Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Goditi për vdekje 53-vjeçarin 8 ditë më parë, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
31 Maj 2021, 07:00Nga DOSJA
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar pasi goditi për vdekje një person. Ngjarja ka ndodhur më 23 maj në Plazhin e Durrësit ku M.A, për motive të dobëta goditi Z.K, i cili u rrëzua në tokë dhe pësoi dëme. Ai ndërroi jetë më 27 maj në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia bën me dije familjarët e personit të dëmtuar nuk kanë pasur asnjë pretendim, por grupi hetimor vijoi hetimet dhe mund të zbardhë ngjarjen duke arrestuar edhe dje autorin.
NJOFTIMI NGA POLICIA
DurrësSpecialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore disa ditore kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M.A., 37 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një shtetas, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Konkretisht, më datë 23.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin Z.K.,53 vjeç, banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime, ku pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është transferuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë ku më datë 27.05.2021 ka ndërruar jetë. Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë dijeni për ngjarjen, ka kryer të gjitha veprimet procedurale sipas dispozitave ligjore, duke pyetur edhe familjarët e personit të dëmtuar, të cilët nuk kanë pasur asnjë pretendim. Grupi hetimor vijoi hetime më të thelluara duke bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin ditën e djeshme të autorit të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Tjetër vrasje në Athinë! Greqia sot është zgjuar me të shtënat e një tjetër krimi në zonën e Varit në kryeqytet. Mediat greke kanë bërë me dije se viktim...
Aktualitet31 Maj 2021, 06:28
GREQI– Mediat greke bëjnë të ditur se “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë....
KRUJË– Policia ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një tjetër operacion antidrogë në qytetin e Krujës. Ende nuk dihet se në cilën zonë është përqëndruar operaci...
ELBASAN– Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani është tepër aktive në rrjetin social ‘Tik Tok’. Dhe pse qyteti i Elbasanit ndodhet nën sundi...
TIRANË– Moti për ditën e sotme parashikohet fillimisht me diell por nga orët e mesditës deri ato të pasdites ka shtim vranësirash mesatare deri të de...
TIRANË– Një burrë dhe një grua janë zënë në ballkonin e shtëpisë së tyre, por sherri është zhvendosur dy kate më poshtë.Në pamjet e publikuara nga em...
ATHINË– Nëna e 34-vjeçarit që u vra në Athinë me tetë plumba në kokë, ka fajësuar shqiptarët për këtë krim të rëndë. Në një video të publikuar nga m...
SHKODËR– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Zues të Shkodrës, mbrëmjen e sotme. Mësoh...
TIRANË– Një efektiv policie u është bashkuar një grupi të rinjve në festën që kanë ‘ndezur’ gjatë orëve të vona të natës. Me uniformën e punës veshur...