LIVE UPDATES
Aktualitet

Porositi vëllain që t’i vëzhgonte gruan/ Kush është Elton Çapoku, burri i 30-vjeçares që u vra nga kunati, i dënuar p

10 Janar 2020, 09:39 Nga DOSJA
Porositi vëllain që t’i vëzhgonte gruan/ Kush

Tiranë- Enkeleda Çapoku, e cila u vra mbrëmë në banesën e saj në Paskuqan nga kunati, e ka burrin të dënuar me 10 burg për trafik droge. Elton Çapoku, burri i 30 vjeçares, është arrestuar në 2012 për trafik droge. E ndërsa ndodhet në qeli, ai i kishte kërkuar vëllait që t’i kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas, sepse dyshonte se kjo e tradhëtonte. Autori i çonte herë pas here foto të 30-vjeçares, vëllait të tij në burg.

Hetimi për Elton Çapokun:

Në 2014 Krimet e Rënda morën të pandehurit Arben Alla, Elton Çapoku dhe Adrian Çingu. Sipas akuzës këta persona kanë tentuar të trafikonin nga Shqipëria drejt Holandës një sasi prej rreth 186 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, në datën 29.8.2012, shtetasi Adrian Çingu ka tentuar që të trafikojë lëndën narkotike drejt Holandës me anën e një mjeti tip kamion. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në pikën e kontrollit kufitar të Portit të Durrësit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillonte hetimin në dinamikë. Ndërkohë që u krye arrestimi i shoferit të kamionit, u kryen veprimet e tjera procedurale, në bazë të të cilave u evidentuan përgjegjësitë edhe të shtetasve Arben Alla dhe Elton Çapoku.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri Adrian Çingu, i datëlindjes 10.5.1963, lindur dhe banues në Tiranë gjatë viteve 2011-2012 është përfshirë në një aktivitet të kundërligjshëm lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Holandës, ku ai kryente rolin e transportuesit si shofer me kamion të ndryshëm. Në vijim të këtij aktiviteti i pandehuri Adrian Çingu më datë 27.8.2012 ka blerë formalisht nga shtetasi nën hetim Elton Çapoku automjetin e llojit kamionçinë e bardhë, e tipit “Mercedes-Benz” LVFS3, e më pas i ka bërë ndryshimin e targave të këtij mjeti, duke i vendosur targat e reja si dhe duke i prerë siguracionet dhe kaluar dokumentacionet e tjera shoqëruese të mjetit në emrin e tij. Pas këtij veprimi, automjeti i mësipërm është marrë nga shtetasi i identifikuar si Beni prej deklarimeve të të pandehurit Adrian Çingu më datë 6.2.2013, me qëllim ngarkimin në të të lëndës narkotike dhe fshehjen e saj.

Më datë 28.8.2012 rreth pasdites, i pandehuri Adrian Çingu është telefonuar në telefonin e tij celularë nga shtetasi Beni duke i treguar se makina ishte bërë gati për t`u nisur në Itali dhe duke i treguar vendin se ku gjendje ajo, e konkretisht në rrugën e Durrësit afër një karburanti në Laprakë. I pandehuri Adrian Çingu pasi takohet me shtetasin Beni i cili po e priste afër automjetit të mësipërm, merr porositë prej këtij të fundit dhe niset në drejtim të portit të Durrësit për të ikur në drejtim të Italisë me traget e në vijim për në drejtim të Holandës, ku ishte destinacioni i dërgimit të lëndës narkotike. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Mitat Capoku, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim mbetur ne tentative parashikuar nga neni 283/”a”-2-22 të K.Penal dhe denimin e tij me10 (dhjetë) vjet burgim, duke i filluar vuajtja e dënimit nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg, të caktuar me vendimin nr. 380 datë 23.07.2014, ekzekutuar në datën 05.09.2014

Në orën 23:40 të mbrëmjes së djeshme, në gjendje të dehur, 34-vjeçari, Erdet Çapoku vrau në Paskuqan, Enkeleda Çapokun, kunatën e tij.  Skena e krimit ndodhi në banesën e viktimës, ku kunati shkallmoi derën e shtëpisë, goditi 30-vjeçaren me shkop druri duke e lënë të pajetë dhe më pas dhunoi nënën e saj dhe mbesën. Enkeleda, 30 vjeçe punonte bashkë me të ëmën në një fabrikë këpucësh, dhe puna, ka qenë shkaku i parë i xhelozisë. Burri i saj, Elton Çapoku ndodhet në burg për drogë dhe i kishte lënë pororsi vëllait të ruante të gjitha lëvizjet e gruas. 30-vjeçarja 6 muaj më parë kishte marrë urdhër-mbrojtje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton capoku erdet çapoku krim në familje në tiranë elton capoku erdet çapoku krim në familje në tiranë

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2020, 08:14

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali ku zjarri i mori jetën një vogëlusheje 7-vjeçare shqiptare. Të njëjtat b...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron