LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë firmosën Marrëveshjen e Mirëkuptimit për t

10 Janar 2020, 10:00 Nga DOSJA
Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia

TIRANË- Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Tiranë, nënshkruan sot me datë 09 Janar 2020, një Marrëveshje Mirëkuptimi, si hap të parë të bashkëpunimit, për rijetësimin dhe transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe rajonale të inovacionit dhe arsimit dixhital, për të rinjtë e moshës nga 12 deri në 24 vjeç. AADF dhe Bashkia Tiranë kanë marrë përsipër realizimin e transformimit të Piramidës, në një qendër shumëfunksionale, për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve, për promovimin e sipërmarrjes, teknologjisë, artit dhe kulturës në Tiranë.

Vodafone u bashkohet kontribuesëve kryesorë të këtij projekti, duke ofruar të gjitha mjetet dhe ekspertizën e nevojshme, për të mundësuar një ekosistem dixhital, ku të rinjtë mund të mësojnë dhe të provojnë teknologjitë e fundit, si dhe të jenë të përgatitur për të qenë pjesë e revolucionit të 4-ët industrial. Përfaqësues të lartë nga Vodafone, Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë zhvilluan një konferencë për shtyp për të njoftuar bashkëpunimin për këtë projekt të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë por dhe gjithë rajonin. Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray, e cila vizitoi Piramidën dhe ishte e pranishme në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, u shpreh:

Jam shumë e lumtur që Vodafone do të jetë pjesë e transformimit dixhital të Piramidës, projekt i cili është një dëshmi e ritmit të shpejtë me të cilin Shqipëria po rend drejt së ardhmes emocionuese. Shoqëria dixhitale do të kërkojë aftësi dhe profesione që nuk i kemi njohur më parë. Vodafone nuk ofron vetëm teknologjinë që mundëson realizimin e shoqërisë dixhitale, por po kontribuon edhe në rritjen dhe qendrueshmërinë e saj duke mbështetur gjeneratën e re të inovatorëve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, z. Achilleas Kanaris, deklaroi: “Jam shumë entuziast për këtë projekt dhe këtë partneritet. Angazhimi i Vodafone në transformimin dixhital të Piramidës është jo vetëm për të treguar se çfarë mundësojmë ne përmes teknologjisë, por edhe sesi ta shfrytëzojmë atë për të sjellë inovacion në vend. Nëpërmjet kësaj qendre do t’i ofrojmë të rinjve të këtij vendi mundësinë që të shpalosin dhe zhvillojnë talentin e tyre në teknologji”.

Drejtorët e Përgjithshëm të AADF, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Arbjan Mazniku, treguan më shumë detaje mbi zhvillimin e këtij projekti. Z. Mata u shpreh se Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim ka si mision të saj krijimin e modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm. AADF i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës projektin arkitektonik dhe inxhinierik të Piramidës dhe modelin e biznesit, me qëllim që funksionimi i saj të jetë i qëndrueshëm financiarisht. Risia që AADF sjell është qendra TUMO Tirana, e cila do të pajisë fëmijët me dijet dhe aftësitë e shek. 21 në fushën e edukimit dixhital duke përfshirë programim, robotikë, produksion filmi, krijim website-i, muzikë, shkrim, modelim 3D, programim, etj., duke orientuar fëmijët si të mësojnë dhe të përdorin teknologjinë në nivele bashkëkohore.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Mazniku theksoi: “Asnjë projekt i madh nuk merr jetë pa kiminë e duhur dhe besoj se hap pas hapi ne po krijojmë ekipin tonë, që ta shndërrojmë Piramidën e Tiranës në qendrën kryesore të teknologjisë informatike dhe dixhitale në rajon, që do të ketë dhe një pamje spektakolare, nën përkujdesjen e MVRDV. Brenda këtij viti do të kemi një garë për të filluar punimet.  Dhe sërish tani mezi pres që Bashkia e Tiranës, me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe me Vodafone t’i japin formë dhe jetë, një hapësire të lënë deri tani pa funksion”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fondacioni shqiptaro-amerikan vodafone albania fondacioni shqiptaro-amerikan vodafone albania

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2020, 08:14

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali ku zjarri i mori jetën një vogëlusheje 7-vjeçare shqiptare. Të njëjtat b...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron