6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË – Sekretarja Për të Përndjekurit Politik në Partinë Demokratike Jonila Godole kërkoi që Kuvendi i sotëm i 18 dhjetorit të PD-së të shërbejë për të ndihmuar ish-të përndjekurit politik dhe dekomunistizimin e Shqipërisë. Në fjalën e saj, Godole tha se për të përndjekurit politik duhet që: t’u kërkohet falje, të ndërmerren nisma ligjore, të trajtohen financiarisht, t‘u kthehen pronat e grabitura, etj.
FJALIMI I JONILA GODOLES Në KUVENDIN E SOTËM TË PD-së:
Gjatë tre muajve të fundit, persona të njohur dhe të panjohur, më kanë pyetur jo pa rezervë, përse vendosa të japë kontributin tim vullnetar në Partinë Demokratike. Dhe përgjigjia ime ka qenë kjo: Sepse e konsideroj PD-në si partinë që solli pluralizmin politik dhe na afroi me perëndimin; si partinë që u themelua pse donte të shkëputej nga e shkuara totalitare; dhe si partinë që në ADN-në e saj ka mbështetjen e shtresës së persekutuar nga regjimi komunist. Por besoj që vija e saj politike, me të cilën u themelua dhe erdhi në pushtet, ka nevojë për rishikim, madje dhe për korigjim aty ku ka devijuar nga këto vlera dhe qëllime. Dhe devijimi më i fortë i kursit që PD ka bërë nga dhjetori i 1990-ës është çështja e ish-të përndjekurve politikë dhe e dekomunistizimit të shoqërisë së dalë nga regjimi totalitar 45 vjeçar.
Meqënëse prej vitesh punoj me të rinjtë që ata ta njohin diktaturën dhe të kuptojnë pasojat që ajo na ka lënë deri më sot, si dhe rreziqet për të ardhmen – dëshiroj të parashtroj shkurtimisht se ku ka gabuar PD me të përndjekurit politikë, dhe cilat janë shanset e saj për t’u kthyer në promotore të besimit dhe të shpresës jo vetëm për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e tyre, por për të gjithë shqiptarët.
Është e vërtetë, nga viti 1992 deri në vitin 1996 pati përpjekje për rehabilitimin e të përndjekurve dhe për dënimin e persekutorëve të tyre. Por ato mbetën vetëm përpjekje. Ish-funksionarët e nomenklaturës, ata që kishin firmosur për pushkatime, deportime, internime e dëbime të personave të pafajshëm – gra, burra, fëmijë deri edhe foshnja – fituan pafajësinë, madje morën edhe dëmshpërblim për ato pak ditë, javë a muaj që kryen dënimin. Pas kësaj periudhe nuk u fol më KURRË për drejtësinë ndaj viktimave të komunizmit. Dhe mu përpara syve tanë, ata u rehabilituan plotësisht dhe sot e kësaj dite janë aktivë duke i dhënë mend shoqërisë se si duhet të flitet për komunizmin dhe diktaturën, rrëfejnë në memuaret e tyre se sa fisnikë dhe mendjendritur paskëshin qenë diktatori dhe enturazhi i tij; komentojnë në studiot televizive, me tonin e qetë të fitimtarit, se e shkuara duhet hedhur pas krahëve. Dhe mjaft të dëgjojmë mbiemrat e qeverisë aktuale për të kuptuar se e shkuara, e tashmja e ndoshta edhe e ardhmja e Shqipërisë u përket atyre, përsa kohë do të jenë në pushtet.
Ne mund të pyesim se përse të përndjekurit politikë nuk e kanë ngritur zërin më fort në këto 30 vite? Përse nuk kërkuan në protestat e tyre nga viti 1993 e deri më 2012, jo thjesht kompensimin material që u takonte, por mbi të gjitha ndëshkimin ligjor të persekutorëve të tyre? Përse nuk e penguan shkatërrimin dhe djegien e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, siç bënë gjermano-lindorët në dhjetor të vitit 1989, kur rrethuan godinën e Ministrisë së STASI-t dhe hynë në grevë urie mu brenda saj? Në atë kohë, të burgosurit tanë politikë qenë ende në kampet e burgjet famëkeqe staliniste, më i fundit prej tyre u lirua në mars të vitit 1991, dhe deri atëherë pjesa më e madhe e dosjeve qenë asgjësuar.
Nuk ndodhi edhe për një arsye tjetër: Të përndjekurit politikë ia besuan mbrojtjen e dosjeve të Sigurimit dhe vënien në vend të drejtësisë dhe të dinjitetit të tyre, një force politike të themeluar mbi dy premtime të fuqishme: Orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndarjen me të shkuarën komuniste. Premtimet për gjykim të persekutorëve, për kompensim financiar të viktimave, për veting dhe lustracion të zyrtarëve të lartë komunistë, nuk u mbajtën plotësisht – dhe kjo është pikësëpari përgjegjësi e lidershipit të PD!
Shtresa e të përndjekurve politikë akoma pret që:
– t’u kërkohet falje;
– të ndërmerren nisma ligjore;
– të trajtohen financiarisht;
– t‘u kthehen pronat e grabitura;
– t‘u mësohet nxënësve nëpër shkolla historia e tyre e persekutimit;
– të kthehen në muze burgjet dhe kampet ku ata lanë kockat ose kaluan jetën të njollosur si „armiq“;
– të ngrihen memoriale përkujtimore për martirët dhe për viktimat e diktaturës;
– t’u garantohet një shtet ligjor demokratik me orientim të qartë drejt Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të të cilave u masakruan mijëra shqiptarë, etj.
Lufta ndaj komunizmit, siç thotë shkrimtari disident çek, Milan Kundera është lufta e kujtesës kundër harresës. Sepse regjimet komuniste bënë më shumë sesa thjesht vrasjen e viktimave të tyre: ata kërkuan t‘ua fshinin kujtesën dhe humanizmin e tyre.
Gjatë tetë viteve të fundit kam vërejtur me shqetësim (njësoj sikurse edhe ju), një përpjekje sistematike për glorifikimin e të shkuarës komuniste, që nga deputeti më i thjeshtë socialist në parlament e deri te kreu i qeverisë. Kjo frymë është përcjellë në projekte kulturore shtetërore të financuara nga taksapaguesit, apo në promovimet që qeveria dhe mediat pranë saj u bëjnë librave të autorëve të përzgjedhur për ta rishkruar historinë e diktaturës nën moton e një „restaurimi estetik të socializmit“. Ndërkohë që librat e ish-të përndjekurve politikë me zor arrijnë te lexuesi, dhe po të mos ishte për ISKK, dëshmitë e tyre nuk do t’i njihte askush veç familjarëve.
Ka ardhur koha që PD t’i rikthehet premtimit të saj të hershëm për dekomunistizimin, për shkuljen e trashëgimisë së errët dhe kriminale të komunizmit, e cila nuk e lejon shoqërinë shqiptare të emancipohet dhe as vendin të demokratizohet. Si mund të arrihet kjo?
Së pari, duke u ndarë nga komunizmi si mendësi që ka riprodhuar për dekada me radhë të njëjtin model udhëheqjeje, të njëjtën gjuhë akuzuese, linçuese dhe përçarëse që PD në fillimet e saj qe përbetuar ta luftonte.
Së dyti, duke mbështetur një platformë të gjerë idesh për dekomunistizmin e shoqërisë që të ketë si mision rivendosjen e të drejtës, kujtesën dhe edukimin e të rinjve.
Platforma duhet të diskutohet me grupet e interesit, shoqatat e të përndjekurve politikë, shoqërinë civile dhe diasporën. Të gjitha këto grupime motivohen nga një qëllim i përbashkët:
Dënimi i diktaturës dhe marrja e masave parandaluese që ai regjim (ose forma të përafërta të tij), të mos përsëritet më. Ky është detyrimi moral që kemi ndaj të përndjekurve politikë. Një proces i ndarjes me të shkuarën nuk vendos në vend vetëm dinjitetin e tyre, por i kthen dinjitetin të gjithë shoqërisë shqiptare dhe i jep mundësinë asaj të distancohet nga kultura e pandëshkueshmërisë, e kultit të individit dhe e përçarjes – drejt një kulture të dialogut dhe të përbashkimit, për të cilën shqiptarët dhe Shqipëria sot kanë aq shumë nevojë.
Nuk mund të ketë shtet demokratik pa kuruar plagët e të shkuarës, pa respektuar gjakun dhe sakrificat e mijëra personave që e vuajtën diktaturën në mënyrën më çnjerëzore, dhe pa bërë transparencë mbi përgjegjësit që i kryen këto krime!
Në muajin shkurt të këtij viti, gjatë një takimi publik me të përndjekurit politikë, e pyeta kryetarin e PD-së, nëse ai kishte vullnetin politik për t’i dhënë fund trashëgimisë komuniste të së shkuarës, dhe ai u përgjigj „Po!“. Unë dua t‘u besoj këtyre fjalëve dhe jam këtu që së bashku me lidershipin e PD-së ta trajtojmë këtë çështje me shumë seriozitet dhe të ndërmarrim sa më shpejt iniciativat përkatëse ligjore.
LAJMI KRYESOR:
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar gardistë dhe pjesëtarë të RENEA-s që të mbrojnë kryetarin e PD-...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj sërish ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit e quajti se tashmë ka mbetur ...
TIRANA – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu kundërpërgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha se ai nuk është në gjendje të ruajë as dinjitetin e ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka komentuar me ironi deklaratën e Sali Berishës, i cili tha se në tarracën e PD, kryeministri Edi Rama ka vendo...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar se nuk ka pasur komunikim me asnjë nga përfaqësitë e huaja në vend. Në fjalën ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ironizuar referendumin e sotëm, i mbledhur kundër tij, duke u shprehur se qëllimi i vetëm ishte hipja mbi kofan...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi konferencën me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë me një deklara...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të kryeministrit E...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi këtë mbrëmje në hyrje të selisë së PD, pretendoi se godina ruhet nga të gjitha anët nga Garda e Repiubl...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar deputetët e Partisë Demokratike, që të verifikojnë të gjithë listat e emrave të personave që morën pje...