Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mjeku kapi nga këmbët të afërmin e tij, i riu e godet nga pas! 24-vjeçari arrestohet pas dhunës ndaj bluzave të bardha, m
20 Shkurt 2021, 07:26Nga DOSJA
TIRANË– Një 24-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi ka dhunuar mjekun e QSUT-së, Petrit Gjorgji. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme brenda ambienteve të spitalit. I riu ka dhunuar mjekun pasi ka parë mënyrën se si po e trajtonin të afërmin e tij. Mësohet se 24-vjeçari ka të shtruar në spital të afërmin i cili vuan nga veshkat. Në momentin që ky i fundit ka rënë nga krevati, mjeku së bashku me kolegë të tjerë kanë tentuar ta ngrejnë lart, mirëpo e kanë kapur nga këmbët.
Kjo ka shkaktuar revoltën e të afërmit të pacientit i cili ka qëlluar nga pas mjekun Gjorgji. Është dashur ndërhyrja e mjekëve dhe infermierëve të tjerë që të largonin të riun nga Gjorgji. Ky i fundit denoncoi në polici sulmin që iu bë gjatë orarit të punës dhe policia vuri në pranga 24-vjeçarin.
Vetë mjeku ka rrëfyer se ky është rast i përsëritur për të. Sipas mjekut kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. “Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”.
QSUT ka reaguar për dhunimin e mjekut Petrit Gjorgji nga një i afërm i pacientit. Në një deklaratë, QSUT bën me dije se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qënë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati. QSUT shkruan se dënon dhunën që është ushtruar ndaj mjekut si dhe kërkojnë ndjekjen e çështjes nga organet kompetente.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI– Rreth 2.3 tonë kokainë me vlerë 184 milion paund është gjetur e fshehur në një kamion me kuti bananesh që vinin nga Kolumbia. Policia britanike dha det...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi raportin paraprak të ODHIR i cili do t...
TIRANË– Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin tonë edhe përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës që vjen.Moti parashikohet kry...
ISLANDË– Numri i personave të arrestuar për vrasjen e Armando Beqirit, ngjarje e ndodhur në Islandë, ka shkuar në dhjetë. Mediat islandeze shkruajnë se të ...
TIRANË– Një qytetare ka ngritur alarmin nga spitali Covid 1, teksa deklaron se nuk e di a e ka të gjallë të ëmën apo jo. Në një prononcim për mediat, gruaj...
TIRANË – Në Tiranë, organizatat rinore po monitorojnë pikëpamjet e grupmoshave të reja dhe protestojnë për premtimet e pambajtura ndaj të rinjve, pje...
GJIROKASTËR- Punonjës të OSHEE Gjirokastër, mbrëmjen e sotme kanë bërë homazhe në vendin ku për pasojë të një aksidenti tragjik hummbën jetën dy elektricis...
BRITANI E MADHE- Dhjetë persona kanë rënë në pranga në Britaninë e Madhe pasi janë kapur teksa transportonin afërsisht 2.3 ton kokainë. Mediat britanike shkruaj...