja, ndërkohë që insistoi që këto të ardhura kanë qenë të ligjshme. Ajo gjithashtu u ankua se pagesat për shkollimin e djalit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe të bashkëshortit si avokat, nuk ishin përfshirë në analizë financiare në koston e jetesës. Gjyqtarja Gazidedja gjithashtu insistoi se të ardhurat e bashkëshortit nga kompania SERE ishin të ligjshme dhe duhet të përfshiheshin në llogaritje.

Në përfundim të seancës dëgjimore, gjyqtarja Alkelina Gazidedja kërkoi nga Komisioni konfirmimin në detyrë. Vendimi i KPK-së për gjyqtaren do të shpallet me datë 13 janar, ora 9:00.

Marrë nga BIRN

J.V;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alkelina gazidedja vetingu alkelina gazidedja vetingu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj