LIVE UPDATES
Aktualitet

Godiste me shpulla fëmijët dhe i ofendonte, flet ish-trajneri i Laçit: Ishte thjesht debat, nuk e quaj goditje atë

6 Nëntor 2019, 16:39 Nga DOSJA
Godiste me shpulla fëmijët dhe i ofendonte, flet ish-trajneri i

Video e ish-trajnerit të ekipit U-17 të Laçit, Ndue Tarazhi, u bë virale pak ditë më parë, ku ai shfaqej duke dhunuar lojtarët e tij pasi kishin humbur një ndeshje. Fjalori i trajnerit dhe goditjet me shpulla që i jepte disa prej lojtarëve, tronditën opinionin publik, dhe për këtë rast ai u shoqërua madje edhe në Polici, për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me ngjarjen. Ditën e sotme, ai ka folur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ndër të tjera nuk e quan dhunë atë që ka ndodhur në video, por e quan veten edukator, dhe atë moment e konsideron debat pas një ndeshje. Më poshtë, dialogu në studio:

Si ndiheni ju kur e shikoni atë video? Kur shikoni veten tuaj në atë video?

Ndue Tarazhi: Unë nuk e kam parë fare atë video sepse nuk ma ka marrë televizori por nuk ka rëndësi ajo punë ma kanë thënë të tjerët. Tani më dëgjo me shumë kujdes..

Po!

Ndue Tarazhi: Unë jam një person që njihem në qytetin tim, njihen në krahinën time dhe njihem pozitivisht dhe në shkallë republike, për ato punë që i kam bërë mirë apo keq, por jam person publik që njihem. Hera e parë në jetën time që më ka ndodhur. Unë e quaj debat atë, debat, nuk e quaj gjë tjetër. Unë e quaj debat me fëmijët, ata nuk janë fëmijë se janë 17 vjeçarë dhe më ka ndodhur. Jam treguar i pakujdesshëm, nuk e kam pasur vëmendjen çfarë bëj, kam qenë i revoltuar sepse dhe ata kanë bërë gabimet e veta gjatë asaj mbrëmjeje të shtunën, kur unë mund ti kem thënë rrugaç dhe vagabond. Fjalën rrugaç, unë di ta shpjegoj shumë mirë, ajo është të rrish rrugës atëhere kur nuk është për të ndenjur.

Zoti Tarazhi ju thoni se nuk e keni parë videon, por nuk bëhet fjalë që ju keni thënë rrugaç, ju atje keni goditur fizikisht fëmijë. Ju shohim që godisni fëmijë. Çfarë qëndrimi keni për këtë?

Ndue Tarazhi: Oree dëgjo edhe njëherë këtu ti.. Unë do të them se çfarë kam thënë dhe çfarë kam bërë , a kuptove?

Po!

Ndue Tarazhi: Ju kam thënë vagabonda? Për çfarë iu kam thënë vagabonda sepse kanë qëndruar deri vonë në klube dhe pinë çajra ashtu siç pinë fëmijët, nuk mund të them gjëra të tjera se nuk e di. Po që kanë qëndruar deri vonë e di. Unë kam përdorur këto të dyja. Kam përdorur dhe një, nuk e quaj goditje atë që kam bërë por megjithatë është gabim. Por është gabim i momentit dhe mos qënies time në gjendje për të menduar..

Nëse ju do shikonit që nipin tuaj e godet tranjeri, si do reagonit ju?

Ndue Tarazhi: Unë do iu bëj një kundër pyetje unë ty, të lutem shumë.. Trajneri a është edukator?

Po edukatori duhet të godasë?

Ndue Tarazhi: A ma ka dorëzuar mua prindi? Ai ma ka dorëzuar se më beson mua për edukimin e tij në të gjitha drejtimet..

Hyn tek edukimi dhe goditja?

Ndue Tarazhi: Dëgjo këtu dhe një herë tjetër.. Lëre atë punën e goditjes se goditja ishte momentale se unë jam 77 vjeç dhe s’kam goditur njeri dhe s’ka qenë ndonjë goditje që ka lënduar njeri, në një dhomë të fshehtë, mua më ka parë gjithë publiku se kam bërë në mënyrë të fshehtë..

Kërkoni ndjesë për atë që keni bërë ju Zoti Tarazhi, që keni fyer dhe goditur fëmijët gjatë seancës stërvitore?

Ndue Tarazhi: Dëgjo këtu edhe njëherë tjetër, nuk është sërvitje ajo moj, është dy vite para. E kanë nxjerrë me qëllim atë dhe moralin tim nuk e ul ajo video. /tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet